Donnerstag, 20. Dezember 2007

MILAN SHUFLAY - 9.11.1879-19.2.1931

Porosi shkencëtarëve të rinj: më 21 shkurt 2007 duhet ta përkujtojmë albanologun zulmëmadh, Dr. Milan Shuflay, me rastin e 76-vjetorit të rënies nga zezë dora serbe

Dhe duke përkujtuar Abanologun, njëkohësisht ia lajmë një pjesë të borxhit dhe përgënjeshtrojmë mohuesit tanë pervers të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe nga Iliria dhe ilirishtja, sikur që janë: asllan metamët, karlo buroviqët, alias pas të cilëve fshihet falsifikatori Kapllan Resuli-Buroviq, me tituj të falsifikuar “shkencorë”

Shkruan. Kadri Osmani- Mani, prof.

Historiani kroat me origjinë gjermane, Dr. Milan Shuflay, dhe albanologu më i devotshëm, u lind në Lepogllavë dhe vdiq në Zagreb nga një atentat të kurdisur nga një grup ilegal i quajtur “Mlada Jugosllavia”-(Jugosllavia e re), e në fakti ishte për mbrojtjen e Jugosllavisë së vjetër, Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene, e cila në fakt ishte vetëm serbe, sepse mbretëronte hegjemonizmi serb!
Grupi ilegal: Brkić, Goldener, Marčec dhe vrasësi Zaweger; ishte zbuluar, por ata ikin në Beograd dhe nuk i kthehen gjykatës në Zagreb!
Me atë rast, zotërintë Albert Einstein & Heinrich Mann, shkruajnë:
“APEL MEĐUNARODNOJ LIGI ZA LJUDSKA PRAVA-APEL LIGËS NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT”- 125, AVENUE DE WAGRAM, PARIZ.

Fort të nderuar miq!

Ne nuk mund të bëjmë lëshim e të mos ia tërheqim vërejtjen Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ngjarjen e 18 shkurtit të këtij viti [1931.] e cila i solli vdekjen shkencëtarit kroat dr. Milan Shufflay.
Kur ky shkencëtar ditën e cekur po shkonte në shtëpi, ishte në një rrugë të Zagrebit, kur është sulmuar pas shpine, dhe sipas burimeve tona, e plagosin rëndë me shufër hekuri. Dhe ditën tjetër vdes nga palët e rënda, kurse më 22. shkurt varroset në Mirogojë pranë martirëve kroatë.
Profesori Milan Shuflay ishte i njohur me punimet e veta të shumta shkencore. Megjithatë, gazetat e Zagrebit nuk guxonin të lajmëronin për veprimtarinë e këtij shkencëtare, madje edhe lajmin e vdekjes qe konfiskuar, kurse as shprehjengushllimet nuk guxohej t’i përgatisnin. Nuk qe e lejueshme as të shpallet koha e varrimit, kurse qe e ndalueshme të theksohet flamuri i pikëllimit në gjysmështizë në ndërtesën e Universitet. Rinia shkollore, e cila mori pjesë në përcjellje në kortezh, shteti policor i përzuri nha Zagrebi, kurse flamurin trengjyrësh kroat, me të cilin ishin të rrethuara kurorat, i mënjanuan.
Emri i vrasësit, Branko Zwerger, ishte i njohur. E njohur ishte edhe organizata të cilës i përkiste vrasësi ("Mlada Jugoslavija"). Ishte e ditur se vdekja ishte me marrëveshje në natën prej 11. deri 12. shkurt në banesën e prefektit të qytetit, gjeneralit Belimarkovića. Tek ajo marrëveshje merrnin pjesë anëtarët e organizatës "Mlade Jugoslavije" Brkić, Godler, Marčec dhe vrasësi Zwerger. Edhe përkundër kësaj, policia zagrebase zyrtarisht lajmëronte më 19. shkurt se kinse kryesi i krimit nuk dihet.

Vrasjes së profesorit Shuflay i paraprinë faktet vijuese:

1. Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, iu është dërguar një vargu personaliteteve të ndryshme – ashtu udhëheqësve dr. Vladku Mačku, dr. Anti Trumbiću, dr. Mili Budaku, profesorëve të universitetit dr. Filipu Lukasu, dr. Davidu Karloviću, dr. Milanu Šufflayu e të tjerëve – letra kërcënuese me nënshkrim "Za kralja i otadžbinu"-Për mbretin dhe atdheun), me të cilat i lënë në përgjegjësi me kokat e tyre personale dhe me jetët veta e të familjeve të tyre, po që se në kohën e qëndrimit të mbretit në Zagreb ndonjë protestë apo demonstratë.
2. Kësaj organizate terroriste, e cila mban emrin publik "Mlada Jugoslavija" mbreti Aleksandër i ka mbajtur fjalim publik, me të cilin tha për mënjanimin e deputetëve të zgjedhur kroatë, që ka zbatuar. Me fjalët: "Unë i kam mënjanuar deputetët", ai vetë e dha nxitjen respektivisht urdhëresën se me mënjanimin e tij formal nga parlamenti do duhet të kalohej në mënjanimet fizike, pra të likuidimit përfundimtar. Si shembul do të vlente 20. qershori 1928., kur në parlamentin e Beogradit janë likuiduar udhëheqësit kroatë.
Delegacioni i popullit kroat e përfaqësimit që më 25. janar 1930 ia dorëzoi Ligës së popujve në Gjenevë memorandumin, i cili njëherazi i qe dorëzuar edhe shteve dhe organizatave të gjitha shteteve të kulturuara, duke ua tërhequr vërejtjen për gjendjen nëe Kroaci. Me këtë memorandum përpara gjithë njerëzimit ngrihej akuza kundër nëpunësve të shtetit të mbretit të Serbisë si kundër tmerrit dhe lemerisë, që qeveria po i bën mbi popullin kroat. Siç tregojnë faktet, këto tmerre nga ajo kohë ishin edhe më të mëdha.
Duke marrë parasysh këtë gjendje te tmerrshme, ne po ju lutemi, që Liga Ndërkombëtare të marrë të gjitha masat që këtij pushteti të dhunshëm t’i jepet fund.
Nuk guxon të heshtet kur vrasjet përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Nuk guxon të heshtet kur vrasësit madhërohen sikur heronj popullorë.
Mendojmë se vetvetiu Liga Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e ka detyrë që të apelojë te të gjithë ata të cilët i çmojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, që t’i kundërvihen kësaj llahtarie që po zotëron në Kroaci, të ngritin protestën më solemne. Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, ku ekzistojnë degët e Ligës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e kanë për detyrë të dalin si mburojë përpara këtij populli liridashës dhe i qytetëruar. Ne e presim vendimin tuaj dhe ju përshëndesim.
-----------------------------------------------------------------------------------------
Këtu është vendi i përshtatshëm të theksohet se po në parlament në Beograd, qe helmuar në kafe deputeti i Shkupit, Kolë Bojaxhiu, babai i Nënë Terezës dhe nga hemorragjia e brendshme ka vdekur për katër ditë, ngase helmi kishte qenë aq i fortë, sa që ia kishte gri e shkatërruar rropullitë, pa pasur mundësi t’i ndihmonin as mjekët!
Me sa dimë, derimëtani është botuar një libër për këtë albanolog.
Dr. Milan Shufflay: SERBËT DHE SHQIPTARËT, Prishtinë, 1968, f. 238.
Mendojmë se kjo është pak dhe duhet të bëjmë më tepër për këtë kolos. Ngase shkak i drejtpërdrejtë i atentatit ishte vizita e gjuhëtarit në Tiranë, dhe fill me t’u kthyer në Zagreb, ndodhi vrasja!? Mbretëria serbe nuk honepste gjurmime albanologjike që do të vërtetonin autoktoninë shqiptare në Kosovë!
Dr. Milan Suflay, është historian kroat, njëri nga themeluesit e albanologjisë dhe romansier i parë i romanit diturorfantastik kroat.
---------------------------------------------------------
Nga të tjerët:
Me rastin e atentatit, reaguan me shkrimet e tyre: "Tribuna", Romë; "Berliner Tagblat"; "New York Times"; "Frankfurter Zeitung"; "Arbënia", Tiranë; "Vullneti i Popullit", Tiranë, etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si: Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe Ligue Internationale des Droits des L'Homme, Federation Universitaire Internationale.

Zbulimet më të reja nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut

Shuflaj, kishte lënë pa përfshirë këtu edhe disa dokumente nga Arkivat e Dubrovnikut dhe Kotorrit. Një gjë të tillë, e ka pohuar vetë, në letrën e zbuluar këto ditë në Arkivin e Dubrovnikut. Në letër, e cila mban datën e 9 janarit të vitit 1931, ai kërkon ti mundësohet studimi i dokumentave që ruhen në këtë arkivë, ngase po pregaditej të botonte volumin e tretë të: "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". Me këtë rast, nga vetë dora e Shuflajt, kemi një të dhënë shumë të rëndësishme, se volumi i tretë po pregaditej, se nuk ishte shkruar kurrë.
Pos kësaj letre, në Arkivin e Dubrovnikut, kemi zbuluar edhe proçesverbalin e bërë nga arkivi për studimin që bëri Milan Shufalj atje, deri me 17 shkrut, dmth. një ditë para se të vritej. Ky proçesverbal, është i një rëndësije të dorës së parë, ngase aty janë të shënuar me saktësi dhe pedantëri të gjitha volumet, dokumentat dhe dorëshkrimet që ka shfrytëzaur Shuflaj gjatë studimit të tij. Kjo, është një lehtësi e jashtëzakonshme për ne, që të mund të bëjmë rikontruimin e gjithë asaj që Shuflaj studioj dhe përshkroi për volumin e tretë të kryeveprës së tij, aq më parë, ku ne nuk kishin, deri tashi, asnjë informatë se çka planifikonte Shufalj të fuste në volumin e tretë, nga ky arkivë.
Duke ndjekur shenimet e Shuflajt, kemi konsultuar disa nga volumet, dorëshkrimet dhe dokumentat, që ishin shënuar nga survejuesit e arkivit, dhe kështu kemi vërtetuar me saktësi, se lënda arkivore e studiuar nga Shuflaj, nuk kalonte vitin 1451, që ishte kufiri i fundit për vëllim e tretë. Me këtë rast falënderojmë porf. Ivo Oreshkoviqin, dr. Ivo Veseliqin, Niksha Selamin, dhe Ivana Lazareviqin që na mundësuan të shikojmë dhe të krahasojmë lëndën arkivore, por edhe na vunë në dispozicion gjithë dokumentacionin për Shuflajn, i cili ishte vetëm për shërbim të brendshëm.
Shuflaj paraqet kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, me një traditë të vazhduar që nga antika e lashtë
Pas studimeve dhe analizave të posaçme, të bëra pas hulumtimit dhe zbulimit të lëndës arkivore, Shuflaj, paraqet kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, duke mbrojtur teorinë se kjo kulturë, ishte më e afërt me Bizantin dhe Dalmatët, se sa me Sllavët e ngulur në Ballkan dhe se kishte një traditë të pasur që nga kohët më të lashta. Kontributi i tij në këtë drejtim është i argumentuar dhe ka themele të forta shkencore.
Kontributi i dr. Shuflajt në trajtimin e çështjes së ngritjes së dinastëve shqiptarë në Shqipërinë e Veriut dhe problemin e gjenezës së tyre, e zbërthen në atë mënyrë, që duke gjetur lidhje të ndryshme farefisnore, të gjakut apo martesore me bujarët fqinj, malazias, kroatë, grekë, maqedonas, bullgarë apo serb, vëren ndikim të caktuar në organizimin e strukturës shtetërore shqiptare dhe institucionet tjera që kishin një traditë të gjatë në këto treva. Krahas kësaj ai trajton edhe problemin e institucionit të notariatit, të cilin e analizon që nga zanafilla e tij nëpër qytet bregdetare shqiptare, duke tërhequr një paralele në mes zhvillimit të këtij institucioni në Italinë veriore dhe Dalmaci në njërën anë dhe në Italinë jugore dhe në trojet shqiptare. në anën tjetër, studim, që deri tash ka mbetur i vetmi në këtë lëmi.
Duke analizuar njësitë politike dhe ato territoriale-gjeografike, sipas të dhënave burimore arkivore, dr. Shuflaj e shqyrton problemin e gërshetimit të elementeve perëndimorë dhe lindorë në nomenklaturën topografike të Shqipërisë, duke tejkaluar kështu tezat e vjetruara dhe të njëanshme gjoja "shkencore", mbi influencën ekskluzive të Perëndimit apo Lindjes në trevën e Ballkanit, duke arritur kështu në përfundim të ri shkencor, sipas të cilit në këtë hapësirë gjeografike kemi të bëjmë me influenca të gërshetuara pa ndonjë dallim të favorizuar në llogari të njërit apo tjetrit ndikim.
Prejardhjen ilire të shqipes e të shqiptarëve, Shuflaj e dëshmon me argumente shkencore ndër të tjera edhe me praninë e emrave të vendeve, krahinave dhe vëllazërive të cilat i trajton për emra ilirë, e që mund të zbërthehen me brumin gjuhësor të shqipes. Në anën tjetër shpreh mendimin se shqipja është një idiomë e ilirishtes dhe fazë e re e një të folmeje të moçme ilire, ngase shqiptarët jetojnë aty, ku në kohë të lashta kanë jetuar ilirët dhe ishin në këto treva, pa asnjë dyshim, para dyndjes së sllavëve.

Edhe në studimet tjera të dr. Millan Shuflajt bie në sy pasuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por disi kanë mbetur anash pa u analizuar dhe shqyrtuar sa duhet, faktorët ekonomikë dhe shoqërorë dhe ndikimi i tyre. Historia e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me një aftësi të jashtëzakonshme rigjeneruese e cila paraqet thelbin autentik të historisë së Ballkanit në përgjithësi, e asaj shqiptare në veçanti.
Qëndrimi i Milan Shuflajt në Shqipëri dhe marrëveshja për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare
Qeveria shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim të veçantë, për shkencëtarin dhe albanologun e njohur kroat me famë botërore, e fton në fund të vitit 1930, që të vizitojë Shqipërinë. Kjo ftesë bëhet menjëherë pasiqë "Kaiserliche Akademie der Wissenschaften in Wien" i kishte propozuar dr. Shuflajt të vazhdojë botimin e vëllimit të tretë, të "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". I pritur me nderime më të larta shtetërore, që nga mbreti Zog, kryeministri, ministri i kulturës dhe më në fund nga anëtarët e Parlamentit shqiptar, dr. Millan Shuflajt i njihet, dhe në një farë mënyre, i shpërblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushën e albanologjisë dhe veçanërisht në studimin dhe botimin e dokumentave mesjetare të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të panjohura fare. I shoqëruar nga intelektualë dhe politikanë shqiptarë, studiuesi i madh kroat, viziton arkiva të ndryshme kishtare, biblioteka, pika arkeologjike dhe njihet për së afërmi me kulturën dhe traditën shqiptare, për të cilën kishte shkruar aq shumë. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentat e shumta mesjetare, ai kërkon që pjesa më e madhe e tyre të fotografohen ose të përshkruhen që më vonë, kur të kthehej në Zagreb, ti studionte me themel dhe të nxirrte konkludime të rëndësishme shkencore. Për fat të keq, një gjë të tillë nuk arriti ta bënte kurrë ngase u vra nga dora kriminale e policisë serbe. Në mbrëmjen e 18 shkurtit të viti 1931, aty rreth orës 20h, në rrugën "Dalmatinska" nr. 6, (në Zagreb) nga pusia, goditet për vdekje, dr. Milan Shuflaj. Plagët ishin të rënda dhe ai vdes të nesërmen, më 19 shkurt. Vrasësit ishin Branko Zwerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina, të cilët kishin marrë urdhër nga Beogradi, që të likuidionin dr. Shuflajn.
Shteti shqiptar, heq të gjitha shpenzimet që do të bëheshin për botimet e Acta Albaniae... dhe të një historije të Shqipërisë disa vëllimshe
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, dr. Shuflaj më 16 janar 1931 mban një fjalim në Parlamentin shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme elaboron punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të "Acta Albaniae", si dhe të "Historisë së Shqipërisë". Për këtë gjë, Parlamenti shqiptar nga buxheti i shtetit, e urdhëron ministrin e arsimit që në emër të shpenzimeve të paguaj në "Banque Commerciale de Bâle á Zurich", në llogari të dr. Millan Shuflajt, shumën prej 75.000, frangash ari, që sot është e barabartë me rreth 4 milionë dollarë.
EKSKLUZIVE dhe Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar, për ribotimin fototipik, të dy volumeve, të kryeveprës së Milan Shuflajt, "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia," e cila rrezikon të zhduket përgjithmonë, nga një dorë misterioze, e cila fillimisht e dëmton, pastaj edhe e zhdukë fare. Paraljamërime, për një zhdukje të tillë, kemi nga Institucione zyrtare, shqiptare, kroate... etj, por edhe intelektual e studiues të shumtë.

NË DUBROVNIK, TË DHËNA TË REJA PËR MILAN SHUFLAJ Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflaj. Menjëherë pas atentatit policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij. Një pjesë e mirë nga këto dorëshkrime si duket janë humbur përgjithmonë, ngase edhe sot e kësaj dite nuk i gjejmë ndonjë gjurmë. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre: "Tribuna", Romë; "Berliner Tagblat"; "New York Times"; "Frankfurter Zeitung"; "Arbënia", Tiranë; "Vullneti i Popullit", Tiranë, etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si: Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe "Ligue Internationale des Droits des L‘Homme", "Federation Universitaire Internationale".
Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, për "Codex diplomaticus" të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore, shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pa hulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm te studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga pena e dr. Milan Shuflajt dolën studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë. E tillë është vepra monumentale "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", të cilën e boton së bashku me L. Thallocin dhe K. Jireçekun.
Materialin e mbledhur dr. Shuflaj e sistemonte dhe e përcillte me komente të ndryshme, kështu që të shumtën këto komente paraqesin diskutime me vlerë të lartë shkencore dhe mund të shfrytëzohen si studime të veçanta. Punën për përgatitjen e botimit të kësaj kryevepre e ka vazhduar edhe më tutje. Janë përshkruar një pjesë e dokumenteve nga arkiva të ndryshme, është konsultuar literatura përkatëse, si dhe është bërë plani konkret për botimin e vëllimit të tretë.
Gjetja e regestave të vëllimit të tretë të "Acta Albaniae..." në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, një sensacion i vërtetë shkencor dhe kulturor
Kohët e fundit, në shtypin periodik, si dhe në studime të veçanta, në Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Austri, Itali, por edhe gjetiu, është shkruar se është gjetur vëllimi i tretë, i cili ishte i gatshëm për botim. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Dr. Milan Shuflaj nuk kishte arritur ta përgatiste për botim vëllimin e tretë, ashtu siç është shkruar e pohuar deri tani. Në dorëshkrimet e tij, të cilat ruhen në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, një pjesë e këtyre dokumenteve, që përbëjnë dy të tretat e vëllimit të tretë, janë të shpërndara nëpër kuti të ndryshme. Kjo është e tëra që është zbuluar, pas hulumtimeve të bëra, e jo dorëshkrimi komplet i vëllimit të tretë, sikur pohohet tani. Pra dr. Milan Shuflaj nuk e kishte shkruar e as që e kishte përgatitur për botim vëllimin e tretë.
Pohimet e mësipërme u vërtetuan kur në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, në fondin e Ministrisë së Arsimit [fondi 295, dosja 85, f. 1-43, viti 1931] u zbulua komplet përmbajtja e vëllimit të tretë të "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", aq shumë të përfolur, i cili shkaktoi edhe debate e polemika të shumta te studiuesit, historianët, por edhe te gazetarët.
Shuflaj kishte përgatitur, sikur edhe në dy vëllimet e mëparshme, tashmë të botuara, "regestat" [sinopsisin] e dokumenteve që duhej të futeshin në vëllimin e tretë. Informacionet për ekzistencën e këtyre dokumenteve M. Sufflay i kishte nxjerrë nga botimet e ndryshme të korpuseve burimore me autorë: Baronius, Cerone, Eubel, Farlati, Fermendin, Gelcich, Hopf, Iorga, Ljubic, Makuev, Marinesco, Pastor, Thalloczy, Theiner, Waddingo, që kishte arritur t‘i konsultonte gjatë përgatitjes së dy vëllimeve të para të AA. Nga këto botime ai kishte mbledhur jo vetëm të dhënat për përmbajtjen e dokumenteve, por edhe për vendndodhjen e tyre. Shënimet mbi dokumentet i grupon sipas arkivave dhe bibliotekave ku ato ndodheshin si në Arkivin e Venedikut (450 dokumente nga vitet 1407-1451), Arkivin e Vatikanit (113 dokumente nga vitet: 1405-1451), Arkivin e Napolit (20 dokumente, nga vitet 1402-1451), Arkivin e Barcelonës (12 dokumente nga vitet 1447-1451), Arkivin e Ankonës (8 nga vitet 1412-1439), Museo Civico të Venedikut (2 nga viti 1420), etj. Është interesant fakti, që në përmbajtjen e vëllimit të tretë, M. Sufflay nuk kishte futur dokumentet nga Arkivi i Barcelonës, të cilat i kishin përshkruar për llogari të tijën disa scribes spanjol, por ky ia kishte huazuar akademikut serb në Beograd, Jovan Radonic-it, për konsultim, për një studim. Ky i fundit i botoi ato në vitin 1942, pas vdekjes së M. Sufflay, pa pasur lejen e tij. M. Sufflay i kishte kërkuar me këmbëngulje që Radonić-i t‘ia kthente dokumentet nga arkivi i Barcelonës, e megjithatë ai i kishte mbajtur ato, edhe pse i kishte premtuar Sufflay-t se do t‘ia kthente.

Zbulimet më të reja nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut

Shuflaj kishte lënë pa përfshirë këtu edhe disa dokumente nga Arkivat e Dubrovnikut dhe Kotorrit. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë në letrën e zbuluar kohë më parë në Arkivin e Dubrovnikut. Në letër, e cila mban datën e 9 janarit të vitit 1931, ai kërkon t‘i mundësohet studimi i dokumenteve që ruhen në këtë arkiv, ngase po përgatitej të botonte vëllimin e tretë të "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". Me këtë rast, nga vetë dora e Shuflajt, kemi një të dhënë shumë të rëndësishme, se vëllimi i tretë po përgatitej, se nuk ishte shkruar kurrë.
Pos kësaj letre, në Arkivin e Dubrovnikut kemi zbuluar edhe procesverbalin e bërë nga arkivi për studimin që bëri Milan Shuflaj atje, deri më 17 shkurt, domethënë një ditë para se të vritej. Ky procesverbal është i një rëndësie të dorës së parë, ngase aty janë të shënuar me saktësi dhe pedantëri të gjitha vëllimet, dokumentet dhe dorëshkrimet që ka shfrytëzuar Shuflaj gjatë studimit të tij. Kjo është një lehtësi e jashtëzakonshme për ne, që të mund të bëjmë rikontruimin e gjithë asaj që Shuflaj studioi dhe përshkroi për vëllimin e tretë të kryeveprës së tij, aq më parë, ku ne nuk kishim deri tani asnjë informatë se çka planifikonte Shuflaj të fuste në vëllimin e tretë nga ky arkiv.
Duke ndjekur shënimet e Shuflajt, kemi konsultuar disa nga vëllimet, dorëshkrimet dhe dokumentet që ishin shënuar nga survejuesit e arkivit, dhe kështu kemi vërtetuar me saktësi, se lënda arkivore e studiuar nga Shuflaj nuk kalonte vitin 1451, që ishte kufiri i fundit për vëllimin e tretë. Me këtë rast falënderojmë prof. Ivo Oreshkoviqin, dr. Ivo Veseliqin, Niksha Selamin dhe Ivana Lazareviqin, që na mundësuan të shikojmë dhe të krahasojmë lëndën arkivore, por edhe na vunë në dispozicion gjithë dokumentacionin për Shuflajn, i cili ishte vetëm për shërbim të brendshëm.
Shuflaj paraqet kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, me një traditë të vazhduar që nga antika e lashtë
Pas studimeve dhe analizave të posaçme, të bëra pas hulumtimit dhe zbulimit të lëndës arkivore, Shuflaj paraqet kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, duke mbrojtur teorinë se kjo kulturë ishte më e afërt me Bizantin dhe Dalmatët, se sa me sllavët e ngulur në Ballkan dhe se kishte një traditë të pasur që nga kohët më të lashta. Kontributi i tij në këtë drejtim është i argumentuar dhe ka themele të forta shkencore.
Kontributi i dr. Shuflajt në trajtimin e çështjes së ngritjes së dinastëve shqiptarë në Shqipërinë e Veriut dhe problemin e gjenezës së tyre, e zbërthen në atë mënyrë, që duke gjetur lidhje të ndryshme farefisnore të gjakut apo martesore me bujarët fqinj, malazias, kroatë, grekë, maqedonas, bullgarë apo serb, vëren ndikim të caktuar në organizimin e strukturës shtetërore shqiptare dhe institucionet tjera që kishin një traditë të gjatë në këto treva. Krahas kësaj ai trajton edhe problemin e institucionit të notariatit, të cilin e analizon që nga zanafilla e tij nëpër qytetet bregdetare shqiptare, duke tërhequr një paralele në mes zhvillimit të këtij institucioni në Italinë veriore dhe Dalmaci në njërën anë dhe në Italinë jugore dhe në trojet shqiptare në anën tjetër, studim, që deri tani ka mbetur i vetmi në këtë lëmë.
Duke analizuar njësitë politike dhe ato territoriale-gjeografike, sipas të dhënave burimore arkivore, dr. Shuflaj e shqyrton problemin e gërshetimit të elementeve perëndimorë dhe lindorë në nomenklaturën topografike të Shqipërisë, duke tejkaluar kështu tezat e vjetruara dhe të njëanshme gjoja "shkencore", mbi influencën ekskluzive të Perëndimit apo Lindjes në trevën e Ballkanit, duke arritur kështu në përfundim të ri shkencor, sipas të cilit në këtë hapësirë gjeografike kemi të bëjmë me influenca të gërshetuara pa ndonjë dallim të favorizuar në llogari të njërit apo tjetrit ndikim.
Prejardhjen ilire të shqipes e të shqiptarëve, Shuflaj e dëshmon me argumente shkencore, ndër të tjera edhe me praninë e emrave të vendeve, krahinave dhe vëllazërive, të cilat i trajton për emra ilirë, e që mund të zbërthehen me brumin gjuhësor të shqipes. Në anën tjetër shpreh mendimin se shqipja është një idiomë e ilirishtes dhe fazë e re e një të folmeje të moçme ilire, ngase shqiptarët jetojnë aty, ku në kohë të lashta kanë jetuar ilirët dhe ishin në këto treva, pa asnjë dyshim, para dyndjes së sllavëve.
Edhe në studimet tjera të dr. Milan Shuflajt bie në sy pasuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por disi kanë mbetur anash pa u analizuar dhe shqyrtuar sa duhet faktorët ekonomikë dhe shoqërorë dhe ndikimi i tyre. Historia e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me një aftësi të jashtëzakonshme rigjeneruese, e cila paraqet thelbin autentik të historisë së Ballkanit në përgjithësi, e asaj shqiptare në veçanti.
Qëndrimi i Milan Shuflajt në Shqipëri dhe marrëveshja për vazhdimin e studimeve në
fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare Qeveria shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim të veçantë për shkencëtarin dhe albanologun e njohur kroat me famë botërore, e fton atë në fund të vitit 1930 që të vizitojë Shqipërinë. Kjo ftesë bëhet menjëherë pasi "Kaiserliche Akademie der Wissenschaften in Wien" i kishte propozuar dr. Shuflajt të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". I pritur me nderime më të larta shtetërore, që nga Mbreti Zog, Kryeministri, ministri i Kulturës dhe më në fund nga anëtarët e parlamentit shqiptar, dr. Milan Shuflajt i njihet dhe në një farë mënyre i shpërblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushën e albanologjisë dhe veçanërisht në studimin dhe botimin e dokumenteve mesjetare, të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të panjohura fare. I shoqëruar nga intelektualë dhe politikanë shqiptarë, studiuesi i madh kroat viziton arkiva të ndryshme kishtare, biblioteka, pika arkeologjike dhe njihet për së afërmi me kulturën dhe traditën shqiptare, për të cilën kishte shkruar aq shumë. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentet e shumta mesjetare, ai kërkon që pjesa më e madhe e tyre të fotografohen ose të përshkruhen. Kështu, më vonë, kur të kthehej në Zagreb, t‘i studionte me themel dhe të nxirrte konkludime të rëndësishme shkencore. Për fat të keq, një gjë të tillë nuk arriti ta bënte kurrë, ngase u vra nga dora kriminale e policisë serbe. Në mbrëmjen e 18 shkurtit të viti 1931, aty rreth orës 20:00, në rrugën "Dalmatinska" nr. 6 (në Zagreb), nga pusia goditet për vdekje dr. Milan Shuflaj. Plagët ishin të rënda dhe ai vdes të nesërmen, më 19 shkurt. Vrasësit ishin Branko Zwerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina, të cilët kishin marrë urdhër nga Beogradi që të likuidonin dr. Shuflajn.
Shteti shqiptar heq të gjitha shpenzimet që do të bëheshin për botimet e "Acta Albaniae..." dhe të një historie të Shqipërisë disavëllimshe
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, dr. Shuflaj më 16 janar 1931 mban një fjalim në parlamentin shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme elaboron punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të "Acta Albaniae", si dhe të "Historisë së Shqipërisë". Për këtë gjë, parlamenti shqiptar nga buxheti i shtetit e urdhëron ministrin e Arsimit që në emër të shpenzimeve të paguajë në "Banque Commerciale de Bâle á Zurich", në llogari të dr. Milan Shuflajt, shumën prej 75000 frangash ari, që sot është e barabartë me rreth 4 milionë dollarë.
Metoda e shqyrtimit shkencor, paanshmëria, korrektësia, pedantëria, analizat dhe studimet e nduarduarshme, qofshin ato paleografike, diplomatike, onomastike, toponomastike apo të tjera, edhe sot e kësaj dite janë të patejkaluara. Një gjë të tillë, ia mundësonte kultura e gjerë, njohja e gjuhëve të shumta, vullneti dhe këmbëngulësia, që e vërteta çdo herë të ngadhënjejë, edhe në ato raste kur dikujt nuk i pëlqente kjo gjë. Edhe pse është shkruar se dr. Milan Shuflaj nuk ka shkruar shumë, e vërteta është krejt ndryshe. Punimet dhe studimet e tij janë të shpërndara nëpër gazeta dhe revista të kohës, por edhe ato të botuara si libra të veçantë, i janë të njohur vetëm një numri të vogël specialistësh dhe studiuesish, ndërsa masa e gjerë e lexuesve nuk kanë njohuri se ato ekzistojnë.
Biblioteka kombëtare hungareze e Budapestit, "Szechenyi,"ruan një korrespodencë të Milan Shuflajt me Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzën
Në bibliotekën kombëtare hungareze të Budapestit, "Szechenyi," është zbuluar një letërkëmbim i Milan Shuflajt me dr. Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzen, me një vëllim prej 219 letrash [ose 462 faqe] të pabotuara dhe të panjohura deri tani, që trajtojnë problematikën mesjetare shqiptare; botimet e ndryshme, si dhe vazhdimin e studimit dhe hulumtimit nëpër arkiva të ndryshme të Evropës.
[1] Rinia studentore le ta hap internetin:
[1]Anisa Papleka e Dr. Musa Ahmeti duhet të merren vesh se cili nga shoshoj e ka përshkruar, ngase të tërhequra nga interneti dalin si mjaft identike!?

Keine Kommentare: