Po i tregonte një drenicas pleqnarit Xhemjl Obrija se si ishte çmend një burrë dhe anëtarët e familjes e kishin lidhur dhe po e ushqenin.
“Mirë paskan bërë- tha Xhemjali- shyqyr!”
“Pse po thua ashtu, o aga Xhemajl!?”- u çudit fshatari.
“Paj po them se shumica e paskan bërë zap një të çmendur dhe po e ushqyekan derisa t’i dalë ndonjë ilaç te mjeku apo te hoxha. Qysh po do me ardhë koha, kemi m’u çmend gjysma, që thua ti, dhe gjysma e shëndoshë nuk mund ta bajë zap gjysmën tjetër!”
Bisedën e patëm lënë përgjysmë dhe po e vazhdojmë sot më 24.12.2006:
Xhemajl Obria ka vdekur 1908, e ka lënë zëvendës vëllaun e vet, Kadriun. Nja një muaj a dy pas vdekjes së tij, kishin ardhur dy mysafirë të panjohur. Kur e kanë marrë vesh se ka vdekur Xhemajli, nuk e kanë treguar qëllimin pse kanë ardhur. Edhe u tubojshin krejt kojshia pas darke. Edhe rrinë sa rrinë dhe shkojnë pa e ditur se nga ishin, vetëm se janë jabanxhi. Janëhpërnda diut me flejt, të nesërmën janë shkuar fqinjët te Kadriu, dhe kanë vetë në i ka njohur ata mysafirë se nga ishin e kush ishin? Ai është përgjigjur se po, se ata kallëzuan, ishinkanë mësitët e Leninit! Janë ardhur nëpër Kosovë me i vetë krentë e Kosovës a e pranojnë partinëe e Leninit. Ai Çka iu the? Ua këndova një kangë:
Në thasha unë çka ka thanë Lenini
M’u baftë barku gurë mullini!
Edhe kur të vdes në dhe
n’vorre tona mos më shtini
Gjumni në gropa të Halim Brahimit
Le t’më hanë qentë e Qerkinit!
Le t’m’i shpein eshtrat nëpër fushë
Le tadijnë hallku se sjam kanë kurrkush!
1943 kryetarët e tri komnave të Drenicës: Banush Sedllari, Isuf Gradica edhe Sadik Zeneli, kryetar i komunës dhe deputet me Ferat Dragën, të partisë demokratike; janë shkuar te Tahir Berisha me pyet se çka po bëhet, pasi e ka Rifatin komunist, e di se çka po bahet? Ai ka thënë se nuk e di, por pasi tanimë kanë ardhur do t’ua këndojë një këngë:
Moj Kosovë, mori bijë
T’u ka pre një këmishë për ty
Këmisha e re pëlhura e vjetër
Vishe qito se s’ka tjetër!
Mirë e dimë se nuk t’bjen taman
Se u pre në Beligrad
e është qepur në Tiranë!
25.12.2006- bashkë me zotni Hajriz Demakun u vozitëm për në Gjilan: moti kohë nuk e ka parë Gjilanin dhe deshëm t’ia bënim një vizitë poetit Selman Vokshit. Zotni Selmani dhe zonja e shtëpisë, Ajshja, u gëzuan dhe u kënaqëm muhabet e recitime! Zotni Selmanit i kishte ardhur një këngë e incizuar në magnetofon për babin e tij, Lot Vakun me shokë, nga këngëtarë të Shqipërisë!
“Ata paskan kënduar më mirë se unë për babin tim!”- na tha zotni Selmani.
Pas disa orësh biseda, pije e ngrënie, kërkojmë leje dhe ngrihemi në këmbë; na falënderojnë dhe shtojnë se u kënaqëm duke kaluar çaste të këndshme.
Zotni Selmani më porosit që ta takoj kryetarin e rinisë, zotni Mentor Baranin, që të merremi vesh për përkujtimin e përvjetorit të vdekjes të Dr. Ibrahim Rugovës, që vjershat e tija të deklamohen në recital më 21 janar 2007.
Pyetje: Meritat e veprimtarit pjesëtohen me meritat edhe të bashkëshortes?
Përgjigje:
Pyetja e fundit: Një urim apo porosi për Vitin e Ri 2007?
Përgjigje:
Binak Ulaj
ÇUDI
Të shkrumbuar paskemi qenë
Për pushtet- të papushtet
Medet!
Për LIRI- çalthi
Për pasuri-vrap
Cjepurrakë *
ÇUDI
E pjellë stramastike *
Kobëtarë të çdollojtë
Cucerranë* në pushtet- të papushtet
LIRIA cërron degëprerë
Ngopemi me erë
ÇUDI
Shkrumb, të shkrumbuar
Për lirinë e
Përfitimeve
Uzurpimeve
E agmi Lirie larg
Kështu, cakapreka
Vjen vdeka
ÇUDI
Sa kamës paskemi qenë
Për ndërtime, mbindërtime
Të egra...
E thoshim
E themi
S' kemi
Për liri
Për të RËNËT...
Mjaft kemi dhënë
Të gjorët ne
Sa ditëlënë
ÇUDI
Pak AMANETAS
Të LIRISË
Mbetëm
Jetëzbrazët
E ahti i të RËNËVE EMËRNDRITUR
Ajgëton
Vështrojmë anamendas
Çervish liria bëhet
Dëmës të LIRISË shumë,
pak AMANETAS, pak
LIRIA kullon gjak
Fytin n' lak
Amanet shajnish
Ne, të rinjtë
T' krahut njerëzor
Mësimin e jetës
Mësuam e mësojmë
Vrapaqorras
S’ ju besojmë
Se lirinë
Shajtojnë, shajtojnë *
Fidanë lirie
prapë
Shemërtojmë*
ÇUDI
Tanimë
s 'çuditëm për asgjë
ÇUDI
Prishtinë, 2004
* cjepurak =që nuk i venë punët mbarë
* stramastik = melez, hibrid
* cucerran = i turpëruar, frikacak
* shajtojnë= vrasin keq...shëmbin
* shemërtojmë= zëvendësoj një fidan që s' ka zënë me një fidan tjetër
Donnerstag, 20. Dezember 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen