Emblemat e padukshme
Gjyshi kaherë i lemë
Gjyshi ynë i lashtë
Pse s`ke një emblemë
Dhe asnjë dekoratë?
Vërshuan me pyetje
Si bletët ndër pyje
Nipa edhe mbesa
Kacabunj e pilivesa!
E ç`t`iu thoshte gjyshi
I mbështetur për muri
Si t`iu ndalej yryshi
Po a çel gojë guri!?
E pa gjyshja plakun
Që ishte në siklet
Shkoi t`ia jepte hakun
Të mos e linte n`adalet:
me kile dhe me okë
nga koka në thembër
ka medalje në kokë!
ka emblema n`zemër!
Fëmijët tanë të mirë
Gjyshi është i dëlirë
S`i ka dekoratat n`setër
Por ka stolitë në sedër!
20.11.2004-Lenzburg
TË MOSHUARIT MAJË
GËRMISË!
Të moshuarit majë Gërmisë
Për çdo ditë në ora gjashtë
Fillojnë bisedat me qesëndis
Hiq një kashtë se dalin shtatë!
Kush ç’ka bërë e kush ç’ka thënë
Me mesele edhe me anekdota
Kërcet gazi se ç’gaz moj nënë
Këtu është kultura këtu është bota!
Fryhen shfryhen mushkëritë e tyre
Si një rrëshiq e sikur një puhacë
Të spastruar prej çdo mynxyre
Nuk rrinë truç si lakrat në kacë!
Nga maja e Gërmisë shihet qyteti
Një shtresë mjegulle e ka kapluar
Fillon të zgjohet mbarë mileti
Sakaq brofin të gjithë të zgjuar!
Janë punëtorët herakë të agmisë
Janë shkollarët ndër universitete
Krushqit e gatitur të pavarësisë
Shqipëri etnike ndër kontinente!
Ata janë tonat nipat edhe mbesa
Ato janë tonat mbesat edhe nipa
Se ç’galdon xhani galdon shpresa
Kjo është Kosova trung me pipa!
Donnerstag, 20. Dezember 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen