Donnerstag, 20. Dezember 2007

KOKRRA GJUHE

Shqipëria nuk mësohet dot, as nuk ndritët dot, as nuk qytetërohet dot me gjuhë të huaj, përveç me gjuhën e mëmës, që është shqipja.
(Kostadin Kristoforidhi)

Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar.
(Eqrem Çabej)

Fillimi e themeli i çdo diturie është gjuha, që popujve u mban gjallë kombësinë e tyre të shtrenjtë. Shtetet ngatërrohen e zhduken, trojet e disa fise zihen nga fiset e tjera, por e vetmja cilësi që e shquan dhe e bën të njihet kudo ku mund ta hedhë fati, është vetëm gjuha.
(Jeronim De Rada)

Gjuha më mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

(Ismail Kadare)

Gjuha është biografi e popujve, sepse me gjuhën, më mirë se në çdo material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale dhe morale.
(Rexhep Qosja)

Pa gjuhë të pasur e të pastër s’ka ide e mendime të larta. Gjuha letrare mësohet deri në fund të jetës.
(Idriz Ajeti)

Për të shkruar pastër gjuhën shqipe duhet: 1.Të studiojmë shkrimtarët e vjetër e të rinj që kanë shkruar një gjuhë të pastër shqipe; 2. Të mendojnë shqip e t’u reshtemi fjalëve të huaja sa është e mundur e sa i ka gjuha jonë, dhe konstrukteve të huaja t’u krejt së krejti; 3. Të sundojmë gjuhën e popullit kudo të maleve e të fushave tona.
(Aleksandër Xhuvani)

Shqipja ka mundësi të pakufizueshme për të krijuar dhe për të përkthyer. Ajo ka fjalë të shkurtëra, të gjata, oksitone, paroksitone, proparoksitone, ç’të duash ka! Nga mundësitë që krijon gjuha shqipe ua kalon shumë gjuhëve të botës dhe mund të krahasohet me gjermanishten, prandaj s’ka faj gjuha po ku është poeti?!
(Lasgush Poradeci)

Në qoftë se për gjuhët e tjera pastërtia e gjuhës është një çështje e rëndësishme, për gjuhën shqipe ajo është një çështje etnike.
(Marko La Piana)

Gjuha, që të bëhet gjuhë, i duhet edhe ndërgjegjja kombëtare.

(Branko Merxhani)

Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip, të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do të marrë vesh qeni të zonë.
(Nonda Bulka)

Tashti kemi shumë njerëz që i dinë mirë gjuhët e huaja. Por, kemi pak, shumë pak njerëz që e dinë gjuhën shqipe, që mund ta shkruajnë e ta flasin bukur e pa gabime.

(Gjovalin Shkurtaj)

Po sot shoh një turmë të errët prej analfabetësh me diplomë në xhep, që po i vërsulen shqipes dhe duan t’i vënë thikën në kurriz, që të gdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë se gjuha është një copë dru pa shpirt. Nuk din që është jo vetëm e gjallë, po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyjë a një dell, trupi i tërë i tronditet, vuan, dhe humb forcën bashkë me diturinë.
Kur e thatë një gjë njëherë të jetë e mbarsur, mos ma përsërisni më tutje me të tjera fjalë.
(Faik Konica)

Një kulturë e lartë gjuhësore kërkon edhe shprehja të jetë e qartë, e përpiktë, e përpunuar, e pasur, e gjallë, e larmishme, e fuqishme, dhe jo të mbetet në gjedhe të huaja, kur shqipja ka mënyrat përkatëse të shprehjes dhe kur të parat nuk sjellin gjë të re.

(Mahir Domi)

Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit më të vjetër shqiptar.
(Holger Pedersen)

Për shkrimtarin ka vetëm një formë të patriotizmit: qëndrimi ndaj gjuhës letrare. Literatura e keqe është një lloj tradhtie.
(Brodski)


Poeti që shpreh nivelin më të lartë të gjuhës shpreh njëkohësisht nivelin më të lartë të vetëdijes kombëtare. Pohoj se kjo vepër s’është më pak e dobishme se ekonomia ose ushtria kombëtare.
(Karel Çapek)

Gjuha, njeriu e kombi që e flet janë thuajse e njëjta gjë.

(Leopardi)

Një komb me asnjë mënyrë tjetër nuk mund të dalë nga barbaria përveçse duke punuar gjuhën e vet.
(Herder)

Gjuha është dashuria deri në varr.

(Franc Kafka)

Quaj njeri atë që është zot i gjuhës së vet amtare!
(Chiamo uomo que e padrone della sua lingua materia)

(Një autor italian)

Një shoqëri zbulohet përmes pamjes së gjuhës së vet.

(Artur Rambo)

Nuk duhet të turpërohesh të shkruash gjuhën tënde.

(Zhoashen Dy Bely)

Ndërgjegje pa gjuhë s’ka. Po edhe gjuhë pa ndërgjegje prapë s’ka.

(Wundt)

Krejt ç’është e tepërt duhet lënë jashtë dhe e domosdoshmja të thuhet vetëm njëherë.
Të mos formohen fjali të gjata, jo më shumë se 15-20 fjalë në fjali.

(Ludvig Reiners)

(Dr. Qemal Murati: GRAMATIKA e GABIMEVE)

Keine Kommentare: