Freitag, 21. Dezember 2007

Shqipëria do ta ketë përparësi të saj luftën kundër dhunës në familje

Laura Konda Zëri i Amerikës30-11-2007

Të hënën, më 25 nëntor, filloi Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje. Në këtë kuadër, Parlamenti i Shqipërisë sot zhvilloi një sesion të posaçëm, të organizuar nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, me pjesëmarrjen e grave, anëtare dhe përfaqësuese të shoqërisë civile, insitucioneve politike, organizatave artistike dhe kulturore, për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me dhunën familjare dhe reformat e nevojshme për parandalimin e saj. Për të biseduar më hollësisht për këtë çështje, Zëri i Amerikës kishte të ftuar për një intervistë telefonike nga Tirana, në emisionin televiziv “Ditari”, Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Zëri i Amerikës: Zonja Topalli, sa shqetësues është ky fenomen për shoqërinë shqiptare dhe e ka penguar evidentimin e tij ndjenja turpit për të zbuluar të vërtetën, tek shumë prej viktimave?
Jozefina Topalli: Në fakt, është një fenomen që është rritur në shqetësimin e tij, për përmasat e tij. Jemi të vetëdijshëm, në fakt, se dhuna në familje nuk është vetëm një dukuri shqiptare, por kjo kurrë ne nuk mund të na bëjë për të gjetur një justifikim, as për të heshtur dhe për të mos u përballur me një situatë të tillë. Në fakt, në historinë tonë, në asnjë dokument që përmend kodet e identitetit tonë kulturor si komb, nuk është as i shkruar dhe ai i thënë, që dhuna i zgjidh çështjet me të cilat përballet krenaria e familjes sonë, por realiteti është, që ndryshe nga vendet e tjera, apo nga statistikat, rezulton se një ndër tre gra aprovon se ka pësuar dhunë në familjen e saj; ndoshta këtu në Shqipëri, vitet e fundit kemi një numër më të lartë rastesh dhe natyrisht, që përballë kësaj situate, duke gjykuar se kjo nuk mund të shihet si një çështje private, ne nuk mund të heshtim. Ndoshta prej kohësh do të ishte duhur të bëhej një tubim i tillë parlamentar, duke e konsideruar këtë si një pjesë të një fushate sensibilizimi. Unë mendoj se sensibilizimi është e para, preventimi së bashku me sensibilizimin dhe pas këtyre, duhet të mendojmë patjetër, se secilat janë rrugët, cilat janë instrumentat dhe cilat janë mekanizmat që ne mund t’u ofrojmë si shoqëri, si shtet, si qeveri, për të bërë të mundur, që e para të mos konsiderohet si një çështje private, të mos konsiderohet si një çështje tabu dhe që thirrjet, britmat, vuajtjet, dhuna që ushtrohet brenda mureve të familjes, të mos mbesin të izoluara aty brenda familjes. Në fakt, ajo që duhet të ishte familja dhe shtëpia, vendi i mbështetjes dhe vendi i qetësisë dhe i paqes, shumë herë kthehet në një vend ku ushtrohet brutalitet dhe nganjëherë ka edhe akte mizore. ...Dhe të gjitha këto ndodhin në sytë e fëmijëve e kjo është pjesa edhe më e rëndë, edhe më e dhimbshme. Ne jemi nëna dhe ne e kuptojmë se çfarë traume pëson fëmija, çfarë mbetet në mendimin e tij dhe në ndërgjegjen e tij: një dhunë, që në fakt atë e ndjek gjatë gjithë jetës dhe që nuk është as zgjidhje, as në identitetin tonë dhe kurrë e pranishme.
Zëri i Amerikës: Të qëndojmë pak tek masat për ndalimin e këtij fenomeni. Kushtetuta e Shqipërisë ka tashmë prej gati dy vjetësh, një ligj që ndalon dhunën në familje. Si është zbatuar ky ligj?
Jozefina Topalli: Në fakt, në Kushtetutë ka një kapitull të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe e grave është e garantuar nga ana konstitucionale. Por është një gjë ligji dhe diçka tjetër realiteti. Ne të Parlamentin e Shqipërisë, me iniciativën e shoqërisë civile dhe me firmat e 20 mijë qytetarëve kemi kaluar ligjin kundër dhunës në familje. Ai është një ligj, që mendoj se duhet konsideruar si një hap i parë pozitiv, por unë ndoshta do të thoja se kjo kërkon një ndërhyrje për t’u përmirësuar, për t’u dhënë agjencive të ndryshme dhe organeve të zbatimit të ligjit mundësinë gjatë këtij mekanizmi, e para për ta parandaluar; por e dyta, kur ndodh krimi, ai duhet konsideruar krim, kështu siç është dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Ndoshta këtu duhen edhe masa më të rrepta dhe më të forta.
Zëri i Amerikës: Zonja Kryetare, dhuna në familje shpeshherë e ka burimin tek problemet ekonomike, varfëria, pasiguria për jetën, dëshpërimi që shpeshherë shndërrohet në zemërim. Në këtë aspekt, çfarë ndihmash mund të ofrojë shteti për familjet me të ardhura të pakta, apo të papunët?
Jozefina Topalli: Natyrisht, që situata ekonomike-sociale ka konseguencat e veta. Por nga analiza dhe nga statistika rezulton, se ku ka varfëri më të madhe, ka edhe dhunë fizike më të madhe. Aty ku familjet, ndoshta nuk janë në situatë të rëndë ekonomike, dhuna psikologjike është më e fortë dhe e egër, kështu që duhet parë me shumë kujdes. Natyrisht, reformat që bëhen, ato në arsim, të cilat e bëjnë të mundur që fëmijët të mos mbeten jashtë shkollës; reformat që bëhen në ekonomi, në fushën fiskale, rritjet e rrogave, të pensioneve, kanë natyrisht, kreditin e tyre në këtë aspket. Në fund të fundit, mendoj se është edhe një çështje kulture: dhuna, vrasja, është kultura e vdekjes dhe detyra jonë, është që të përballemi me të, t’i japim një lloj sigurie nënave, grave, t’i japim atyre kurajo që të flasin dhe të thyejnë heshtjen.
Zëri i Amerikës: Çfarë ndihme ofron shteti për viktimat, sa i realizueshëm ju duket krijimi i një fondi të caktuar, për krijimin e qendrave, apo strehëve për viktimat e dhunës familjare?
Jozefina Topalli: Me sa jam unë në dijeni, ka një qendër strehimi për gratë që vijnë nga trafiku. Natyrisht, shifrat e fundit që vijnë nga ushtrimi i dhunës në familje, bëjnë që të mendojmë për një strategji të re dhe sot në Parlamentin shqiptar, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë një iniciativë, që ky vit të konsiderohet si viti i luftës kundër dhunës në familje, gjë që do të thotë vendosja e një prioriteti për ndërtimin e një strategjie, marrjen e masave konkrete dhe gjetjen e mekanizmave të duhur, për t’u përballur me këtë fenomen.
Zëri i Amerikës: Zonja Topalli, ju falënderoj për intervistë dhe ju uroj sukses në këtë nismë.
Jozefina Topalli: Faleminderit juve.

Donnerstag, 20. Dezember 2007

SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike

Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VII nr. 3/ Korrtor-Veror-Frytor- 2006
Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Albanische Gemeinschaft Schweiz
Konto:30-517726-4
(code: POFICHBE)

Drejtor: Festim Kodra
Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Redaktor përgjegjës: Kadri Mani
Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
dhe Fetah Berisha
Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43
Prishtinë
etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

KRYEARTIKULLI: ÇKA TREGUAN VOTIMET E SIVJETME?

POSTSKRIPTUM ZGJDHJEVE NË KUVENDIN VI ZGJEDHOR TË LDK-së NË KOSOVË-2006

Shkruan: Kadri Mani

“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
[1]
Këto zgjedhje treguan mjaft mirë se neve shqiptarëve ende po na mungon demokracia amerikane. Në Amerikë- tregonte Hysen Tëerpeza- vota është e shenjtë dhe e paprekshme, e pacenueshme. Anëtarit të një partie ia merr mendja se deputeti i tjetrës parti është më i mirë, më i zoti për kryetar të SHBA-ve dhe ai voton (hapur) për kandidatin e partisë tjetër, pa droje se mund t’ia zëjë për të madhe kushdoqoftë nga partia e vet.
Edhe neve në Mërgatë fletëvotimet na vinin nga Vjena: veçantë burrit dhe veçant gruas. E para që na ra në mend të pyetnim me habi ishte: pse kanë shpenzuar (kot) pulla postare!? Dhe vrik na u kujtua “sekreti”: që të votonin të pavarur bashkëshortët nga njëritjetri!! Pikëçuditëset le të vlejnë vetëm për mendjelehtësinë tonë shqiptare. Dhe po shtoj- mbarëshqiptare, sepse jemi dëshmitarë të votimeve të fundit në Shqipëri dhe mënyrën dhe odisejadën e numërimit të votave!!
Kjo do të thotë se na mungojnë 2 (dy) institucione:
1. Institucioni NDREQJE GABIMI-KËRKIM FALJE dhe
2. Institucioni NDJENJA E PRONËS (DALLIMI) PRIVATE-SHOQËRORE alias AFTËSIA SHTETFORMUESE.
Të parën (pjesërisht) e kemi pasur: “Rilindja” e zbatonte me përpikëri Institucionin NDREQJE GABIMI-KËRKIM FALJE, në veçanti në tekstet e Dr. Fehmi Aganit: s’kam thënë ashtu po kështu: citohej gabimi dhe citohej përmirësimi i gabimit. Vetëm që këtë kërkim falje duhet ta zgjerojmë e ta shtrijmë në të gjitha fushat e jetës, sikur që e ka Evropa: për çikje me mëngë, për shkelje në këmbë, për leje të paraqitjes me ndonjë pyetje: “Më fali ju lutëm, a mund të iu drejtohem?”.
Të dytën- nuk e paskemi pasur kurrë!! A po ma jep çikën për hatër-a po ma jep votën për hatër!?! Tregti me njerëz-tregti me vota!!
Duhet bërë dallimin e pronës private nga prona shoqërore: ai laps (çantë) është e jotja, ky laops (çantë) është imja dhe mund t’i falim a t’i shesim apo t’ i ndërrojmë, sepse janë pronë private dhe bëejmë ç’të dëshirojmë me to. Ama vota nuk kërkohet me ngulm e me miqësi, përveç me anë të propagandës të hapur me anë të mjeteve të informimit. Dhe pastaj bezdisja e përgojimet rrugaçe se kush na qenkësh anti-Kryeziu, anti-Daci, anti-Sejdiu!!!
Shkurt, Amerika do të na bëjë Shtet dhe për hajr na qoftë, pa e merituar plotësisht, dhe, nuk dihet se si do ta mbajmë Shtetin?
Ama deri më sot një gjë dihet dhe kjo është tejmase e dhembshme: po të mos ishin forcar ndërkombëtare ndër ne, as do të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë dhe as në Shqipëri pa plasur lufta civile vëllavrasëse!?!
E kjo s’ka asgjë të përbashkët me civilizimin, por anasjelltas, ka të bëjë me papjekurinë, me naivitetin dhe me primitivizmin; primitivizëm ky i llojit të veçantë allashqiptarçe: jo nga analfabetizmi, por nga inteligjencia përfaqësuese e analfabetizmit, e papjekurisë, e naivitetit, e primitivizimit dhe e injorancës!!
[1] Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004.

Dy shkrime paralele polemizuese ose dueli Maks Velo - Ibrahim Kadriu: 0=8!!

Dr.Besnik R.BARDHI

LIRIA DHE MEDLINA
/BIJËS SIME/

PIKËNISJA JOTE NË ERRËSIRË
TYMI DHE FLAKA ISHIN DËSHMITARË
E PA PARË, EMBRION GRANIT
FILIZË QË PREMTON JETË DHE LIRI

LUFTË E QUDITSHME KJO!
FETUSËT SHQIPTARË ISHIN SHËNJESTËR
TË MALLKUAR , JO NJERËZ
MONSTRUM, SHKA KANIBAL

SHPRESA JONË ISHE, NË ATË PAKOHË
KALOVE TMERRE, HOLOKAUST
KUPTUAM MESAZHIN TËND
" DO TË LIND NË LIRI, LIRI"

O ZOT, MREKULLIA NDODHI
LIRIA DHE MEDLINA
SË BASHKU RRITEN, ZHVILLOHEN
NË HARMONI, SI KOSOVA NË ILIRI

GJAKOVË, 06.06.2000

Si guxoni ju, zoti Velo!?!

Shkruan: Ibrahim Kadriu, shkrimtar- Prishtinë


Maks Velo, sigurisht që ka biografinë e vet, të cilën, tani e tutje, as do të dëshiroja ta mbaja mend. Në një rast (të vitit të kaluar), pata ndjerë dhimbje për të; me rastin e rrahjes që i ndodhi në Tiranë. Pas paraqitjes së tij spektakulare, me atë mendim të cilin, shqiptarët e Kosovës, do ta prisnin vetëm nga Shesheli, më kaplon një ndjenjë johumane, e cila sikur më nxit ta “arsyetoj” atë rrahje të atëhershme të tij. Maks Velo, me një logjikë të tillë prej maniaku, nuk meriton as debatin (jo më vëmendje), i cili po zhvillohet në faqet e “Shekullit”, rreth deklaratave të tij. Duhet t’ia bëj me dije Maks Velos se në Kosovë, megjithatë, ndiejmë dhimbje për varfërinë logjike, shpirtërore e njerëzore të tij, pikërisht pse mori rolin e papërshtatshëm që nuk të jepë rast të qeshësh, por të qash për fatin e tij, për fatin e njeriut të humbur në këtë hapësirë gjithëshqiptare, të njeriut që ka probleme me vetveten dhe, si i tillë, ka nevojë të mënjanohet në vetminë e tij. E di se në Shqipërinë nënë (ne, megjithatë, vazhdojmë ta quajmë nënë Shqipërinë), ka ekspertë të shumtë në këtë fushë, prandaj ata ekspertë duhet të merren me të e jo estetët, shkrimtarët, filozofët... Këta të fundit, më së paku, do të kishin punë me të tillin, Maks Velon, sepse shumë shpejt do të arrinin ta bënin kategorizimin e portretit të tij me shprehjen: anakronik!Ne në Kosovë jemi të ushtruar me të tilla deklarata. I kemi pasur dhe vazhdojmë t’i kemi me bollëk nga fqinjët, të cilëve me shekuj ua kemi bërë me dije se nuk i pranojmë për integrim, duke menduar, brez pas brezi vetëm në integrimin e natyrshëm, i cili do të vijë, patjetër do të vijë. Pavarësisht nga logjika e sëmurë e Velos. Dhe kur të arrijë ajo ditë, Maks Velo (e të tjerë si ai në të dy anët e kufijve) do të shtrëngohen të marrin arratinë dhe të strehohen andej kah, edhe sot e gjithë ditën, sllavët, domethënë serbët, ushtrojnë zejen e tyre të nënçmimit të kombit shqiptar, pikërisht në atë masë që nënçmon Velo shqiptarët e Kosovës. Atje, në atë paranoizëm serb, shqiptarët e Kosovës kanë qenë dhe janë në shënjestër të vazhdueshme, herë si të kategorisë së dytë, herë si vandalë, herë si kriminelë, herë si dhunues... madje, o trishtim, serbët kanë arritur të bëjnë edhe aso inskenime, me shqyerjen e bythës (me shishe birre) vetëm e vetëm se shqiptarët si dhunues nuk zgjedhin... (Velos, sigurisht, i kujtohet rasti i Martinoviqit. Po ia përmend këtë emër, sepse ambiciet e tij... sipas pohimit të një mikut tim, i ka të ngjashme me Martinoviqin), por nejse, fjalën e kisha te ne kosovarët që jemi të ngopur me të tilla deklarata.Prandaj, i panderuar Velo, të qoftë me fat anakronizmi yt dhe fare mos mendo se, sipas vullnetit tënd, ne shqiptarët e Kosovës do t’ua kthejmë shpinën vëllezërve të tjerë shqiptarë kudo qofshin përtej kufirit të Kosovës. Ti, në këtë kohë demokratike, ke të drejtën tënde të futesh në lëvozhgë dhe të merresh me vetveten, por ke bërë një gabim tjetër: duke dashur ta mbrosh të madhin Kadare, ke mbetur në vogëlsinë tënde dhe, besoj, po aq sa e njoh veprën dhe personalitetin komplet të shkrimtarit të madh Kadare, nuk i ke bërë kurrfarë nderi. Me të tilla deklarata, ia ke ndyrë ambientin shkrimtarit të madh dhe, besoj, se Kadare, do të gjejë rastin të të thotë në mënyrën e tij fine, se nuk ke nevojë ta zbrazësh mllefin tënd kundër shqiptarëve të Kosovës përmes emrit të tij, sepse Ismail Kadare si ambasador i gjithë shqiptarëve në botën ku ne nuk mund të arrijmë aq lehtë, ka thënë për Kosovën gjithë atë që ne as kishim mundur ta themi, as jemi kujtuar ta themi.Kosova gjithë herë është përpjekur që ta nderojë (dhe vazhdon ta nderojë) shkrimtarin e madh, i cili aq shumë ka bërë për Kosovën atje ku është dashur të bëhet dhe ai, në asnjë mënyrë, as ka thënë ndonjëherë e as do të thotë se shqiptarët e Kosovës janë të kategorisë së dytë, se siç thua ti, do ta kenë pavarësinë por nuk do të munden ta mbajnë. E po, fli i qetë se “ zotërinë “ tënde Velo nuk do ta thërrasim të na mësojë se si duhet të veprojmë me pavarësinë, sepse druajmë, se kur të vish ndonjëherë tjetër në Kosovë, do të ngatërrohesh duke kërkuar Martinoviqin, për t’ u çmallur me të.E sheh, deri në këtë rresht e kam lënë anash Qosjen, s’ia përmenda emrin, sepse jam bindur se ti Qosjen e kishe vetëm pretekst, ndërkaq atë urrejtje patologjike ndaj kosovarëve e kishe të akumuluar kush e di se kur. Qosja, njësoj si dhe autoriteti i Kadaresë, e ka trasuar rrugën e të arriturave dhe, as unë, as ti, e askush tjetër, me çfarëdo fjalori fyes, nuk do të ketë fatin t’ia zbresë meritat që i ka arritur me gjithë atë punë kreative dhe vazhdon të jetë kreativ.Krejt në fund, patjetër më duhet t’i kërkoj falje lexuesit për këtë mënyrë shkrimi, që nuk i takon natyrës sime si krijues, ama ishe ti, Velo, që më imponove këtë lloj komunikimi, me këtë zhargon të papranueshëm nga ana intelektuale.

(Lexoni e (mos) besoni!: Qoseizmi, ose teoria e urrejtjes

Shkruan: Maks Velo

Ky debat i ashpër ishte i domosdoshëm, sepse për dekada këto probleme nuk po diskutoheshin hapur. Nëse Qosja ka një meritë të vetme në shkrimet e tij, është se, për herë të parë, ai shkruan ato që mendon, ato që i ka menduar gjatë. Artikujt e tij janë testamenti i tij. Për herë të parë njohëm Qosen e vërtetë. Ai pa u bërë aspak merak për pasojat, godet dy figurat më të shquara: Nënë Terezën dhe Kadarenë. Është i vetmi që ka dhënë argumente të tilla me një ligësi dhe xhelozi të pamatë. Tani i kuptoj nga vinin frymëzimet për deklaratat e Myftinisë së Shkodrës, për mosvendosjen e monumentit të saj: nga Prishtina. Ka kohë që Qosja po vërtitet në qiellin shqiptar të letrave dhe mendimit me tone urdhëruese dhe kërcënuese. Qëllimi i tij final ka qenë Kadareja.Duke asgjësuar Kadarenë, piedestali mbetej bosh dhe ne do të vendosnim Qosen. Këtu dhe bëri gabimin fatal dhe të pakorrigjueshëm. Kadareja është një gjeni. Qosja është një farë mendimtari dhe shkrimtari kosovar, dhe meqenëse vetë kosovarët na kishin mësuar se ata i quanin popull i kategorisë së dytë, unë e pranoja edhe Qosen si një fare akademiku i dorës së dytë. Dua të kujtoj një ngjarje në dhjetor të vitit 1991: ishte një delegate e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, dhe unë shkoja për herë të parë në Kosovë.Në mëngjes na thanë se do të shkonim t’i bënim një vizitë akademikut Qose. Kur vajtëm te shtëpia, shoh që të katër anëtarët e delegacionit u vunë në radhë dhe po hiqnin këpucët. Ndeja i fundit, pyes Çashkun, që ishte para meje, më thotë hiq këpucët se ndryshe nuk futesh dot. Pashë ç’pashë i hoqa dhe unë. Dhoma e madhe ishte shtruar me tapete si në një xhami. Në krye ishte ulur në mënyrë impozante akademiku ynë. E kujtova edhe këto ditë me Çashkun këtë ngjarje; na i hoqën këpucët me urdhër, më përsëriti Çashku. Është i vetmi rast që në një vizitë të tillë, ku shkoj për herë të parë, detyrohem të heq këpucët. Që atë ditë më ka ngelur një fyerje nga Qosja, një si dhunim i pashpallur…. Më nuk e kam takuar dhe nuk dua ta takoj…Por edhe në Kosovë nuk kam shkuar më….Asnjë popull nuk ka më një shkrimtar, atë raport që kemi ne shqiptarët me Kadarenë. Duke goditur Kadarenë, ai na fyen të gjithëve, sepse ai tani është një krenari kombëtare. Dhe zgjodhi momentin më delikat dhe të çuditshëm, kur fama e tij po ritet dhe ai po vlerësohet ashtu si e meriton në të gjithë botën. Dhe sa më shumë që kalon koha, aq më shumë do të vlerësohet. Ka shkrimtarë që menjëherë arrijnë kuotat maksimale, ka të tjerë që për arsye të caktuara i arrijnë mbas shumë kohësh; i tillë është rasti i Kadaresë.Kur ai të përkthehet plotësisht në anglisht, atëherëë figura e tij do të marrë përmasa të tjera. Sidoqoftë, letërsia moderne evropiane nuk mund të kuptohet pa të. Kadareja, për mua, është një fenomen i çuditshëm. Dhe çudia është si është e mundur që ky njeri lindi në një kontekst si ai i yni, ku ka ndër të tjera edhe akademikë si Qosja? Profesori nga Shkupi, Zekerija Ibrahimi, në artikullin “BREGOVICI DHE TATLISESI” (SHEKULLI 20 PRILL) deklaron se: ”…Shqiptarët e ish-Jugosllavisë ngadalë po e ndërrojnë epiqendrën e tyre etnike dhe kulturore drejt Prishtinës, mbase dhe për këto sjellje joserioze të bashkëkombësve të tyre në Republikën e Shqipërisë e të autoriteteve shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo jo nga dëshira – ata janë të refuzuar nga “shteti amë”.”Po cilat janë këto dëshira të vogla që ne u a refuzojmë? Të mos pranojmë kërkesat e Bashkimit Evropian për një mirëkuptim me të gjithë popujt e Ballkanit. Shqiptarët ortodoksë janë Grekë, pra nuk janë shqiptarë. Ta pranojmë historinë tone dhe të mos mundohemi ta korrigjojmë. Të zihemi dhe të jemi armiq me të gjithë popujt e krishterë të Ballkanit: dhe me grekët, dhe me maqedonasit, dhe me bullgarët, dhe me rumunët, dhe me serbët, dhe me kroatët, dhe me sllovenët dhe me malazestë. Të mos bashkohemi me Evropën dhe të refuzojmë Amerikën. Ta konsiderojmë veten tonë si lindorë, islamikë, dhe të njehsohemi me to. Të DUAM BABËN, dhe filozofia jonë udhëheqëse të jetë haxhiqamilizmi.Ja si shprehet ai : « …në ekstazën e orgazmës së tyre me Perëndimin janë dalldisur pas politikës evro-amerikane dhe kanë harruar se politika shumë shpesh i ka mashtruar shqiptarët në formësimin e identitetit të tyre». Pra, ne po bëjmë një orgazmë me perëndimin (fjalor shumë i lakmuar, tamam prej profesori) i cili po na mashtron, si zakonisht…Është e vërtetë, qoftë shoqëria, qoftë qarqet politike apo akademike, në Shqipëri janë bërë koshientë për dëmin e madh që i vjen Shqipërisë nga deklarimet e papërgjegjshme se Shqipëria është shtet mysliman, dhe po bëjnë ç’është e mundur për të sqaruar opinionin evropian dhe atë amerikan.Dhe pikërisht në këtë moment që ka filluar të kuptohet dhe të pranohet kjo e vërtetë, është ky reaksion kaq i ashpër i qarqeve fondamentaliste myslimane në Prishtinë apo në Shkup, që kohët e fundit kanë marrë barrën që të na tërheqin zvarrë drejt lindjes. Drejt Lindjes. Nëse ata quajnë epiqendër etnike dhe kulturore etnitetin arab dhe kulturën islamike, sigurisht Tirana nuk u a siguron dot më këtë qendër. Tirana është kryeqytet evropian dhe i tillë do të mbetet.Qosja është në të njëjtat teza me Ibrahimin, dhe jo vetëm me të; janë një tabor i tërë shkrimtarësh, studiuesish, artistësh, politikanësh, teologësh, të cilët deklarohen vazhdimisht për përkatësinë islamike të shqiptarëve. Tetova është bërë një nga qendrat kryesore islamike në Ballkan. Ibrahimi thotë se osmanët kanë qenë superfuqi. Po kanë qenë superfuqi e masakrave, e thirrjeve dhe e prerjes së kokave; e jeniçerëve dhe e hallvës.Superfuqi është një atribut që nënkupton vlera jo vetëm ushtarake. Si është e mundur që në Turqinë e sotme nuk ka një qendër të studimeve ballkanike ose shqiptare? Përse të gjitha arkivat ndodhen në Vatikan apo Venedik ? Përse të gjithë studiuesit e shqipes dhe të Shqipërisë janë nga vendet e krishtera evropiane ? Përse nuk ka një fakultet të studimit të gjuhës shqipe në Stamboll apo Ankara, kur ka në S. Perterburg, Torun, Palermo, Milano apo Paris? Përse nuk ka një diasporë shqiptare në Turqi, kur aty kanë shkuar me miliona shqiptarë? Përse diaspora gjithmonë ka qenë e krishterë, qoftë në Itali, Greqi, Bullgari, Rumani deri në Rusi? Përse shqiptarët myslimanë janë tretur në Turqi si sheqeri në hallvë? Për çfarë patriotizmi mund të flasin ata që tradhtuan fenë e të parëve dhe fenë e të gjithë Ballkanit dhe Evropës, Krishterimin. Shqipërinë e ka sjellë në këtë gjendje (si vendi më i prapambetur dhe më i varfër), pikërisht kjo tradhti nga një pjesë e shqiptarëve. Shqipërinë e solli në këtë gjendje Islami, që ishte një regres i pashembullt. Jemi i vetmi popull në Evropë që kemi përjetuar një tragjedi të tillë. Të paktën tani pasardhësit e tradhtarëve të heshtin.Ato që thotë Qosja kundër Kadaresë i kanë thënë më parë Lubonja, Kolevica, Trebeshina, Baleta etj….dhe prandaj ai duhet t’i kishte cituar. Interesant është fakti se kohët e fundit qendra e sulmeve kundër Kadaresë është zhvendosur në Kosovë; tani kuptohet kush është organizatori dhe frymëzuesi. Qosja, në mënyrë naive, kujton se tani që është kurorëzuar në Prishtinë « si më i dituri», do të vijë të na habisë dhe në Tiranë, dhe pastaj do të pushtojë hapësirën gjithë shqiptare me gjithëditurinë e tij!!!Gabohet Qosja. Dhe kjo sepse Qosja është një dijetar tipik islamik, tërësisht lindor. Kjo nga mënyra e të menduarit. Nga logjika e tij. Nga fshehtësia e tij. Nga pabesia e tij. Çdo krijues apo studiues, çdo shkrimtar, artist, gjuhëtar apo shkencëtar ka veç ADN-së biologjike dhe një ADN të fshehur krijuese dhe zbuluese, e cila është e padukshme, e paidentifikueshme dhe e paanalizuar. Është kjo që udhëheq mendimin progresist apo regresiv. Qosja këtë AND e ka islamike dhe gjithë jetën është udhëhequr prej saj.Para pesëmbëdhjetë vjetësh erdhi në Tiranë një tjetër kosovar, Ajdin Sejdia, që na bëri një gropë në mes të Tiranës. U deshën pesëmbëdhjetë vjet që gropa të mbushej prapë. Qosja në këto ditë që gropa u mbyll, hapi një tjetër gropë, një grope virtuale. Gjithmonë këtë do të bëjnë kosovarët me Shqipërinë? Qosja me këtë debat dhe shkrimet e tij ka dëmtuar rëndë Kosovën, pikërisht në momentin më delikat, kur zhvillohen bisedimet për statusin e saj. Nuk ka dyshim që i gjithë ky debat është vëzhguar me kujdes nga ndërkombëtarët, të cilët me këtë rast mbajnë edhe shënimet e duhura. Nuk më vjen mirë që shkrimet kundër tij në Kosovë kanë qenë të pakta. Dëmi i dytë është këtu në Shqipëri, konkluzioni im është: me Kosovën dhe kosovarët duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Po të zhvillohej një referendum për bashkimin me Kosovën, unë do të votoja kundër. Janë akoma primitivë dhe do të na hapin probleme pa fund; le të rrinë të rregullohen vetë njëherë. Mbas pavarësisë, nuk do të dinë ç’të bëjnë me të. Ka mundësi të bëjnë nja dhjetë “REVOLUCIONE DEMOKRATIKE TË VONUARA” ala Qose, si ai i joni i 97-ës. Janë qaramanë dhe duan gjithmonë që të projektojnë fajet që i bëjnë tek të tjerët. Mos fajtorët e ardhshëm janë shqiptarët? Mjerë ata popuj që kanë të tillë “udhërrëfyes” si Qosja, tipikë për vendet islamike dhe të botës së tretë.
20/06/2006

Pjetër Arbnori dhe "Shtetet e Bekueme të Amerikës"

Në vend të një përcjellje nga larg të qëndrestaritantikomunist, shkrimtarit, politikanit, njeriut-Pjetër Arbnori…

Nga Dalip Greca

Të hënën, Shkodra dhe gjithë Shqipëria i dha lamtumirën e fundit Pjetër Arbnorit. Bilanci i jetës së tij qe vërtetë tragjik; në moshën 26 vjeçare u burgos për të dalë prej qelive vetëm pas 28 vitesh. E sfidoi vdekjen, edhe pse qe dënuar me vdekje. Nuk u thye as kur në përfundim të dënimit i shtuan edhe 10 të vite të tjera. Atëhere e sfidoi vdekjen sepse idilte ballazi, ndërsa tani ajo e kafshoi tinëz…Dhe s’mundi ta risfidonte…Iku duke lënë pas një dhimbje të përgjithshme, një mirësi të çuditshme, një tolerancë shembullore… edhe një farë pengu doemos. Nga 3 korriku e këndej krahas sëmundjes që e përgjonte, shfaqej dhe një peng …Ndoshta ishte ai pengu që e lanë në baltë atje në fushatën elektorale,kur ia trafikuan votat… ndoshta edhe ai emërimi i përgojuar, që nuk iurealizua…A nuk e patët dëgjuar tek thoshte rrallë:"Të gjithë po më urojnë për ambasador në Vatikan…, por s’më ka thirrë njeri akoma"…Ndoshta nuk e duroi "pushimin" e parakohshëm dhe divorcin nga politika. A nuk qe shprehur ai se: "Vuajtja më bëri të merrem me politikë, politika më çoi me ndërgjegje drejt burgut.Burgu më pasuroi shpirtërisht dhe më bëri të njoh anë të paprovuara të jetës..." …Mos vallë shkëputja prej politikës aktive e bëri të vuaj sërish? …Ndoshta edhe ata që ia trafikuan votat pas kësaj do të jenë penduar siç do të jenë penduar edhe ata që ia prishën atë emrimin që priste…Por ç’rëndësi kanë këto, ai iku…!Kronika e një jete plot sfida Lindi me 18 janar 1935 në Durrës.Mbaroi shkollën e mesme me Medalje, por nuk mundi që t’ia përvetësonte vlerat që ajo mbartëte për të gjithë nxënësit. Në vend që të zgjidhte degën siç vepronin të gjitha ata që e fitonin atë, gjimnazistit Pjetër Arbnori nuk ia dhanë të drejtën për të vazhduar studimet e larta.Gjithësesi më 1953 filloi punën për pak kohë si mësues, pasi Shqipëria kishte aq shumë nevojë. Por s’kalon shumë dhe pas një viti, më 1954 e pushojnë. Në vitin 1956 nis punën në bujqësi si punëtor krahu në Xhafzotaj, Shijak. Me një "dredhi" të sajuar me guxim, me dokumente të rreme, mundi të fillonte me korrespondencë studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë. Për një kohë rekord, 5 vitet e studimit i kreu në kufijtë e dy vjetëve e gjysëm. U diplomua me rezultate të shkëlqyera. Më 1960është mësues Letërsie i diplomuar, por...nuk do ta gëzonte gjatë…Ai ishte piketuar për në burg…Pjetër Arbnori mori pjesë në themelimin e Partisë Social Demokrate, programin e së cilës e hartoi ai vetë dhe ata që e vëzhgonin nuk ia zgjatën…Në pranverën e vitit 1961 u arrestua dhe pas një procesi të zgjatur në kufijtë e dy vjetëve, u dënua me vdekje.Pas tre muajsh, dënimi iu kthye me 25 vjet burg. Në burg qëndroi si sfidant i diktaturës dhe nuki rreshti përpjekjet kundër regjimit. Për këtë qëllim atij iu shtuan edhe 10 vjet të tjera burg për agjitacion e propogandë, si dhe për arsye të shkrimit të një romani dhe tregimeve që i kundërviheshin diktaturës.Është i njohur për pozicionin e tij të papërkulshmërisë para torturave dhe për grevat e urisë në qeli.Pat ushqyer iluzionin se shoku i klasësndoshta mund të ndërmjetësonte që të punonte si përkthyes…Pasi kreu dënimin, u lirua në gusht të vitit 1989 dhe punoi si punëtor krahu në një zdrukthtari.Shoku i vet i rinisë me të cilin kishte kryer shkollën e mesme, Xhemal Dymylja, atë kohë në rolin e Sekretarit të Parë të Shkodrës, nuk do ta priste në takimin e kërkuar.Lëvizja demokratike e gjeti luftëtar për rrëzimin e komunizmit. Mori pjesë aktivisht edhe në demonstratën e parë antikomuniste me 14 janar 1990 në qytetin e Shkodrës,
demonstratë që pat si objekt rrëzimin e bustit të Stalinit. Me 12 dhjetor, në tribunën emitingut themelues të Partisë Demokratike, i dorëzoi Azem Hajdarit dhe Sali Berishës një mesazh nga Shkodra demokratike dhe antikomuniste. Me 13 dhjetor 1990 ishte një nga organizatorët e demonstratës antikomuniste në Shkodër, ku u hodh në erë busti idiktatorit Enver Hoxha.Pjetër Arbnori u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Shkodrës dhe pesë herë deputet i Partisë Demokratike.Funksione -Kryetar i Partisë Demokratike për Shkodrën - Dy legjislatura kryetar i Kuvendit Popullor, 1992 dhe 1996- Sekretar i Partisë Demokratike Për Marrdhëniet Publike- Deputet në pesë legjislatura- Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut- Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.- Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve- Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme- Kryetari Forumit: "Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore"Titujt, nderimet- Mësues i Popullit- "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"-Nënë Tereza- - Pishtar i Demokracisë- "Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës(Dhënë ngaAsmbleja Parlamentare e Vendeve Frëngjishtfolëse)"Who’s Hwo"(Instituti Biografik i Kembrixhit ka futur biografinë e Pjetër Arbnorit.)- Medalja e Shekullit XX për Merita.Krijimtaria- Ka shkruar shtatë romane, shumë novela dhe tregime të shkurtra si dhe ditarin sekret me titullin"Lufta për të mbetur njeri", të cilin e ka mbajtur gjatë 28vjetëve të burgut...- Ka përkthyer shumë libra nga anglishtja,frëngjishtja dhe italishtja- Nga viti 1992-2000 ka botuar:"Murgjit e Mesjetës", "E bardha dhe e zeza", "Shtëpia e mbetur përgjysëm"(për të cilin iu shtuan edhe dhjetë vjet burg),’Vorbulla", "Kur dynden Vikingët","Bukuroshja me hijen", "Vdekja e Gëbelsit", "E panjohura", "Letër nga burgu", "Nga jeta në burgjet komuniste". Ka përkthyer nga frëngjishtja"Historia e Anglisë" të Andrea Morua. Ka botuar në gjermanisht"Unë kam mbijetuar dhe kam shkruar"-Kujtime mbi priftin gjermandom Alfons Tracki...Arbnori dhe Shtetet e bekueme të Amerikës
Ai kishte një dobësi të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa herë që vinte këtu mes shqiptarëve, thoshte ju jeni me fat se jeni këtu, në Shtetet e Bekuara të Amerikës... Ndërsa kur bëri vizitën e parë në Amerikë, ishte vera e vitit 1991.Sapo demokracia kishte çelë lulet e para edhe pse Parlamenti i parë pluralist zotërohej nga komunistët dhe president i vendit ishte pasuesi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Mbresat që fitoi nga ajo vizitë mbetën të pashlyera. Në shkrimin që botoi me atë rast"Unë i pashë Shtetet e Bashkuara të Amerikës", kujtonte: Duke shkelur për të parën herë në ontinentin e Botës së Re, m’u kujtua një plak i shkretë që ishte dënuar me 10 vjet burgim për fajin e "rëndë", se i kishte quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Shtetet e Bekuara të Amerikës... Dhe qëndresatri i burgjeve sheh Amerikën dhe e krahason me ato ç’ka thuheshin në Shqipëri...Pa bukuritë e Nju Jork-ut, mahnitet jo shumë nga qiejgërvishtësit se sa nga gjelbërimi(Shqipërinë tonë e kishin zhveshë lakuriq…)Pa pyje, pa lëndina… Udhëtoi 60 milje në brigjet e Hudsonit, dhe u dashurua pas gjelbërimit. Me 4 korrik u ndodh mes mijëra shqiptarëve në një piknik me rastin e 215 vjetorit të Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, që u bë në një nga parqet me emër jashtë Nju Jork-ut dhe sërish mbeti i magjepsur...Pa urat, pa mrekullitë, pa dy kullat binjake. I ftuar nga LidhjaDemokratike e Kosovës, ai mori pjesë në përvjetorin e Shpalljes së Republikës së Kosovës. Pa se sa mirë ishin të organizuara degët e LDK-së për Amerikën dheshprehu bindjen se Kosova këndej, nga Shtetet e Bekuara e priste çlirimin prej okupacionit serb.Pa këtu edhe të gënjyerit apo të mashtruarit nga diktatura komuniste shqiptare që i kishte duart e zgjatura deri në Amerikën e largët dhe komandonte me parullën"Përça dhe sundo-Më mirë me Enverin se sa me Titon"... Me 12 korrik shkoi dhe vizitoi Anthony Athanas. U emocionua nga buajria dhe fisnikëria e tij aristokratike. Në fund të shënimeve ai do tëshkruante:Kur i thashë Antonit se kisha bërë një vit burg më shumë se Mandela, ai u prek dhe…kishte fshirë një rrëkezë loti...Qëlloi ta ndërpriste atë vizitë për t’iu gjendur pranë nënës së dashur, që iu nda nga jeta e për t’i hedhur një dorë dhe’...Dhe shënimet mbyllenme fjalinë:"Vizitën aq të bukur e preva në mes që të vija me kohë për t’i mbyllur sytë nënës së shumëvuajtur. Në Amerikë, para Antoni Athanasit qava,kurse para nënës i mbajta lotët...Pjetër Arbnori e vizitoi shpesh Amerikën. Dhe sa herë vinte nuk harronte të përsëriste emërtesën e vet:Po vi prapë në Shtetet e Bekueme të Amerikës.Herën e dytë vjen si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Vizita e tij përkon me mëngjesin e Lutjeve. Ishte muaji shkurt 1993. Illyria me këtë rast shënon vizitën e kryeparlamentarit, i cili takoi në një takim të veçantë edhe presidenti Klinton, të cilit i kërkoi ndihmë për Kosovën e robëruar. Komuniteti shqiptar në Nju Jork, Boston, Detroit e priti bujarisht. Në një nga takimet foli edhe për papajtueshmërinë e tij me emërimin e një kryepeshkopigrek në krye të Kishës shqiptare. Madje ai përsëriti çfarë u kishte thënë zyrtarëve grek: "ne nuk do të kërkojmë që minoritarët t’i këndojnë meshat shqip, ashtu siç nuk duam që meshat e ortodoksve shqiptarë të këndohen greqisht"…Vizitat e Arbnorit në Amerikë qenë të shpeshta. Erdhi ai këtu edhe në Vitin e Mbrapshtë 1997, vitin e mbrapshtë, kur ne shqiptarëve na kishte rrëmbyer marrëzia e vetshkatërrimit me teorinë e injektuar nga armiqtë tanë- gjysma kundër gjysmës. Erdhi ai këtu përtë përmirësuar imazhin e errësuar të Shqipërisë. Qe përpjekur që t’ia mbushte mendjen ambasadores së athershme amerikane në Tiranë, zonjushës Lino, se faji nuk ishte vetëm i shqiptarëve të marrosur, por edhe i fqinjëve dinakë…Por nuk e kishin besuar. Atëherë aipat mbyllur bisedën me paralajmërimin:- Do të dalin të vërtetat, por vonë…Pas 30 vjetësh, kur ju të keni hapur dokumentat…Por do të jetë vonë!…Erdhi që t’i thoshte gjërat hapur këtu…Arbnori ishte në dashuri të përhershme me këtë vend demokratik. Vitin e kaluar e patëm z. Arbnori sërish në Kishën Zoja e Shkodrës,(Sa herë vinte ën Nju Jork ai shkonte dhe në Kishën shqiptare) siç shkoi edhe në Detroit. Illyria ia shënoi me kronika të zgjeruara dheme intervista speciale këto vizita. Madje një intervistë të gjatë ia morëm me telefon. Në fund ai do të pororsiste:Kujdes biri im, se telefoni edhe u shkëput ca herë, por unë kam besim…" Dhe në secilën prej intervistave, ai përsëriste si me shaka: Mos harro biri im, shkruaje vizitat e mia në Shtetet e Bekueme të Amerikës janë përherë të gëzuara…! Lamtumirë njeriu Pjetër!

Onomastikë: Shkumbini dhe Ulqini - rrjedhoja të së njëjtës paradigmë

(Ruzhdi Ushaku, “Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore”, UP, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 2006)

Abdullah Konushevci

Prof. dr. Ruzhdi Ushaku, një studiues vërtet serioz në fushën e studimeve gjuhësore, nxori në dritë veprën e tij më të re “Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore”, ku ka përmbledhur një numër të madh punimesh me interes nga fusha e onomastikës.
Pjesa më e rëndësishme e këtij libri ka të bëjë me romanin “Florimont” me syzhe shqiptar-ballkanik, rreth të cilit autori do të mund të bënte një libër të veçantë me interes nga fusha e studimeve gjuhësore, letrare e krahasimtare, sepse thellimet e tij në problematikën e këtij romani aventuror janë aq të mëdha, sa habitemi pse nuk i ka hyrë deri më tash realizimit të një projekti të tillë. Janë sidomos të pëlqyeshme dhe interesante përpjekjet e tij për të shpjeguar origjinën e heronjve të këtij romani, si: Flokart, Matakas, Florimont në dritën e traditës antroponimike dhe patronimike shqiptare, ku mund të thuhet se ka treguar një sukses të lakmueshëm, duke qenë një romanist me formim të thellë filologjik. Një mbështetje të fortë gjen edhe në kontekstin etno-gjeografik dhe etno-linguistik si dhe në tipin e kompozitave emër + emër, emër + mbiemër, ku një rol të rëndësishëm luan edhe topika e gjymtyrës së përcaktuar me gjymtyrën përcaktuese etj.
Megjithatë, meqenëse pjesa “Hidronimi” ka një peshë më vete në studimet albanistike, do të përpiqemi që vëmendjen tonë t’ia kushtojmë kryekreje punimeve të përfshira në të.
Lidhur me punimin për hidronimin a emërvendin ‘Buna’ nuk e shohim të udhës të shtojmë diçka të re nga ajo që kemi thënë edhe më herët, por lidhur me artikullin “Për Bunën në vend të anëshkrimit” do t’i shtonim nja dy-tri fjalë.
Megjithatë, po e riprodhojmë njërin nga paragrafët e këtij artikulli: “Sidoqoftë, hidronimi Varenna vë në dukje praninë e dendur të temës Var/a/ me semantizmin e ujit, rrjedhave, lumit, siç e ndeshim edhe në disa gjurmë onomastike në hapësirën më të gjerë të Ilirisë së dikurshme, në toponime me kunfiguracion ujor (si Vukovar, Bjelovar, Varazhdin), si dhe prapashtesën me variantet –enna ose –ena”.
Lidhur me këto emërvende që mbarojnë në –var kujtoj se kemi të bëjmë me një relik a mbetëz të gjuhëve uralo-altaike, ku kjo fjalë ka kuptimin ‘qytezë’ (khs. hungarisht varosh ‘qytet’ nga var ‘kështjellë, fortesë’), mendim ky i përkrahur edhe nga onomastika kroate lidhur me etimologjinë e toponimeve Daru-var, Vuk-ovar, Bijelo-var, Var-azhdin. Kjo mbetëz vihet re edhe tek emri i qytetit Gosti-var (në Çekosllovaki Hosti-var), kurse ne kemi shprehur mendimin se ky apelativ duket të jetë i pranishëm edhe në emrin e kryeqytetit të Polonisë, Varshavë. E hasim edhe në një numër toponimesh rumune, si: Timish-oara, Huned-oara, Seghis-oara etj.
Lidhur me toponimin Varazhdin, Skok (ERHSJ III, f. 566-567) thotë: ‘Nga diminutivi varasd ‘qytezë’, lokativi i hungarishtes *varasdon > Varazhdin, gjen. –ina = Varazhdin...”. Pra, kemi të bëjmë me një fjalë ballkanike me origjinë hungareze, e cila depërtoi pothuajse në të gjitha gjuhët e Ballkanit.
Në formën varosh e gjejmë pothuajse të pranishëm në të gjitha qytetet a vendbanimet, që kishin ndonjë kështjellë, duke shënuar zakonisht rrethinën e kështjellës, si në Prishtinë, Prizren, Shkup; në Ferizaj e gjejmë edhe si emërvend më vete etj.
Një çështje tjetër që na ka tërhequr vëmendjen është hidronimi a emërlumi Shkumbin me format e ndryshme, si Scampis, Scampinus, Scampa, Scombinus në burime të ndryshme antike, mesjetare dhe të kohëve më të reja. Forma e dëshmuar te Barleti tregon se një formë e ndërmjetme e këtij toponimi dukej të ishte Scombinus, ku o-ja mund të thuhet se është përftuar nga a-ja e gjatë e temës së emrit, e cila, si te Barbanna, kaloi në /o/, por, duke u ndodhur në pozicion të patheksuar, nuk u diftongua në ou > ue/ua në zhdrivillimet e saj të mëtejshme. Po ashtu vihet re zëshmimi i dybuzores së pazëshme /p/ në /b/, prirë nga nazalja /m/. Të gjitha këto fakte na shtyjnë që tek emri i lumit Shkumbin të shohim një mbaresë shumësi –ini si te Ulqin, Peçin (khs. Scampa dhe Ulca, kalkuar në sllavisht si Vuka, forma të gjinisë femërore, me Ulc-ini- dhe Scamp-ini, forma shumësi të gjinisë mashkullore), e cila ka tërhequr theksin në rrokjen fundore etj., duke shkaktuar kështu edhe ngushtimin e zanores /o/ në /u/, ndjekur nga nazalja /m/ (khs. kushëri(r) < lat. consobrinus).
Na thotë mendja se etimologjia e tij është e vështirë të ndahet nga rrënja i.e. *(s)kamp- ‘m’u lakue’ (khs. greqisht kampe ‘lakim, dredhë’), ku duket se e ka origjinën edhe fjala këmbë/kâmë e shqipes (Mann). Kuptim të njëjtë ka edhe emri i lumit Klina, si dhe ojkonimet a emrat e fshatrave të motivuara prej tij.
Mendimi i autorit se kemi të bëjmë me një hidronim betematik, sikundër dhe te Barbanna, prandaj, nuk më duket i bindshëm. Edhe më pak bindës na duket interpretimi i tij i emërvendit Dragobi me i-në e theksuar si rezultat i kontraksionit a rrudhjes nga Dragobijë, që ne, sikundër dhe emërvendin tjetër Dragobil, e kemi parë të sajuar nga apelativi villa ‘shtëpi’ i latinishtes, i pari në formë femërore Dragobil-ja me evoluimin e rregullt –lj- > -j-, kurse i dyti në formën mashkullore me ruajtjen e likuides /l/. Forma –bil-ja mund të shpjegohet lehtë me dukurinë e betacizmit, që ka prekur edhe një varg emërvendesh të tjera, si Baks, Balincë, Balindoll etj. Pra, në thelb të këtyre toponimeve kemi temën vilë <> l/ V_V: /ll/ kalon në /l/, nëse ndodhet në pozitë në mes dy zanoresh.
Një përpjekje e re është bërë në këtë libër për të dhënë një shpjegim të ri të lumit Valbona, që deri më sot është shpjeguar nga togfjalëshi latin Vallis Bona ‘luginë e mirë’. Por, derisa për apelativin latin vallis ‘luginë’ autori pajtohet se mund të jetë me origjinë latine, në gjymtyrën e dytë bona ai mëton të gjejë një emër hyjnie, që do t’i jepte karakter teoforik këtij hidronimi.
Ç’është e drejta, duke shkruar për toponimet e ndryshme ilire në prapashtesën –ona, në një forum indoevropian, kemi shprehur dyshimin se edhe hidronimi Valb-ona, edhe emërvendi Vlora, forma e dëshmuar në dokumentet osmane Avl-ona, duket se janë ndërtuar sipas paradigmës mbizotëruese të toponimeve ilire (Sal-ona, Nar-ona, Em-ona, Gir-ona, sllavisht Zirona me zëvendësimin e rregullt të shkallës së ndërmjetme të refleksit palatal *g’ > dz > dh në gjuhën shqipe, që në gjuhët sllave dhe rumune u zëvendësua me /z/, si te Zeta nga Genta ose Burmazoviq nga Burramadhi etj.). Në këtë dritë, prandaj, mendojmë se tek emërlumi Valb-ona, rrënja duhet të jetë një valb-, zgjeruar me prapashtesën karakteristike –ona të ilirishtes. Mendja më thotë se ky hidronim, nëse është me gurrë indo-evropiane, mund të shihet si një zgjerim bilabial i rrënjë *wel- ‘m’u kthye, rrokullis’, forma e shkallës o *wol- e së cilës ka dhënë edhe fjalën well ‘burim’ të anglishtes. (Pokorny 7. wel- 1140.).
Nusja apo Noka
Në interpretimin e emërvendit Valdanos, R. Ushaku priret të gjejë si gjymtyrë përcaktuese apelativin e shqipes nuse, sado që si trajta sllave Vudinoç ( -ç- në shqip, kurse forma latine, me sa duket më e hershme, ruan formën burimore –ks- (ë-ja rregullisht është errësuar dhe ka rënë fare në shqiptimet e të folmeve veriore). Noka, si një augmentativ i Nuesë < Nduesë < Anton, është krijuar në frymën e augmentativëve të tjerë, si Paloka, Gjoka (khs. bal-ok nga bal). etj. Prandaj, në ndërgjegjen e banorëve të këtij vendbanimi, nuk është e habitshme pse është rikthyer toponimi burimor Lugu i Nokës, që tregon se forma Valdanos është një kalk i toponimit shqiptar, i cili, pavarësisht nga format e ndryshme administrative, ringjallet në formën e tij burimore.
Lidhur me etimologjinë e fjalës ‘nuse’ të shqipes mendimet janë vërtetë të ndara, sepse froma e mbindërtuar *snusós, pavarësisht se zhvillimet *sn- > shq. s- dhe *u e shkurt i.e. > shq. /u/ janë të padiskutueshme, problem i pazgjidhur a i papërballueshëm është *s, që nuk kaloi as në /sh/ as në /gj/, sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes. Megjithatë, *s intervoaklike mund të jetë ruajtur në gjuhën shqipe dhe të jetë një dëshmi e qartë se rrënja e kësaj fjale të ketë qenë vërtetë *snus-ó-s. Megjithatë, një shpjegim më i lehtë fonetik duket se është forma *nupt-ya:, PIE *nupt-yeH2 me kalimin e rregullt –ty- > -s- dhe me reduktimin e grupit –pt- në –t-, si te shtatë < *septm.-to. Prandaj, në këtë aspekt, edhe puna e theksit nxjerr probleme jo të vogla në shpjegimin e toponimit Valdanos. (Lexuesit e interesuar mund të mësojnë më gjerësisht për rrjedhojat a derivatet e kësaj rrënje në “American Heritage Dictionary of PIE Roots”, botimi i dytë, të C. Watkinsit, f. xiv-xv ose edhe në internet
http://www.bartleby.com/61/8.html).
Ruzhdi Ushaku vë në dyshim shpjegimin e deritashëm të emërvendit Valkal si një kompozitë latine-romane e vallis ‘luginë’ dhe callis ‘rrugë’, duke parë te gjymtyra e dytë, bazuar në kontekstin semantik, si një ‘luginë e kalit’ dhe duke e marrë, pra, si një toponim komemorativ të betejës së zhvilluar kryesisht nga kalorësia shqiptare dhe osmane, që edhe mund të ketë të drejtë, sado që edhe ‘rruga e luginës’ edhe semantikisht mund të kënaqë çdo kriter, duke dalë si element jo i përcaktuar, por përcaktues i kompozitës. Megjithatë, pavarësisht se cila bazë motivuese ka qenë më e rëndësishme, mendimi i tij se fjala ‘kalë’ e shqipes rrjedh nga latinishtja caballus, mendim që e kemi përkrahur edhe vetë më parë, mbështetur në studimet e derisotme etimologjike, nuk është i drejtë, sidomos pas etimologjisë së M. Huldit dhe mendimit të mbrojtur nga ne vetë se, duke marrë parasysh shumësin e tij, të dëshmuar në dialekte të ndryshme si kuej, kuaj, mund të supozojmë jo pa mbështetje se forma kalë duket se është një shumës i singularizuar (khs. krue, krua, por shumësi kroje ose grue/grua, por shumësi gra), rrjedhuar nga rrënja i.e. *kel- ‘me grah, me vu në lëvizje të shpejtë’ (khs. lat. celer, -is ‘i shpejtë) etj.
Prapashtesat -ak dhe –at
Mendojmë se prapashtesat –ak dhe –at, që shërbejnë për krijimin e etnikëve si Ulqin-ak, Durrës-ak, Ishm-ak, Drenic-ak janë alternuar në gjuhën shqipe dhe vështirë se mund të shpjegohet prapashtesa –ak e përftuar nga –at, dëshmuar kryesisht në emërtimin e fiseve të ndryshme ilire, si: Labeates, Dokleates, Autariates etj. Na thotë mendja se ajo ka origjinë mbiemërore: tar-ak, din-ak, dhelpn-ak, zemër-ak etj., duke marrë edhe funksionin e emrit, i pashoqëruar prej tij. E hasim edhe në gjininë femërore: rrad-ake, zemër-ake, din-ake etj.
Pavarësisht vërejtjeve që mund t’i bëhen librit, veçan në punë digresionesh, stërhollimesh, stërzgjatjesh, e sidomos në punë të vetëreferimit, prapëseprapë besojmë se libri më i ri i Ruzhi Ushkut paraqet një ndihmesë të çmueshme në fushën e studimeve albanistike. Për më tepër, mund të merret si gjedhe, si model si duhet t’u qasemi problemeve të ndryshme jo vetëm në aspektin gjuhësor, etimologjik, por edhe historik, shoqëror, ento-linguistik, etno-gjeografik, krahasimtar etj. Bie n ë sy po ashtu një terminologji e saktë shkencore për t’u lakmuar në fushën e studimeve gjuhësore.

Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës

Nderimi dhe respekti !

Shkruan : Abas Fejzullahi

Në jetën e përditëshme njerëzit bëjnë nderimin dhe repektimin e njëri tjetrit , duke u nisur nga shumë drejtime dhe burime arsyesh dhe interesash. Se çfarë është nderimi dhe repekti në praktikë, varet shumë nga:edukata, arsimi, kultura, tradita, ndërgjegja dhe vetdija që ka secili njeri .
Njeriu varësisht nga bamet dhe sjelljet e tija në jetën e përditshme,qoftë në rrethin familjar, shoqërorë, e profesional,në shkallë kombëtare apo shtetërore , me kohë krijon rrethanat të jetë i nderuar dhe i respektuar apo të kundërten, që është e natyrshme dhe e drejtë të jetësohet në praktikë nderimi , sipas meritës dhe të bameve në jetën e përditshme.

Nderimi dhe respektimi i merituar i secilit varet shumë, se në çfarë shkalle të zhvillimit është vetëdija dhe ndergjegja e rrethit, familjar, shoqëror dhe kombëtar, si dhe e atyre të cilët e kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin e të bameve me ndershmëri, sinqeritet dhe përgjegjsi të lartë njerëzore , profesionale, kombëtare dhe shtetërore.
Është për t`u analizuar dhe studiuar dukuria e nderimit dhe respektimit të njerëzve të cilët me bamet e tyre,vërtetë e kanë merituar nderin dhe respektin gjatë kohës së veprimit dhe pas ndërrimit të jetës , në veçanti të atyre të cilët kanë ba shumë për çështje njerëzore, e kombëtare , në drejtime shumëdimenzionale.
Histria e popullit shqiptar duke filluar që nga Ilirët e deri më sot , ka një rrugëtim të gjatë, sa të dhimshëm aq edhe krenar.!
E dhimshme është se nga Iliria që shtrihej në pjesen më të madhe të Ballkanit , sot kemi pasardhësit e Ilirëve - shqiptarët e Shqipërisë Etnike të coptuar nga ardhacakët barbar serbo-sllav dhe nga shovenistët Grek., ku nga sipërfaqja prej mbi 100 mijë km katror ka ngelur Shqipëria e sotme politike me 28 mijë km.katror dhe Kosova poashtu e cunguar dhe coptuar ,ende e pa konsoliduar si dhe sa duhet në të gjitha drejtimet,e pa pranuar pavarësia e saj e merituar nga faktori ndërkombëtar, që heziton për ta njohur formalisht pavarësin e saj siç kërkonte vazhdimisht me të drejtë kryetari i par i nderuar i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, ndërsa çamëria pothuajse fatkeqsisht gati e harruar..!
Krenar , sepse mbijetuam nga sulmet barbare të pushtuesve sllav e grek, te cilët patën për qëllim kryesor, grabitjen e teritoreve Iilio- Shqiptare siç e kanë bërë duke ushtruar në vazhdimsi gjenocidet nga më të ndryshmit , ndaj popullit Iliro shqiptarë me qëllime strategjike dhe afatgjate për ta zhdukur qenien biologjike dhe kombëtare të tij--!
Krenar, për qëndresën shekullore, trimrin, bujarin, besen dhe mikëpritjen si virtyte të larta njerëzore. Besa , mikëpritja dhe bujaria, sa herë ju ofruar fqinjëve sllavë dhe grek, ata i keqpërdorën këto, në të gjitha mënyrat dhe format e mundëshme dhe të përshtatshme për ta , në kohë dhe rrethana të caktuara kur atyre ju ka përshtatur dhe i kanë zbatuar në dëm të popullit shqiptar.

Krenar, për figura të ndritshme kombëtare që dha populli shqiptar në te gjitha periudhat historike që nga Ilirët e deri me sot, për të mbrojtur trojet , nderin dhe dinijitetin e popullit tonë. E këto figura në drejtimin e kulturës, shkencës dhe artit s`kanë munguar bile në shumë raste kanë kaluar kufijtë e kombëtarës dhe janë nderuar dhe respektuar edhe në përmasa ndërkombëtare , për bamet e tyre në të mirë të njerëzimit siç është rasti i Gjergj-Kastriotit Skënderbeut.,bamirësja me famë botërore për njerëzimin dhe fituese e çmimit Nobel për bamirësi e nderuara Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza etj
Për këto figura të çmuara e të nderuara të kombit tonë është shkruar dhe vlersuar si nga vendorët e ndoshta shumë më tepër nga të tjerët.,ku edhe vazhdimisht do të vlersohen nderohen dhe shkruhet për ta e të tjerë edhe në të ardhmen.
Është detyrë kombëtar e Akademisë së Shkencave dhe Atreve në Shqipëri dhe Kosovë që figurat e shquara të komit tonë, të cilatë kanë dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e çështjes së atdheut, përmes pjesmarrjes së drejtpërdrejt në luftë, dhe përmes veprave në lëmin e artit, shkencës dhe kullturës ,që për shkaqe ideologjike janë trajtuar ashtu si nuk e kanë merituar, bile edhe keqtrajtuar dhe pushkatuar, t`ju jipet vendi i merituar për bamet e tyre si psh. At Gjerj Fishta, Prof.Ahmet Gashi, P.Anton Harapi . Hamit Kokallari, Dr.Vasfi Samim Visoka, Mid`hat Frashëri, Marie Shllaku, Prof.Ymer Berisha, e shumë të tjerë.
Karakteristikë e këtyre figurave të përmendura dhe atyre të pa përmendura ka qenë: Urtësia, durimi , mençuria guximi , dhe kontributi shumë i çmuar i tyre për , lirinë dhe pavarësinë e atdheut .
Në përfundim të LDB-re në kushte dhe rrethana të jashtëzakonëshme , lindi Ibrahim Rugova më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë bashkia e Burimit (Istgut). Komunistët serbo-jugosllavë , me 10 janar 1945 ja pushkatojnë babën Ukë dhe gjyshin Rrustë Rugovën,luftëtar për mbrojtjen e Shqipëisë Etnike.
Pushkatimet i kryenin komunisto-çetnikët serbo-sllav, në emër të internacionalizmit proletar e të bashkim-vëllaznimit dhe barazisë mes popujëve, propogandë kjo e rreme fund e krye, ndersa praktikisht bënin riokupimin ushtarak të Kosovës Martire , ku zbatohej, shtypja,terrori dhe gjenocidi në vazhdimsi, ndaj shqiptarëve në përgjithësi ndërsa ndaj nacinalistve dhe demokratëve në veçanti.
Lindja dhe vdekja në jetën e njerëzve përcillen me gëzime dhe pikëllime në momentet kur ato ndodhin , për një periudhë kohore për të lindurin apo të vdekurin.

21 Janari i vitit 2006 do të mbetet gjatë në kujtesë ,lajmi e zi,që si rrufe u përhap në Dardani ,në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe në mërgatë kudo në botë, se ndërroi jetë, kryetari i parë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Lidhur me veprimtarin e dr.Ibrahim Rugovës në drejtimin e krijimtarisë letrare, vlerësimet dhe analizat e bëra deri më tani nga profesionistët dhe jo profesionistët me dhe pa paragjykime, janë vlerësuar dhe publikuar ku edhe në të ardhmen do të vlerësohen dhe studiohen nga studiues të rinj, në fushën e kritikës letrare por me shpresë pa anime dhe paragjykime si deri më tani.!
Për veprimtarin Politiko-dilomatike të dr.Ibrahim Rugovës është folur, e përfolur, shkruar dhe vlerësuar si në mjetet e ndryshme informative të shtypit dhe elektronikës, në radio dhe TV, nga gazetar, publicistë, komentatorë, analistë, politikanë,diplomatë, udhëheqës partiakë e shtetërorë,oficerë e ushtarakë të ndryshëm si vendorë dhe ndërkombëtarë, që vërtet kanë pasur dhe kanë vlera profesionale dhe përvojë (por edhe aso pa vlera dhe pa përvojë) për vlerësime të kësaj natyre.
Fatkeqësisht ka pasur nga të përmendurit , edhe asi që , janë marrur dhe mirren jo me vlerësime, por me çvlersime,duke u mbshtetur në: shpifje, intriga, deznformata,kurthe , ndërskamca dhe dredhi nga më të ndryshmet, që vlerat e vërteta ti kthejn në kundërvlera, me qëllime rrënuese, por pa e lënë anash , krimin dhe ndëshkimin si qëllim të fundit ..! Arsyeja dhe baza themelore ku janë mbshtetur dhe mbshteten për këto çvlerësime dhe veprime janë: Urrejtja dhe paragjykimet si këshillëtar të kqinjë. Pikpamjet ideologjike, karrjerizmi i pa merituar, interesat e ndryshme materiale dhe politike, smira dhe gjelozia patologjike etj.
Shkrimet e bëra në mjetet e ndryshme të informimit dhe publicistikë lidhur me veprimtarin politiko-diplomatike të dr.Ibrahim Rugovës prej vitit 1989 e deri më ndrrimin e jetës së tij dhe pas , deri me sot, janë të shumta si nga shtypi shqiptar pothuajse nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe të mërgatës shqiptare kudo në botë.
Veprimtaria politiko–diplomatike e kryetarit të parë të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës ka qenë e psur, largpamse dhe shumëdimenzionale , lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Ish Jugosllavinë Komuniste dhe rrjedhen e proceseve demokratike në hapsirën e Ballkanit e më gjerë.

Koncepti i veprimtarisë politiko-diplomatike i dr.Ibrahim Rugovës si udhëheqës i LDK-së dhe si kryetar i parë i Kosovës i zgjedhur me referendum më 24 maj 1992 dhe i rizgjedhur edhe dy herë, deri sa ndërroi jetë, ishte i bazuar në : urtësin, durimin dhe mençurin e tij, si vlera të veçanta, të cilat i përdori me kohë dhe mjeshtri ashtu si duhet dhe ku duhet, në zhvillimin e aktivitetit të tij politiko-diplomatikë në kushte dhe rrethana të jashtzakonshme si brenda në Kosovën martire të robruar nga Serbia,dhe në kontaktet me faktorin ndërkombëtar në Europë dhe SHBA-së, për për t`i njohur me gjendjen e rëndë shtypse në Kosovën e pa mbrojtur ku zbatohej në vazhdimsi dhuna dhe gjenocidi në format e përzgjedhura nga regjimi barbar serb.
Përpjekjet e dr.Ibrahim Rugovës, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga faktori ndërkombëtar, sipas referendumit të mbajtur kah fundi i shtatorit 1991, ishte pothuajse kërkesa e tij në çdo takim si në Kosovë dhe jashtë saj në Europë dhe SHBA-së me të gjithë që ju dha rasti me u takua qoft zyrtarisht apo edhe takime rasti..
Me URTËSINË e treguar që e kishte si vlerë dhe pasuri të veçantë, gjatë tërë jetës së tij, me sjelljet e tija si politikan dhe diplomat pa ndonjë shkollë të kryer për politikë dhe diplomaci , me shumë suksesë paraqiti çështjen e Kosovës, duke i bërë me dije dhe njohuri me gjendjen e saj të rëndë nën okupimin serbo-sllav, qendrat kryesore ndërkombëtare të vendosjes si në SHBA.-së dhe në Europë, duke krijuar miqësi dhe respekt si për personalitetin e tij si udhëheqës i popullit të Kosovës poashtu edhe për Kosovën dhe popullin e saj në përgjithësi.

DURIMI, ishte vlerë me rëndësi të veçantë për te , që ai e praktikoi në jetën e përditëshme si politikanë dhe udhëheqës i popullit të Kosovës, për ruajtjen e faktorit njeri në veçanti dhe të mirave tjera materiale në përgjithësi...
Nga shkurtpamsit , dhe dashkqinjët e të gjitha llojeve si brenda dhe jasht vendit , Durimin, që ai e kishte dhe e zbatonte në vazhdimsi , kërkonte që edhe populli shqiptar i Kosovës ta zbatonte në praktikë , në kushtet dhe rrethanat e jashtëzakonshme nën okupimin serbo-çetnik,me lejen dhe bekimin e ish Federatës Jugosllave, e keq interpretonin me qëllime të caktuara dhe të ulëta .
Përpunimi me kujdesë të veçant nga institucione të veçanta dhe zhvillimi sa më i përkryer i propogandës kundër shqiptarëv të Kosovës në veçanti, dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, nga ana serbo jugosllave , duke u shërbyer dhe vu në përdorm me mjeshtri dhe pa fije turpi , por me krenari, arsenalin e pasur të tyre nacional e të pa shterrshëm, me gënjeshtra dhe falsifikime nga më të ndryshme , është plasuar shumë me sukses dhe ka gjetur mirëkuptim në rrafshin ndërkombëtar, duke depertuar në të gjitha nivelet politiko-iplomatike të shteteve ku ka zhvilluar marrëdhënje ekonomike,politike dhe kulturore kudo në botë e për fat te keq edhe tek shteti shqiptar, ish Jugosllavia e ashtu quajtura Federative Socialiste ku kombet dhe kombësit jetonë të vllazëruar dhe bashkuar dhe me të drejta të barabarta.
Kjo propogandë si gënjeshtër e kulluar por e përkryer, ishte një ushqim pothuajse i detyrueshëm dhe i përditshëm politikë në të gjitha nivelet institucionale, në mjetet e informimit në tërë hapsirën e ish Jugosllavisë e më gjërë.
Serbia në vazhdimsi gjithnjë ka krijuar,krijon dhe do të krijon sisteme kurthashë , planesh dhe provokimesh,në kushte dhe rrethana të caktuara kohore kur mendon se do ta ken efektin e duhur për qëllimet e tyre shoveniste dhe grabitçare ndaj trojeve shqiptare duke shti në veprim dhe kordinuar si gjithnjë fundamentalizmin Ortodoks të Kishës Serbe, AASHS (Akademin e Arteve dhe Shkencës Serbe ) me elaboratet dhe planet e tyre shoveniste ,AU( Akademin Ushtarake),dhe Diplomacin si brenda dhe jasht vendit , për të krijuar kushte dhe rrethana të përshtatshme, për veprime konkrete në zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në veçanti duke i quajtur ata me lloj-lloj emërtimesh si: nacionalist, shiftari , ballistë , bashkëpunëtor të gjermanisë fashiste, irridentist, shovenist, fashist, fundamentalist islamik, terrorist, kanibalist e çka jo tjetër, të cilët rrezikojnë serbët dhe Serbinë...!
Shkatrrimi i qenies biologjike dhe kombëtare shqiptare për Serbinë mbetet qëllimi kryesor i përhershëm i tyre nacional, dhe këte e kanë provuar dhe zbatuar kur kanë vlersuar se janë krijuar kushte dhe rrethana të përshtatshme për veprime të koordinuara diplomatike jashta vendit për t`i arsyetuar dhe mbuluar, veprimet e tyre gjenocidiale e çnjerëzore para opinionit botëror...!
Dr.Ibrahim Rugova, gjithnjë theksonte,se shqiptarët janë të pa mbrojtur, të çarmatosur dhe kërkonte nga ata durim që të mos bien në provokime dhe kurtha të përgatitura nga Serbia për të realizuar qëllimet e lartë përmendura .
Ai bënte thirrje për zgjedhjen e drejtë të çështjes së shqiptarëve nën okupimin serbo- Jugosllavë në mënyrë paqësore, pa dhunë me mjete demokratike, ku edhe shqiptarët të ken të drejtatë e tyre të barabarta dhe të drejtën për vetvendosje për vendin dhe fatin e tyre.
Njohja e të drejtës për vetvendosje dhe pavarsimi i Kosovës do ta qetsonte këtë pjesë të Ballkanit dhe të Europës përseriste gjithnjë. dr. Ibrahim Rugova...
Të gjitha këto thirrje të drejta dhe të arsyeshme, nuk u drejtkuptonin si brenda dhe jashtë Kosovës,ku pothuajse binin në vesh të shurdhër sidomos në shumë nga zyret diplomatike të shteteve të Europës perëndimore dhe lindore, të cilat në të kaluarën në bisedat e zhvilluara diplomatike në Paris, Londër dhe Berlin, për ti knaq kërkesat e Serbisë dhe Greqisë kishin coptuar tokat e Shqipërisë Etnike duke u dhuruar shofenistve serb dhe Grek. Kosovën dhe çamërinë..!
Dr.Ibrahim Rugova në kontaktet e vazhdueshme me udhëheqës të ndryshëm shtetesh,diplomat dhe politikaj si në Europë dhe SHBA-së, për njohjen dhe senzibilizimin e Kosovës, bënte përpjekjet e tija mbinjerëzore dhe kërkesa në vazhdimsi për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në BU dhe strukturat Euro Atlantike të NATO –së, në miqësi të përhershme me SHBA-së nga anae OKB-ar dhe faktori ndërkombëtar ishin referene të tija të përsëritura deri sa ndërroi jetë..!
Në këtë drejtim mund të thuhet se ka pasur një largpamësi të veçantë, sipas deklaratave të tija që shumë kushi si ka kuptuar apo i ka keqkuptuar , rrjedhatë dhe ngjarjet janë zhvilluar pothuajse ashti siç i parashikonte Ai. Intervenimin e NATO-së, Protektorati ndërkombëtar si fazë kaluese deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe integrimi i Kosovës në BE dhe në strukturat Euro.Atlantike të NATO-së ...
Mençuria si vlerë e veçantë e kryetarit dr.Ibrahim Rugova , largpamsia dhe drejtkuptimi lidhur me zhvillimin e rrjedhave të proceseve demokratike me shumë vështërsi në ish Jugosllavi, në Ballkan e më gjërë, dhe veprimet e tija politiko-diplomatike në këtë drejtim ishin të arsyeshme dhe shumë të qëlluara për ruajtjen e faktorit njeri në Kosovën martire të pa mbrojtur e të rrezikuar në vazhdimsi.
Me fillimin e çthurjës së ish Jugosllavisë, me veprimet konkrete të Serbisë, për të dominuar në tërë ish Jugosllavinë, duke filluar hapatas që nga vitet 1988. Të gjitha ish Republikat shifnin dhe e kuptonin rrezikun nga synimet dhe qëllimet e Serbisë, andaj në forma të ndryshme direkte dhe indirekte kërkonin që lufta të filloj në Kosovë, por me dinakrinë e tyre sllave ..?

Një kërkesë e till ka qenë që Shqiptarët e Kosovës të fillojnë luftën edhe nga ish udhëheqës të Kroacisë, ndërsa disa nga udhëheqësit Slloven , ngrisnin zërin aty këtu për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë nga Serbia,sa për formalitet dhe kamuflim , të cilët ishin bashkëpjesëmarrës me forca të përbashkëta ushtarako policore nga te gjitha republika, te derguara në Kosovë në emrin e Federatës Jugosllave kundër demostratave masive paqësore të shqiptarëve në Kosovë për shtypjen dhe dhunën që ushtronin sipas dëshirës dhe orekseve të Serbisë, për ta penguar lirin dhe pavarësin që kërkonin me të drejtë të ligjëshme dhe të natyrshme shqiptarët e Kosovës , u shtypen barabarisht duke shkaktuar të vrar dhe të plagosur, ndërsa të burgosur e të keqtratuar kanë qenë mbi 650 mijë sipas deklaratës zyrtare të rrahman Morinës ish udhëheqës Krahinor i LK dhe i policisë e bashkëpunëtor i Serbisë.
Ish republikat bënin mend që nga kasaphanja që do ndodhte në Kosovë dhe zjarri që do përhapej, të përfitonin për interesat e tyre të ardhme, në kurrizin dhe dëmin e shqiptarëve...!
Dr. Ibrahim Rugova këto qëllime dinake i kuptoi shumë mirë dhe gjithnjë bënte thirrje në popull për DURIM, dhe të mos bien në kurthë dhe në provokime që i bënte Serbia me shtypje dhe represion, nga se jemi të pa mbrojtur dhe thoshte kështu na këshillojnë edhe miqët tan nga jashtë...etj.
Për këto qëndrime dhe veprime,populli ju përgjegj vazhdimisht pozitivisht. Kurse nga individ te ndryshëm, u fol dhe u shkruajt ne mjete të ndryshme të informiit për dr Ibrahim Rugovën si:
Njeri i but, që me thirrjet e tija paqësore për durim dhe qetësi e ka bërë popullin pasiv , të mos i kundërvehet Serbisë..! Se kjo është politikë shterrpe pa rezultate dhe i ndihmon vetem serbisë, bile e kanë quajtur, frikacak, pacifist, se politika e tij paqësore e zbrazi Kosovën nga të rinjët duke ikur e dalur në shtetet e perëndimit, se po mbjell frikë në popull duke mbiçmuar forcen ushtarake serbe, dhe shkuan aq larg në vlerësime dhe ofendime sa që e krahasonin përmes shkrimeve të publikuara në shtypin shqiptar dhe të huaj ngandonjëhere me artikuj shumë provokativ dhe denigrues, duke shpifur se me deklaratat e tija për UçK-në është kundër UçK-së, se i ka shkëputë lidhjet me popullin, se ka bërë tradhti, bënin krahasime dhe e krahasoni me Millosheviqin e si bashkëpunëtor të tij, dhe s`lanë gjë pa thënë e shkruar vetëm ta largojnë nga skena politike e Kosovës për qëllime të ulëta e karrjeriste , pa lanë anash edhe hartimin e listave ilegale për likuidim fizik siç ishte e publikuar në shtyp ma par lista e dorëzuar nga prof .Zekiria Cana i cili edhe ai ka qenë në atë listë për likuidim dhe dr. Ibraim Rugova ..me psudonimin SHALLI etj..!
U tha e çka su tha për te , nga gjithkushat dhe askusht, por asnjëherë në asnjë rast as me gojë e as me shkrim s`ju kundërvu askujt edhe pse e dinte se kush i bënte ato nga kush organizoheshin dhe nga kush orjentoeshin dhe çfarë qëllimi kishin...!
Askujt si tha fjalë të rëndë e fyese, por me urtësin, durimin dhe meçurin e tij , si kundërpërgjegje ishte: Domokracia lejon kundërthënjet dhe kritikat, por e rëndësishme është të punojmë për Kosovën dhe pavarësin e saj.
Ishte njeri që përpiqej të afronte sa më shumë dhe të bashkonte faktorin shqiptar, kjo u dëshmua deri sa ishte gjallë, por edhe u vërtetua me rastin e ndrrimit të jetës dhe ja një thënje e shkrimtarit të njohur shqiptar:

I cili poashtu në kushte dhe rrethana të caktuara ka pasur deklarata të pa matura ndaj dr.Ibrahim Rugovës, që i ka pranuar edhe vet..!
Por ka pasur dhe ka ende sot e kësaj dite të till , që asnjëherë s`kanë pasur guximin, qytetar dhe burrëror t`i pranojnë gabimet dhe veprimet e bëra ndaj tij ,çfarë është për të ardhur keq , se një kategori e tillë ende s`janë shëruar nga sëmurja e pa shërueshme kronike me përpjekje të përhershme infektive me virusin e urrejtjes dhe lemente tjerë infektuese ndihmës …!
URREJTJA si këshillëtar shumë i keq, vazhdonë edhe pas ndërrimit të jetës së tij, që herë pas herë tek disa mjerëz të cilëve u mungon etika e mirëfillët e elementit njerëzor,arsyeja e vërtetë, bëjnë përpjekje të vazhdueshme që me shkrimet e tyre kundër personalitetit të kryetarit të parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës , për ta çvlersuar veprimtarin shumëdimenzionale të tij për çështjen e pavarësisë së Kosovës në veçanti dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
Disa prej këtyre njerëzve me këso lloj veprimesh dhe përpjekjesh, si më parë dhe tani , po bëjnë dhe kanë bërë vazhdimisht , zvetnimin, çvlersimin e demaskimin e personalitetit të tyre ..! Populli si vlerësuesi më i mirë , me të drejtë ka vlerësuar veprimet e tyre dhe në mënyrë shumë bindëse ua ka kthyer përgjegjen e merituar: Me nderimet dhe respektin e treguar sa ishte gjall por edhe kur ndërroi jetë kryetarit i parë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova .
Disa nga mbresat dhe përshtypjet nga takimet me kryetarin e parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën:
Mbresa nga takimi i parë :
Në shtator të vitit 1991 në takimi që patem me dr. Ibrahim Rugovën bashk me shokun tim Skënder Berishën në pranin e Milazim Krasniqit aso kohe më duket sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës gjatë ndejes dhe bisedës mes tjerash:Skënder e pyeti drejtpërdrejtë Dr.Ibrahim Rugovën: A jeni ju për Republikën e Kosovë ? Përgjegja e tij ishte:si zakonisht duke qeshur…ndoshta edhe ma tepër se për Republikë.Në vazhdim i tha, këtë e kemi edhe në programin e LDK-së , merre dhe lexoje me kujdes ,në të ardhmen të bëhet bashkimi kombëtar.Skënderi i kënaqur me përgjegje i thames tjerash:Kjo pergjegje e juaj ishte ashtu si unë kam dashur e menduar, edhe perkrahjen time e keni gjithmon për këtë çështje. Aso kohe bëheshin nënshkrime ilegale dhe gjysëm ilegale-lloj peticioni për Pavarësin e Kosovës në disa qytete të Kosovës ku ne me Skënderin ishim në dijeni, dhe e pyeti edhe për këtë veprim. Përgjegja ishte poashtu pozitive.
Gjatë bisedës së zhvilluar në vazhdim dr.Ibrahim Rugova mes tjerash tha: ! Është shumë me rëndësi kujdesi dhe veprimi, disa të rinjë të akumuluar me energji, donë të bëjnë shkarkimin e asaj energjie pa e orjentuar në kohë dhe momente të duhura dhe shpeshëherë pa e kontrolluar ate edhe pse për qëllime të mira ata shpeshëherë fluturojnë pa krah aq lartë dhe kur vrejn se s`kanê krah, bien nga lartë përplasen dhe bëhen pluhur. Bile e përdori fjalën origjinal për vetvrasje , si kmikazë.!
Lidhur me Demokracinë tha mes tjerash: Në demokraci konkureca dhe vëlerat me kohë vijnë në shprehje në çdo drejtim. Demokracia e ka edhe një të mirë se njerëzit shprehen lirisht dhe sipas aftsive dhe veprimeve secili del në sipërfaqe me kohë me vëlera apo kundërvëlera...!
Mbresa nga takimi i dytë :
Pas takimit tim me personalitete aso kohe të vitit 1992 lidhur me një projektë për Organizimin e Qëndresës afatgjate ndaj represionit serb në Kosovë në drejtimin Humanitarë dhe drejtime tjera të natyrës specifike organizative, pata zhvilluar biseda dhe kërkuar përkrahje nga: dr. Hajrullah Gorani kryetar aso kohe i BSPK-së, I cili pa rezervë tha se e ke përkrahjen time. Azizë Abrashi dhe Burhan Kavaja , realizimin e këtij projekti e shiqonin me skepticizem dhe rezervë dhe mes tjerash kërkesen për grumbullimin e të dhënave që kërkoja thanë se vështir se mundet me kryej me sukses BSPK-së dhe bisedat e zhvilluara aso kohe pergjoheshin dhe une isha i kufizuar ne bisedë për ta thënë haptas qëllimin e projektit por ate e mbulloja me ç¨shtje humanitare ,ndërsa atyre as që u shkonte mendja për këtë dhe përgjimin e mundshëm. ..! Këto ishin vlerësimet e mija dhe janë edhe sot.. Po këto biseda dhe të njejtat qëndrime dhe kërkesa i zhvillova me Adem Demaçin dhe Akademik Rexhep Qosjen , në pranin e Sabit Gashit dhe me të fundit edhe Abdullah Tejecin si dhe vetem në kater sy heren e fundit.Të cilët s`pranuan rrolin e tyre në realizimin e këtij projekti nga se unë mendoja se permes autoritetit dhe emrit që aso kohe kishin në Kosovë kjo do të mundet me u realizuar më leht, për të cilin projekt thonin se është madhor e përkrahin por vet s`munden me u kyq. Ademi arsyetohej se është i zënë me Këshillin për të Drejtat dhe lirit e njeriut dhe propozoi një bashkëpunëtor të tij(Gjergjizin) .
Akademik Rexhep Qosja , lidhur me projektin thoshte se është diçka madhore kombëtare por thoshte se për të realizuar këtë mundet vetem shteti ,qeveria se ka shumë punë…! I thash profesor ne s`kemi shtet jemi të okupuar…! Poashtu edhe Sabiti u perpjek ti sqaron diç më shumë në lidhje me projektin nga se une isha i kufizuar per arsyet e pergjimit siç e ceka më lart.Ai filloi me falë të mira si ushqim shpirtëror lidhur me projektin se asht i mrekullueshem dhe se e përkrah , por vet s`mundet me u angazhuar se është i pavarur dhe të mos keqkuptohet se po perkrah ndonjë shoqatë apo parti, dua të jem i pavarur , por për veprim e përkrahje praktike asgjë, shiqonte interesat e veta..!
Takimin me Kryetarin dr. Ibrahim Rugova e bëra kah muaj Qershor 1993 në selin e Shkrimtarëve në Prishtinë në të cilat zhvillonte aktivitetin e saj LDK-së. Takimi e organizova përmes Edita Tahirit sipas kërkesës sime që takimi të bëhet vetem mes meje dhe kryetarit pa pranin e të tjerëve.
Kështu dhe u realizua takimi ku kam këto mbresa dhe përshtypjet e veçanta:
Mirëpritja e zakonshme, me qeshjen e tij karakteristike: Po sa e njoftova me aktivitetin humanitar aso kohe të Këshillit për realizimin e aksionit Familja ndihmon Familjen, më vonë e regjistruar në Ministrin e Drejtësisë së republikës së Kosovës si Sh H ” FNF ”, ai u shpreh: më vie mirë shumë që po ndihmon minatoret dhe të tjerët të mbetur pa punë...Kurë e vërejti se unë isha i kufizuar në bisedë nga se e kuptoj shumë shpejt se unë po dyshoja se përgjohen bisedat qeshi dhe u afrua pranë meje, duke pohuar me kokë se më kupton dhe kam te drejtë në dyshimet që kisha..!

Unë, pa folur i tregova Formularin nr.1,2 dhe 3 ku kërkoheshin grumbullimi i të dhënave për secilen familje me anëtarët e sajë sipas moshës,gjinisë dhe profesionit në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe pasurin që posedon të lëvizëshme dhe të palevizëshme, në Kosovë. E kuptoj menjëhere rëndësi dhe qëllimin , pasi që edhe unë ia theksova me zë fare të ulët se formularët që ja tregoja ishin me rëndësi të veçantë.
Përgjegja ishte e mrekullueshme, me një kujdesë dhe seriozitet të madh: S`foli fare, por me dor dhe me gjeste tha: Shkruaj dhe sille për ta lexuar sipas nevojës e ruan apo e asgjason (shkyen) për ta ruajtur fshehtësin dhe funksionalitetin, të gjitha këto pa folur pa zë vetem permes shenjave me duar dhe mimikës. Kështu e përfundova takimin dhe vërejta se: Ishte i kujdesshëm, e dinte se përgjohej, dhe mbi të gjitha krijova bindjen se dr. Ibrahim Rugova ishte i përkushtuar në ruajtjen e faktorit njeri në përgjithësi dhe të veprimtarëve në veçanti ,nga e keqja e armikiu shekullor Serb për aq sa kishte mundësi në ato rrethana ekzistuese të okupimit..
Të nejtin seiozitet dhe kujdes kishte edhenë takimet tjera në Shipëri-Tiranë lidhur me çështjen e sitemit të veçantë në kuadër të Republikës së Kosovës- të koduar (9436 ), për të cilin ka qenë në dijeni edhe koordinatori aso kohe (34) për këtë Sistem ne nivelin Republikan për takimet e bëra.
Si përfundim:
Urtësi , durimi dhe mençuria e presidentit të parë të Kosovës si vlera me shumë rëndësi të përdorura me kohë dhe mjeshtri, për të mirën e popullit dhe çështjen e pavarësisë së Kosovës u vlersuan shumë drejt nga populli me rastin e përcjelljes së tij pas ndërrimit të jetës për në amshim me nderimet dhe respektin që i bënë masovikisht , në ato ditë acarri me ngrica dhe temperatura të ulëta me -20C, ku populli në rradh priste me durim, për ti bë nderimet kryetarit Ibrahim.
Urtësia, durimi dhe mençuria e tij, bëri miqësi edhe me shumë personalitete të ndryshme nga vendet e ndryshme të botës e në veçanti miqësia e lidhur me SHBA-së që e thoshte gjithnjë dhe që u vërtetua me intervenin dhe ndihmën që SHBA ja dhanë Kosovës në momentet ma të vështira , kur gjindej para zhbërjes nga gjenocidi i ndermar nga Serbia.Dhe me të vërete thonte: Fal zotit dhe SHBA-së dhe UçK-së Kosova është e lirë dhe ne shpëtuam…!
Për nderimin dhe respektimin që të tjerët paten për dr. Ibrahim Rugovën dëhmojnë shumë mirënjohje dhe çmime me rëndësi nga institucione të ndryshme që ju ndanë sa ishte gjall dhe pjesëmarrja në varrimin e tij dhe dergimi i ngushëllimeve familjes dhe institucioneve të Kosovë si dhe homazhet e bëra ende sot e kësaj dite nga personalitet të ndryshe siç ishte rasti i paradokohësh i ish komandantit të Forcave të NATO-së shumë i nderuar dhe respektuar nga populli shqiptar i Kosovës dhe institucionet e saj Gjenerali tani në pension Vesli Klark etj. Një deklarat nga diplomati amerikan Richard Holbrooke lidhur me vlersimet që i bënë kryetarit të parë të Kosovësku mes tjerash shprehet :

Vlersimet Robert Dolit për kryetarin Ibrahim Rugova:

Ndërsa është interesant vlersimi i ish Ambasadorit të fiundit Amerikan Warren Zimmermann në Beograd në librin e tij : BURIMET E NJË KATASTROFE- Jugosllavia dhe shkatrruesit e saj, ku mes tjerash
Po në këtë drejtim i ka mbetur borgj, politika ndërkombëtare e në veçanti ajo e BE, e cila nuk e njohu drejtpërdrejt pavarësin e merituar të Kosovës sipas Kërkesave të Dr. Ibrahim Rugovës, duke hezituar dhe stërgjatur gjendjen e pa përcaktuar të Kosovës,ku sipas të gjitha rrjedhave të deri tanishme, i ka konvenuar Serbisë ashtu siç ajo dëshiron...të shtyhet në paskajshmëri mos pranimi i pavarësisë së Kosovës.!

Abas Fejzullahi
2006-06-10
Bern
Zvicër

BISEDAT E DETYRUARA TË KOSOVËS ME SERBINË!?

Abas Fejzullahi

Është normale zhvillimi i bisedave mes dy palve për shqyrtimin e problemeve ekzistuese apo marrëveshjeve mes tyre për nevojatë dhe interesat e të dy palëve, me a apo pa ndermjetsues, varsisht nga situata, rrethanat dhe kushtet kur zhvillohen bisedimet , përmbajtja dhe qëllimi i tyre.

BISEDAT E DETYRUARA TË KOSOVËS ME SERBINË JANË TË DËMSHME DHE TË RREZIKSHME PËR KOSOVËN,KUR DREJTËSIA S`GJEN ZBATIM ..!

RASTI, i detyrimit të Kosovës nga faktori ndërkomëtar për të zhvilluar bisedime me Serbinë ,para njohjes së të drejtës legjitime e të natyrshme të Pavarësisë së Kosovës është një gabim dhe padrejtësi që po i bëhet Kosovës aktualisht.!
Padrejtësitë e bëra nga politika dhe diplomacia e disa shteteve Europiane që nga marrëveshja e Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës dhe Parisit ku me vendimet dhe qëndrimet e tyre u coptua Shqipëria Etnike, duke ja dhuruar Kosovën Serbisë dhe çamërinë Greqisë.!
Në vend që të përmirësohen sot këto padrejtësi nga të njejtat shtete , të cilat thirren në demokraci dhe drejtësi,ato ende sot e kësaj dite hezitojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës së cunguar, si kompromisin më të madhë të bërë nga shqiptarët sipas kërkesave dhe lloj.lloj kushtëzimeve nga na e politikës dhe diplomacisë së BE.
Intervenimi i NATO-së, me 24 mars 1999 mbi caqet ushtarako policore dhe paramilitare të Sërbisë, për ta nderprerë gjenocidin ndaj popullit shqiptarë të Kosovës në veçanti dhe atij jo sllavë në përgjithësi, ishte një veprim i drejtë dhe i arsyeshëm pothuajse me vonesë dhe në momentet e fundit …kur Serbia zbatonte haptas gjenocidin dhe zbraste Kosovën nga shqiptarët ..!
Deklaratat e ndryshme nga politikaj të ndryshëm të shteteve të Europës perendimore, ishin se :Nuk do të lejohet dhuna e Serbisë ndaj Kosovës, si në Bosnje dhe Hercegovinë, se çështja duhet të zgjidhet me mjete paqësore dhe politike,se s`do të lejoj katastrofën humanitare e deklarata te tilla shterrpe, ndërsa praktikisht Serbia në terren zbatoi dhunën,gjenocidin edhe ndodhi katastrofa humanitare deri sa SHBA-së ndërhynë.. përkundër dëshirës dhe pëpjekjeve të pengojnë ndërhyrjen në forma dhe mënyra të ndryshme , nga disa shtete të BE, aleate tradizionale të Serbisë duke i mundësuar kohë dhe hapësirë Serbisë për veprimet e bëra..!

Pas Hyrjes së forcate të NATOS-së në Kosovë, kthimi i popullatës shqiptare në Kosovë ishte pothuajse Biblik, dhe e befasoi edhe faktorin ndërkombëtar..!
Kosova e shëndrruar në tokë të djegur, sipas planifikimit të bërë e të përgatitur nga Serbia,infrastruktur dhe economi tërsisht të shkatrruar, filloi të merr frymë lirisht në skamjen dhe mjerimin e pas luftës ku nga ana e OKB-ara u vendos administrata ndërkombëtare e ashtuquajtura UNMIK.
UNMIK-u në Kosovë nga administrator të shumtë nga të cilët një pjesë e mirë burokrat me përvojë nga të gjitha vendet e botës filloj gjëja rregullimin e administrimit civil, me rregullore të qeverisëse, me plot e përplot paqartësi dhe ngatërrime…!
Me fajin e vet vendorve, që për qëllime karrjeriste, të udhëhequr nga urrejtja ,të etshëm për pushtet e jo për të bërë shtet, kërkuan mes tjerash:
Zhbërjen e parlamentit të RK, mosnjohjen e kryetarit të Kosovës, të institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat aq sa kanë mundur në kushte dhe rrethana lufte dhe okupimi kanë zhvilluar pushtetin paralel dhe faktikisht mohuan Kushtetuten e Kaçanikut...!
Këto kërkesa ishin vetvrasje, andaj edhe UNMIK-u ju ofroj Kornizen Kushtetuese, në të cilën po sillen vendorët vërdallë qe gjashtë vite pa kurrfarë kompetencash vendim marrëse dhe ekzekutiv.
Pra Kosova filloi nga zero përseri, për krijimin e institucioneve,sipas shijes dhe kushtëzimeve të ndërkombëtarëve .
UNMIK-u në Kosovë zhvilloi veprimtarin administrativo civile, duke u majur nga të ardhurat e larta, ndërsa Kosova në drejtimin e ekonomik erdhi gjithnjë duke u varfrua dhe tani ka një papunësi mbi 70% dhe tani pothuajse ka në dorë shkopin e lypsit.
UNMIK-u praktikisht s`bëri asgjë në zhvillimin economi si bazë themelore për mvetësi,lulzoi korrupsioni krimi politik dhe ekonomik i pa zbuluar dhe i pa ndëshkuar deri më tani.
UNMIK-u bashkë me diplomacin e BE i parashtruan kosovës detyra të ndryshme shtëpiake, për përmbushjen e Standardeve të ndryshme duke i kushtëzuar dhe detyruar për të zhvilluar bisedime me Serbin lidhur me çështjen e statusit të Kosovës.!
Pakica serbe në Kosovë, tërsisht e përgdhelur nga UNMIK-u haptas formoj enklavat e tyre, në pranin e ndërkombëtarëve si të UNMIK-ut dhe Kforit Francezë e bëren ndarjen e Mitrovicës, ku serbet ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve dhe nuk përgjigjen, bojkotojnë haptas institucionet e Kosovës , dhe thjesht bëhet një diskriminim i hapt ndaj mbi 90% shqiptarëve autokton në trojet e tyre etnike dhe privilegia e përkdhelje ndaj pakicës serbe prej 5% te ardhur si kolonizator… në Kosovë..!
Të bisedohet me Serbin për çështjen e Pavarësisë së Kosovës me detyrime dhe kushtëzime siç është decentralizimi dhe t¨ drejtat e pakicës serbe në mënyrë ku jo vetem që kanë aso të drejta sh që shkojnë në dëm dhe diskriminimin e 90% të shqiptarëve, politica dhe diplomacia e UNMIK-ut dhe e BE e quajn diskriminim pozitiv..!
Faktikisht Serbia qe gjashtë vite vepron haptas me pakicen serbe në Kosovë, administron me ta Veriun e Mitrovicës, paraqet kusht, kushtëzime . bënë shantazhe dhe bllokime si dhe krijon tensione dhe situata konfliktuoze, dhe për të gjitha këto jo vetem se tolerohet por deri me tani edhe është përkrahur ne forma te ndryshme..!
Serbia haptas kercnohet kundër pavarsisë së Kosovë.
Krejt kjo është rezultat i perkdheljes , në vend të ndëshkimit ,për krimin dhe gjenocidin e ushtruar ndaj Kosovës në faktorin njerëzor dhe ekonomik.
Në vend që Faktori ndërkombëtar ti paraqet detyrime, të afatizuar Serbisë për ,mosbashkëpunimin me Tribunalin e Hages e cila luan me te si po don deri me tani, ajo vazhdon te lutet dhe miklohet , në vend që të paguaj dëmet e luftës të shkatuara nga si agresore, t`i vehen sanksione dhe plotësim standardesh , këto i kërkohen Kosovës..! Kjo mënyrë e veprimit nga faktori ndërkombëtar s`ka të bëjë asgjë me të drejtën por me padrejtësi duke ndëshkua viktimen dhe përkrahur agresorin.
Përse të bisedohet me Serbin për Pavarësin e Kosovës?
Pakica serbe do ti ket ato të drejta siç i kanë Shqiptarët e okupuar nga Serbia në Preshev, Medvegje e Bujanoc.
Faktori ndërkombtar e ka pasur dhe e ka shumë leht nese don me veprua me drejtësi: Te drejtat e pakicave serbe ne Kosovë të rregullohen ashtu si që janë në Kroaci, Macedoni etj.
Përse në Kosovë kërkohen të drejta speciale dhe privilegjim për serbet, te cilet sot e kësaj dite sillen me arogancë..!
Me të drejtë shqiptarët kanë dyshime në politiken e faktorit nderkombëtar dhe detyrimet e bisedimeve me të Kosovës me Serbinë pa zbatimin e drejtësisë në praktikë, janë të rrezikshme dhe të dëmshme per ardhmërin e Kosovës.
Vargjet e At Gjergj Fishtes edhe tani me shumë të drejt i përgjigjen aktualitetit të diplomacisë së faktorit nderkombëtar e në veçanti politikës së BE.

Ah, Evropë he kurva e motit!
Qi i re mohit punve t`Zotit ,Po kjo asht shej i qytetnis

A MUND TA BOJKOTOJMË NE SHQIPTARËT DIKË NDËRSA PO E BOJKOTOJMË VETEVETEN!?

Shkruan: Kadri Mani

Është thënë e është shkruar sa e sa herë se konsumatorët dhe tregtarët duhet të kenë kujdes e respekt ndaj prodhimeve vendore, t’iu japin përparësi këtyre prodhimeve, ngase vetëm kështu do të përparonte ekonomia kombëtare, në të kundërtën ajo dëmtohet rëndë.
Edhe kur është fjala për artikujt e konsumit të gjerë, konsumatorët blejnë në dyqanet më të afërta, pavarësisht se nga është malli, sepse jeta dinamike nuk ua lejon një “luks” dhe një “sport” të shëtitjeve e të breshëritjeve nëpër dyqane, për ta gjetur mallin e nevojshëm vendor, e aq më pak kur ai mall mungon krejtësisht!?
Kohën e fundit po reklamohet fort një lloj çaji i importuar nga Serbia “HERBA VITA”, Bojnik, Ul. Radanska br. 34, Neto: 300 gr. Dhe po shitet në Qendrën Tregtare “Kodra e Diellit” Loklai nr. 18, Tel.: 044/423 100, me çmim 23 euro.
Ja një pjesë e reklamës:

ÇAJ

KUNDËR SËMUNDJES SË SHEQERIT

“Herba Vita”-ÇAJI MË EFIKAS NË TERAPINË NATYRALE
HERBAVITA
ÇAJ KUNDËR SËMUNDJES SË SHEQERIT
Më i miri në fushën e fototerapisë...


Dhe ndryshe nga prodhimet e konsumit të gjerë ushqimor, këtë lloj çaji-ilaç, të sëmurët nga sëmundja e sheqerit janë të detyruar ta blejnë, paçka se më parë do ta blinin po të vinte nga Shqipëria, të cilës nuk i mungojnë bimët mjekësore, por si dukët ata ende ato bimë i shesin të papërpunuara!?
Të shkretët edhe s’kanë faj: si tepër janë të angazhuar me rrahje ndër vete në Parlament!? E ku mbet t’iu bie ndër mend se duhet të merren edhe me prodhim vendor dhe ngritje fabrikash përkatëse!?
E mora shembull Shqipërinë, duke pasur parasysh se kinse llogarisim si në një shtet të lirë, sepse edhe Kosova e njëjtë është: po t’ua hedhin parlamentarëve një thes me euro, do të copëtoheshin duke i futur në xhepat e veta interesat e popullit e të shtetit!!
Kur do të zëvendësohet të deritashmit me patriotë të vërtetë parimorë e konsekuentë?

Telegramngushëllimi

E nderuar familje e Dr. Sabit Ukës, në emër të Redaksisë të revistës “Shqipëria etnike”, ju shprehim ngushëllimet tona më të thella për vdekjen e kryefamiljarit tuaj dhe të historianit të madh e të merituar shqiptar.
Dhembja është e madhe, por kur është familjare dhe kombëtare, është më lehtë e përballueshme.
Tok me ju jemi krenarë që e patëm të tillë në ballë të oxhakut kryekuvendar. Plak urtak sa real aq legjendë! Dr. Sabit Uka vdiq fizikisht, por në kujtesën e popullit do jetë i gjallë deri në amshim: në faqet e revistës tonë do të defilojnë skenat e Toplicës tonë të larë në gjak nga barbarët pushtues sebianë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për historianin zulmëmadh Dr. Sabit Ukën!

Për Redaksinë,
Bajram Vitia, drejtor
Kadri Mani, redaktor

Në Prishtinë me nderime u varros historiani Dr. Sabit Uka

Dr. Sabit Uka
5.11.1920-2.9.2006

Studiuesi që ndriçoi fatin e muhaxhirëve shqiptarë të rajonit të Sanxhakut të Nishit


“Ndriçimit të kësaj ngjarje të hidhur, dr. Sabit Uka i kontribuoi edhe me tezën e doktoratës “Vendosja dhe pozita e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit (1877-1878), të cilën e mbrojti me sukses në vitin 1993. Kësaj kaptine të dhembshme të historisë së shqiptarëve, dr. Sabit Uka ia kushtoi gjithsej 8 vepra, në të cilat paraqiti faktet e pamohueshme për etnocidin e paparë që ekspansionizmi serb ushtroi mbi popullatën shqiptare, që deri atëherë jetonte në trojet e veta etnike të Sanxhakut të Nishit”, theksoi Shefki Ukaj

Nga Kadri Mani

Me Dr. Sabit Ukën nuk njiheshim qëmoti, ama nga larg e kemi adhuruar për veprat e tija “Dëbimi”. Këtë vit (2006) jemi takuar shpesh: kam tentuar që t’ia shes librat, por pak kam arritur: tek-tuk shitja ndonjë, kurse Nazmi Berisha-Dyzi pati ardhur nga Norvegjia dhe e pati blerë kompletin.
Dr. Sabit Uka më këshillonte dhe më ndihmonte edhe për provime:
Historia e gjuhës është edhe historia e popullit, në këtë pikë unë mund të të ndihmoj diçka-shkruaj!- dhe më diktonte pyetje-përgjigjet e mundshme në provimet, për historinë e gjuhës shqipe dhe ngjarjet me rëndësi që lidhen me të.
Ndërkaq, aty kah mesi i korrikut kur ishte te ne në drekë, tok me bashkëshorten e vet të devotshme, me zonjën Emine Kasapolli-Uka, Bashkëshortes time, zonjës Shukrije Bunjaku-Mani, ia tregoi tri rregullat e kafes, kurse mua m’i diktoi pesë rregullat e odës:

Tri rregullat e kafes:

1. E pyet mysafirin, jo a po do kafe, por: çfarë kafe po do?-dhe ia bën kafen pas kërkesës;
2. Nuk e mbush filxhanin rrafsh, por i lë vend për buzë: “i paske lënë vend për buzë” dhe
3. Vegën e filxhanit ia lë mysafirit kah dora e djathtë.

Pesë rregullat e odës:


1. I përshëndetë të pranishmit zakonisht, shqip, me tungjatjeta, mirëmëngjesi, mirëdita etj., varësisht se çfarë kohe është;
2. Përpiqesh me gjesh një vend që mendon se të takon ty, e mos me insistuar kah vendi më i laltë, ose edhe vetë ata të orientojnë kah vendi që të takojë;
3. I lejon që të vazhdojnë aty ku e patën muhabetin qëparë: burra vazhdoni ku e patët muhabetin;
4. Në qoftë se merr pjesë në bisedë, përpiqesh me ia përshtatë bisedën rastit, vendit dhe përbërjes të të pranishmëve: biseda konkrete në rastin konkret dhe
5. Kur të duash të çohesh, mos u ço derisa të jetë dikush duke folur, por prite rastin kur të pushojë muhabeti ose edhe shfrytëzoje rastin kur të ngritët dikush.

Nga Dr. Sabit Uka: 15 shprehje të huaja dhe zëvendësimi e tyre me shprehjet tona në shqipe:


MONITORIM-VËSHTRIM
SFIDË-SPROVË
FOKUSUAR-THELLUAR, PËRQËNDRUAR
IMPLEMENTIM-REALIZIM, ZBATIM
PËR MOMENTIN-TANI, TASHPËRTASH
TRANSPARENT-HAPUR, SHESHAZI
APLIKAR-KONKURIM
APLIKON-LUTJE, KËRKESË
TENDER-ANKAND
INVOLVIM-KYÇJE, PJESËMARRJE
MENAXHIM-PËRDOR, UDHËHEQ, QEVERIS
AGJENDA- PLAN NË SHQYRTIM
MAZHORANCË-SHUMICË
MINORANCË-PAKICË
CIMER-CIMERKOLEG, BASHKËBANUES

Në veprat e veta, Dr. Sabit Uka ka botuar edhe një këngë popullore:

T’MJERT MUHAXHERËT
KAH PO SHKOJNË


Çka kanë bjeshkët që po ushtojnë,
t’mjert muhaxhirët kah po shkojë
nëpër shi e nëpër borë,
po iu vdesin thmija n’dorë,
5 Asnja udhën s’po muj tfillojnë.
Kush a shqiptar që ban sevap
muhaxhirëve iu ban konak,
u ndez jerm e u jep darkë,
u shtron mirë, t’ flejnë rahat,
10 prej që janë dalë prej t’zezës shpi,
s’kanë pasë bukë që piqet n’hi,
s’kanë pasë çerep, s’kanë pasë kaci,
Sheh Ahmeti fjalë ka çue:
-Mue zemra m’ka kushtue,
15 muhaxhert n’kangë m’i knue,
kah kanë ikë, kah kanë shkue.
-More mbret, thonë muhaxheria!
More mbret, more mbreti i ri,
shite Bosnjë e Rumeli,
20 a po sheh çka u ba n’thmi?
Na kanë gri t’shkretët sabi,
thmija s’ftofti na u kanë mërdhi,
dath e desh n’ borë e n’shi...
----------------------------------

Kadri Mani

NJË PLAK URTAK
/Dr. Sabit Ukës/


Një plak urtak
I gjatë-bajrak!
Në supe i kërrusur
Në shpirt i rysur
Me përvojë i stërvitur
Me mundime i kalitur
Amzë bletësh në koshere
Hoje mjalti pranvere
Që bën punët pa potere
Orakull parathënës
Mbrojtës nga mishngrënës
Ndër sogjetore tellallët
Po na vijnë kanibalët!
Mbrojtës nga belaja
Sa s’ka ardhur hataja
Sa s’kanë ardhur militarët
Me të mprehtat hanxharët
Rrini sus te shtëpia
Sa s’ka arritur yrfija
Sa s’ka ndodhur kasaphana
Plagët ua fashoj nëna
Jehonën shtypshkronja
Dëbimet morën dhenë
Orakulli njëherë len!
Një herë len dhe rrëfen
Për të gjitha kohërat
Kjo vlen.
E saherë ta hamë bukën
Ta urojmë Sabit Ukën
Edhe kur t’i hani pitet
Situata mund të përsëritet...
Ruajini tapitë-policën
Kurrë të mos e harrojmë
Toplicën!
Më 2 shtator dymijegjashtë
Ndryshoi moti
Pikon shiu pikon loti
Në Antalia të Turqisë
Vdiq i zoti i shtëpisë
Vdiq babai i historisë
Bardhi i Madh qe hedh në garë
Me Sabitin mësues të parë
Pikojnë zemrat vrer e gjak
Mos Urtakut s’i dhamë hak!?
Andaj pret krejt mileti
Të ribotohet
Kompleti.