Samstag, 17. November 2007

Apel: dalim para Kuvendit të Serbisë dhe opinionit të Jugosllavisë

1. KUVENDIT TË RS TË SERBISË

Në bazë të arsyes së shëndoshë dhe urtësisë, e cila nuk mund të mos marrë parasysh disponimin dhe qëndrimin dominant të popullsisë së Kosovës, të shprehur në debatin kushtetues, arsyes së shëndoshë dhe urtësisë, e cila nuk mund të mos marrë parasysh rrjedhat e tjera të shprehjes së vullnetit të kombësisë shqiptare në Kosovë në protestat masive të nëntorit të vitit 1988, në tubimet protestuese të klasës punëtore të shkurtit të këtij viti, të gjitha me orientim dominant për mbrojtjen e pozitës kushtetuese, e jo edhe kundër ndryshimeve kushtetuese në përgjithësi.
Apelojmë në Kuvendin e RS të Serbisë që të aprovojë vetëm pjesën e amendamenteve, që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e raporteve ndërmjet RS të Serbisë dhe krahinave socialiste autonome, ndërsa shqyrtimi i amendamenteve të tjera, që kanë të bëjnë me këto raporte, në kuptimin e saktësimit eventual të dispozitave përkatëse kushtetuese, të bëhet në procedurën e përgatitjeve të kushtetutave të reja. Kur është fjala për KSA të Vojvodinës, mund të parashihet mundësia e zgjidhjeve të përbashkëta kushtetuese, që lejojnë shkallë të diferencuar të strukturimit të saj në kuadër të RS të Serbisë –natyrisht, nëse kjo është vërtet dëshirë e popullit të Vojvodinës, e shprehur në kushte demokratike të deklarimit.
Theksojmë edhe një here se Kuvendi i RS të Serbisë, me urtinë e tij politike, duhet të ketë parasysh qëndrimin dhe ndjenjën e popullit shumicë të Kosovës për ruajtjen e pozitës së tashme kushtetuese të Kosovës. Mendojmë se ky zë i arsyes duhet të respektohet mu për hir edhe të marrëdhënieve afatgjata, të cilat ne i dëshirojmë përherë.
Po ashtu theksojmë se me këtë nuk mund të bëhet kurrfarë bllokade kushtetuese, sepse vazhdojnë të ngelin dispozitat kushtetuese në fuqi. Përgjegjësinë për krizë politike e merr mbi vete gjithmonë pala që insiston për ndryshime me karakter të tillë politik, që nuk i përgjigjen ndjenjës dhe interesit të përbashkët, aq më tepër në rastet, kur ndërmjet bashkësive shoqërore politike me dimension nacional tentohet të vihen marrëdhënie subordinimi.


2. OPINIONIT TË JUGOSLLAVISË

Ftojmë opinionin e Jugosllavisë, duke përfshirë edhe strukturat politike në të, si dhe në rend të parë opinionin në RS të Serbisë, që, me seriozitet e momentin aktual, ta marrë zemërçelur në dijeni se qëndrimi dhe apeli ynë për mbrojtje institucionale dhe afirmim të pozitës kushtetuese të Kosovës mbi bazën e parimeve themelore të Kushtetutës së RSFJ-së është qëndrim dhe apel legjitim dhe kushtetues i frymëzuar nga vlerat më të çmueshme të Revolucionit Socialist dhe të emancipimit social e politik të të gjitha kombeve e kombësive të Jugosllavisë së re, e në këtë kuadër edhe të klasës punëtore dhe të inteligjencies shqiptare në Jugosllavi. Së këndejmi, vlerësimet e shpeshta kalkulative dhe pragmatike politike mbi gjoja mosinformimin dhe dezinformimin e popullit shqiptar të Kosovës për përmbajtjen dhe kahun e ndryshimeve kushtetuese janë nënçmuese jo vetëm për një popull, por edhe për rrjedhat emancipuese të gjertanishme në Jugosllavi. Janë po ashtu fare kalkulative dhe të pavërteta pohimet e shpeshta pragmatike politike se populli shqiptar në Jugosllavi është kundër ndryshimeve kushtetuese në tërësi. Dihet fare mirë se kërkesa masive për mosprekjen e parimeve themelore kushtetuese dhe të Kushtetutës së vitit 1974 ka kuptim metaforik politik për mosprekje të pozitës kushtetuese të KSA të Kosovës, si kërkesë tejet e drejtë dhe plotësisht legjitime.
Pyesim çdo njeri dhe çdo popull me vullnet të mire: si është e mundur dhe çfarë drejtësie do të ishte kjo, nëse shqiptarëve në Jugosllavi do t`u ngushtohej ajo shkallë e vetëqeverisjes politike, e cila, viteve të shtatëdhjeta, me vullnet të përbashkët politik, u konsistuan pikërisht nëpërmjet pozitës së tashme të KSA të Kosovës si bashkësi e nacionaliteteve të barabarta të saj. Besojmë se nuk kemi nevojë që edhe me këtë rast të citojmë fjalët afirmative të Titos dhe të Kardelit për pozitën e tashme kushtetuese të Kosovës. Le ta zgjojmë zërin e arsyes duke pyetur: mos vallë kushtetutëdhënësi i viteve të shtatëdhjeta dhe personalitetet politike më të shquara të asaj kohe nuk dinin se c`është " thelbi i aotonomitetit ", shikuar në raportet reale ndërnacionale dhe të kolektiviteteve nacionale?
Ngushtimi eventual i pozitës kushtetuese të Kosovës do të shkaktonte te shqiptarët ndjejnjën objektive se po u merret jo diçka që u është dhuruar, por ajo që ju takon burimisht.
Për shkak se është në shpërputhje me kahun themelor të rrjedhave emancipuese në shoqëri, ngushtimi i pozitës kushtetuese të Kosovës ka karakter kundërhistorik, si dhe për shkak se ngushtimi i pozitës kushtetuese të Kosovës (si autonomi e ndërtuar mbi bazën nacionale) nënkupton forcimin e shtetësisë së një populli mbi tjetrin, një ngushtim i tillë s`mund të ketë, objektivisht përmbajtje humaniste.
Së këndejmi apelin tonë, drejtuar Kuvendit të RS të Sërbisë dhe opinionit të Jugosllavisë, e konsiderojmë të drejtë, legjitim dhe të arsyeshëm.
Duke ftuar opinionin e Jugosllavisë që të përkrahë apelin tone, themi se ne, si përkrahje, në rend të parë çmojmë mirëkuptimin. Kuvendit të KS të Kosovës, ndërkaq, i takon obligimi dhe roli vendimtar për mbrojtjen institucionale të pozitës kushtetuese të Kosovës, në kuptim të mosdhënies së pëlqimit për cilindo amendament, me të cilin do të reduktoheshin në çfardo mase të drejtat dhe detyrat e KSA të Kosovës, përkatësisht kualiteti dhe shkalla e pavarësisë së tyre.

Punëtorët shkencorë dhe kulturorë të Kosovës (pason lista e të nënshkruarve) Prishtinë, 21 shkurt 1989

APELI iu dërgua: Kuvendit të RS të Serbisë mjeteve të informimit publik në Jugosllavi
Iu dërgua po ashtu: Kryesisë së RSFJ-së
Kryesisë së KQ të LKJ-së
Kryesisë së republikave dhe të krahinave,
Kryesisë së Konferencës
Krahinore të LSPP të Kosovës

Nënshkruesit e Apelit të punëtorëve shkencorë dhe kulturorë për mbrojtjen institucionale dhe afirmimin e pozitës kushtetuese të Kosovës mbi bazën e parimeve themelore të Kushtetutës së RSFJ-së, drejtuar Kuvendit të Serbisë dhe opinionit të Jugosllavisë.

1. Agim Çavdërbasha 28. Avni Brovina 55. Eshref Bicaku
2. Abdyl Kadolli 29. Avni Spahiu 56. Eshref Osmani
3. Abdyl Rama 30. Bajram Krasniqi 57. Evliana Bajçinovci
4. Abdylatif Fusha 31. Bajram Kabashi 58. Fadil Bujari
5. Abdyl Krasniqi 32. Basri Ibrahimi 59. Faik Hima
6. Abdulla Vokrri 33. Bedri Bakalli 60. Fatmir Dalladaku
7. Adem Limani 34. Behar Zogiani 61. Faton Agani
8. Adem Rrusta 35. Behxhet Krasniqi 62. Faton Hoxha
9. Agim Deva 36. Beqir Shkreli 63. Fazli Zyferi
10. Agim Vinca 37. Besim Bokshi 64. Fehmi Agani
11. Agim Dika 38. Binak Kastrati 65. Fehmi Bojaxhiu
12. Agron Dobroshi 39. Binak Kelmendi 66. Fehmi Rexhepi
13. Agron Kërliu 40. Bujar Bukoshi 67. Fëllanza Gjinolli
14. Agron Krasniqi 41. Burbuqe Pustina 68. Flamure Selimi
15. Agron Putina 42. Burbuqe Putina 69. Flora Brovina
16. Agush Beqiri 43. Dalip Limani 70. Gani Mulliqi
17. Ahmet Kelmendi 44. Dervish Rozhaja 71. Gani Hoxha
18. Ajri Begu 45. Emine Gashi 72. Gazmend Kaçaniku
19. Ali Aliu, prof. 46. Emine Haliti 73. Gazmend Shaqiri
20. Ali Aliu ek. 47. Engjëll Berisha 74. Gazmend Zajmi
21. Ali Olloni 48. Enver maloku 75. Gani Bobi
22. Ali Podrimja 49. Enver Mehmeti 76. Halit Ahmetaj
23. Ali Zatriqi 50. Eqrem Basha 77. Halit Hoxha
24. Atdhe Gashi 51. Elvin Ahmeti 78. Halit Ymeri
25. Anton Çeta 52. Ejup Pllana 79. Hajrulla Gorani
26. Arsim Morina 53. Esat Dujaka 80. Hajredin Ukelli
27. Asene Agasi 54. Esat Mekuli 81. Hakif Bajrami
82. Hanife Latifi 128. Nehat Islami 173. Sylë Osmanaj
84. Hasim Saliu 129. Nexhat Krasniqi 174. Shaban Geci
85. Hivzi Islami 130. Nexhmi Hyseni 175. Shaban Hasi
86. Hysni Arifi 131. Nuri Bashota 176. Shefqet Berisha
87. Hysni Hoxha 132. Nusret Ramadani 177. Shefqet Meha
88. Ibrahim Kadriu 133. Orhan Kubati 178. Shefqet Lulaj
89. Hysri Daka 134. Osman Imami 179. Shefqet Riza
90. Ibrahim rexhepi 135. Osman Zeka 180. Shkëlzen Maliqi
91. Ibrahim rugova 136. Qamile Morina 181. Shkëlzen Raça
92. Idriz Ajeti 137. Qazim Hyseni 182. Shpëtim Robaj
93. Irfan Pashoja 138. Ramadan bislimi 183. Shyqëri Galica
94. Ismmet Shaqiri 139. Ramadan Musliu 184. Talat Gjinolli
95. Isuf Berisha 140. Ramadan Jashari 185. Talat Pallaska
96. Jusuf Bajraktari 141. Ramë Myftari 186. Tafil Morina
97. Jusuf Buxhovi 142. Ramiz Abdyli 187. Tahir Nezir
98. Latif Islami 143. Ramiz Kelmendi 188. Tefta Ahmeti
99. Liman Matoshi 144. Ramush Rama 189. Teuta Ejupi
100. Liman Rushiti 145. Ramush Tahiri 190. Ymer Aliu
101. Lirim Shaqiri 146. Raif Aliu 191. Ymer Bajra
102. Lulëzim Agai 147. Rauf Dhomi 192. Ymer Elezi
103. Lumturie Gashi 148. Remzije Belegu 193. Ymer Koçinaj
104. Lutfi Dervishi 149. Rexhep Ismajli 194. Ymer Jaka
105. Mark krasniqi 150. Rexhep Qosja 195. Vehap Shita
106. Mazllum Belegu 151. Rexhep Hoxha 196. Veli Blakçori
107. Mazllum Hasimja 152. Rexhep Shala 197. Vesta Nura
108. Mehmet Emërllahu 153. Riza Binishi 198. Xhavit Bicaj
109. Mehmet Gjata 154. Ruke Beqiraj 199. Xhavit Kuçi
110. Mehmet Gërguri 155. Rrustem Berisha 200. Xheladin Shala
111. Mehmet Maxhuni 156. Rrustem Rugova 201. Xheladin Reçica
112. Mehmet Kraja 157. Sabri Hamiti 202. Xhemail Bajraktari
113. Mehmet Surdulli 158. Salem Lepaja 203. Xhemail Mustafa
114. Mensur Pozhegu 159. Sadri Bajraktari 204. Xhemail Rexhepi
115. Muharrem Bajrami 160. Sadri Fetiu 205. Xhemil Bytyçi
116. Muharrem Bulliqi 161. Sami Beqiri 206. Xhevat Hasani
117. Muharrem Kutllovci 163. Sami Piraj 207. Zana Bukoshi
118. Muharrem Jakupi 164. Sali Ahmeti 208. Zenun Çelaj
119. Muharrem Gashi 165. Sali Krasniqi 209. Zehir Hamiti
120. Muharrem Salihu 166. Sahit Maliqi 210. Zejnel Kabashi
121. Muharrem Blakaj 167. Sehadete Mekuli 211. Zejnel Kelmendi
122. Muslim Begolli 168. Sejdulla Hoxha 212. Zejnullah Rrahmani
123. Muslim Abdyli 168. Sejdulla Hoxha 213. Zekeria Cana
124. Mustafë Lecaj 169. Selim Krasniqi 214. Zekë Gecaj
125. Murat Blaka 170. Simë Dobreci 215. Zeqirija Ballata
126. Nagip Rexhepi 171. Skënder Zogaj

1 Kommentar:

Unknown hat gesagt…

Sikur ka rene ne harrese kontributi i opjese me te madhe te atyre qe kurre nuk u penduan qe e nenshkruan kete aper para 20 vite. Sipas nje inercioni, ata qe u zbrapsen, edhe sot, kesaj kaste politike i jane me te neveojshem