Donnerstag, 20. Dezember 2007

“Shqipëria etnike-për fëmijë”

Ju paraqesim shkrimtarët tuaj

Ibrahim Kadriu

SHËNUAR NË NJË TË
DIELE TË NËNTORIT


Pluhuri është çmendur krejt edhe gjethet
Të rëna me naze ia zënë rrugën haresë
Që në të dielën e tetorit
Më kishte afër të ma ngjyroste çastin

Pamja e pluhurosur m’i bën perde shikimit
Në njerëz të strukur në englendisje
S’çajnë kokën fort për fishkëllimë të erës
Mbajnë ritmin e hapave e kërkimit të vetvetes


Shënime biografike

Inrahim Kadriu, i lindur më 8 janar 1945 në Zhegër, fshat i Karadakut të Gjilanit (Kosovë). U shkollua në Zhegër (filloren), Gjilan (Normalen); studimet universitare në Prishtinë. Dy vite ka punuar në detyrën e pedagogut. Më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen “Rilindja”, gazetar në rubrikën e kulturës dhe reporter i lirë. Që nga viti 1973 e tutje ishte redaktor i kulturës në të njëjtën gazetë. Në “Rilindje” i ka vazhduar puna deri në dhjetor të vitit 1999 kur (në detyrën e redaktorit) kalon në të përditshmen “Zëri” ku edhe sot punon.
Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar edhe në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht... Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si Çmimin “Shtjefen Gjeçovi”, për poezi, Çmimi i Nëntorit (të Prishtinës) për skenarin e serisë televizive “Fidani”, realizuar sipa romanit “Pas kthimit”, Çmimin e vendlindjes, çmimin “agim Ramadani” etj. Romanin “Pas kthimit” Tadio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim të cilin (në disa vazhdime) e ka emituar gjatë viteve të tetëdhjeta.

Nga ky autor

Netët e Karadakut, porzi (1969)
Qyteti i luleve, tregime (1970)
Pranvera shikon nga bregu, tregime (1970)
Diçka po ndodh, poezi (1972)
E lumi rridhte, novelë dhe tregime (1972)
Armendi, poemë (1974)
Pas kthimit, roman (1975), ribotoi “Naim Frashëri”, (1985)
Hapësirë, poezi, (1977)
Shpëtimtarët, novelë dhe tregime (1978)
Kohë e të korrave, roman (1979)
Troku, poezi, (1980)
Tregime (1980)
Kroi i ilaçit, roman (1982) botimi serbokroatisht “Lekovit izvor” (1987)
Ethet e një dimri, roman (1983)
Koprena vremena serbokroatisht, poezi (Veli i kohës) – (1984)
Zogjtë fluturojnë vetë, roman (1986)
Fjalori i mbrapsht, poezi, (1986)
Epoka në figura, roman (1987)
Nëna, novela, (1988)
Tregime, përzgjedhje lekture (1988)
Pastaj harrohet, poezi (1989)
Më shumë se lojë, roman (1990)
Qerrja e dritës, roman (1990)
Loja e fundit, roman (1993)
Përrallorja, novelë dhe tregime (1996)
Vite me plagë, roman (1998)
Spirale muzgu, roman (2002)
Shqiptarja e gjithë botës, roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003, ribotim i romanit “Qerrja e dritës”
Shtëpia e fantazmave, roman, (2004)
Qeni me tenxhere, poemë, (2005)
Dreni dhe Drenusha, novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, (2005)
Na ramas timp pentru sarbatori (S’mbeti kohë për kremte), vëllim poetij në gjuhën rumune, Bukuresht, (2005).
Botime të tjera:
Dhurata letrare, libër leximi për kl. VII (1987), shumë herë i ribotuar,
555 arsye për të qeshur, libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1995)
444 arsye për të qeshur, libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1997)

Kadri Mani/ dy vjersha

Emblemat e padukshme


Gjyshi kaherë i lemë
Gjyshi ynë i lashtë
Pse s`ke një emblemë
Dhe asnjë dekoratë?

Vërshuan me pyetje
Si bletët ndër pyje
Nipa edhe mbesa
Kacabunj e pilivesa!

E ç`t`iu thoshte gjyshi
I mbështetur për muri
Si t`iu ndalej yryshi
Po a çel gojë guri!?

E pa gjyshja plakun
Që ishte në siklet
Shkoi t`ia jepte hakun
Të mos e linte n`adalet:

me kile dhe me okë
nga koka në thembër
ka medalje në kokë!
ka emblema n`zemër!

Fëmijët tanë të mirë
Gjyshi është i dëlirë
S`i ka dekoratat n`setër
Por ka stolitë në sedër!

20.11.2004-Lenzburg

TË MOSHUARIT MAJË
GËRMISË!


Të moshuarit majë Gërmisë
Për çdo ditë në ora gjashtë
Fillojnë bisedat me qesëndis
Hiq një kashtë se dalin shtatë!

Kush ç’ka bërë e kush ç’ka thënë
Me mesele edhe me anekdota
Kërcet gazi se ç’gaz moj nënë
Këtu është kultura këtu është bota!

Fryhen shfryhen mushkëritë e tyre
Si një rrëshiq e sikur një puhacë
Të spastruar prej çdo mynxyre
Nuk rrinë truç si lakrat në kacë!

Nga maja e Gërmisë shihet qyteti
Një shtresë mjegulle e ka kapluar
Fillon të zgjohet mbarë mileti
Sakaq brofin të gjithë të zgjuar!

Janë punëtorët herakë të agmisë
Janë shkollarët ndër universitete
Krushqit e gatitur të pavarësisë
Shqipëri etnike ndër kontinente!

Ata janë tonat nipat edhe mbesa
Ato janë tonat mbesat edhe nipa
Se ç’galdon xhani galdon shpresa
Kjo është Kosova trung me pipa!

Keine Kommentare: