Florentina Havolli
VASHA NGA DRENICA
Në zemër të Kosovës
Unë jam nga Drenica
Di të luftoj porsi trimat
Si Azemi e shotë Galica
Pasha shpatën e lavdisë
Pasha Shpellën e Dragobisë
Pasha shqipet me flamurë
Jo s’e lëshoj Kosovën kurrë!
BEDRI HAJDIN MUSTAFA
-dëshmor-
E la babën dhe la nënën
E la nusen e vogëlushen
Që të gjitha për një ideal
La studimet e doli në mal!
Vogëlushja quhet Ardhmëria
Është modeste dhe krenare
Ajo s’rrëmbehet nga lavdia
Babin ia vrau bota barbare!
Lotët po derdhen si uji i lumit
Sot themi lamtumirën e fundit
Pashë zotin nënë teri njata sy
Birit tënd dëshmor i qoftë lavdi!
GAZMEND HAJDARI-DËSHMOR
Ishte ditë e martë
Dielli nxehte shumë
E mua më shtangu
Një lajm i pafund
E vranë Gazmend Hajdarin
Djalin e ri
E vranë Gazmendin
Tok me gjyshin e tij!
Ajo ditë në Drenicë
Ishte shumë e rëndë
Kishin ardhur të strehohen
Nga të gjitha anët
Donnerstag, 20. Dezember 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen