Edhe në këtë moshë (15.6.1924), vital, çehreqeshur e krenar për
orientimin e mbarë në Organizatn Nacional Demokrate Shqiptare
Jemi në shtëpinë e zotni Hajriz Demakut, plakut 82-vjeçar nga Drenica, e shtunë 24.6.2006, mesditë. Fjetat shkëlqejnë nga pastërtia. Bashkëshortja e tij zonja Tahire Berbati-Demaku, është e mërzitur për birin e vdekur nga sëmundja zemrës, në Mërgatë, i ndjeri Ismetin 53-vjeçar, ka lënë gruan me 2 fëmijë, një bir dhe një bijë; kjo ka ndodhur para një muaji: e kanë sjellë kufomën nga Belgjika, dhe e kanë varrosur këtu në Prishtinë, janë kryer ngushëllimet, ama dhembja është e madhe për njeriun e vet, relativisht i ri.
Kanë pasur 8 fëmijë, tre iu kanë vdekur të vegjël, të tjerët, 5 bij e një bijë, i kanë të martuar, që të gjithë të shkolluar, por më i njohuri ndër ta, është, padyshim, zotni Daut Demaku, shkrimtari ynë i mirënjohur.
Zotni Hajriz Demaku ka qenë xehetar, në xeheroren e Hades ka punuar 27 vjet dhe me dhunë në pension: “Neka ide, nije zdravo klice!”- (Le të shkojë, nuk është bimë e shëndoshë”- ka thënë një anëtar i Komisionit!
Paraprakisht ka kryer Metresën në Gjakovë-1939, shkollë e mesme, por si nacionalist, anëtar i NDSH-së, nuk mund të punësohej askund, pos në punë fizike! Po edhe me këtë punë ishte i kënaqur dhe punonte edhe punë ndërtimtarie, ja, thotë, këtë shtëpi dykatëshe, me dy hyrje, vetë e kam ndërtuar.
Më 1941, kur kanë ardhur gjermanët, hoxhallarët ishin mësuesit e parë, pos ndonjë mësues që vinte nga Shqipëria. Ushtria gjermane i kishte kazermat dhe qarkullimin rrugor, rrugët kryesore, punët e tjera i kishim ne vetë: shkollat, flamurin, qeverisjen e vendit.
Nuk pajtohet me Prof. Dr. Muhamet Pirrakun, i cili po i shpallte komunistë: Shaban Polluzhën, Ramadan Agushin, Ramiz Cërnicën... dhe Zotni Hajrizi shton me humor:
“Shyqyr që nuk i ra ndërmend ta shpallte komunist edhe Skënderbeun!”
I lavdëron vëllezërit veprimtarë Kryezinjtë e Gjakovës: Cenën, Hasanin, Sahitin dhe Ganiun, ky i fundit ka vdekur në burg.
Pyetje: Pse u vra Cena Begu me atentat?
Përgjigje: Cena Begu ka qenë dhëndër i Mbretit Ahmet Zogut. Zona e Junikut ka qenë një zonë neutrale ku strehoheshin kaçakët, dhe Cena nga pozita e Ambasadorit në Beograd, ka nënshkruar që ajo zonë neutrale t’i bashkëngjitet Jugosllavisë. Në këtë pikë nuk është pajtuar Zogu...
Uran Butka ka shkruar një fejton për kryezinjtë, te gazeta “Bota sot”, mbase në vitin e kaluar?
Donnerstag, 20. Dezember 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen