Nga poezia shqiptare
Ibrahim Kadriu
S’MBET KOHË PËR KREMTE
Është vrarë njeriu që e kam njohur
Ishte pranë jetës e jetën gjakonte
Fliste dashuronte plot shkëlqim në sy
Njeriu që e njihja me shtrëngim dore
Është vrarë pse qëndronte në këmbë
Pse i gëzohej mëngjesit, ditës, fjalës
As e mendonte vdekjen, ai burrë burri
Është vrarë se i gëzohej hapave që bënte
Është vrarë derisa ecte të arrinte harenë
Të pritur me shekuj dhe të afruar
Duart i kishte të zgjatur për përqafim
Por vrasja ndodhi – heu kumt i zi
Është vrarë njeriu që e kam njohur
M’i la shuplakat zbrazur, gishtat shtrirë
S’mbeti kohë për kremte nga ajo ditë
Kur vrasësi s’dinte – ç’domethënë të jetosh.
Nga poezia botërore
Rene Filomb
QYTETËRIMI
Më gjetën në errësirë të thellë
të kasolles nga bambusë
më gjetën
të veshur n’obom[1] dhe lëkurë kafshe
me bisedat e mia
dhe me të qeshurit si vërshimi
me tam-tam tim
gri-gri dhe perënditë
O mëshirë! Sa primitiv!
Ta qytetërojmë!
Atëherë ma shpëlanë kokën
me librat e tyre llafazane
pastaj trupin ma zbukuruan
me hajmalitë e tyre
shartuan
në gjakun tim
të ndritur e të tejdukshëm
edhe koprracinë
edhe alkoolin
edhe prostitucionin
edhe përdhosjen
edhe politikën vëllavrasëse...
Urra!
Më në fund jam njeri i qytetëruar!
[2] Obom – rroba nga lëvorja e drurit.
Donnerstag, 20. Dezember 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen