Në ditën e katërt të grevës, gjatë vizitës së minatorëve në horizontet e Minierës, drejtorin Burhan Kavaja, e ndali kujdestari i horizontit, Asllan Salihu, dhe i tha se minatorët kishin nevojë për një konsultim. Për konsultim me minatorët u caktua korridori ajrosjes në horizontin e nëntë, pikërisht aty ki Asllani ishte njëri nga kujdestarët.
Megjithatë, para se të fillonte biseda me minatorët, biseduan një herë Asllani e Burhani – pa prezencën e të tjerëve.
- Ne, -tha Asllani – po mendojmë se duhet të dilet edhe me kërkesën e njëmbëdhjetë: Kosova – Republikë.
- Kërkesa e minatorëve – u përgjigj Burhani – faktikisht dhe në esencë janë në atë frymë dhe, me realizimin e kërkesave të tyre, edhe juridikisht krijohen kushtet për Kosovën Republikë. Pikërisht kjo po e pengon regjimin serb dhe ai po ndërmerr masa represive për eliminimin e Autonomisë së Kosovës. Tani nuk është momenti dhe situata të dilet edhe me këtë kërkesë. Sa për dhjetë kërkesat e para, minatorët kanë pëlqimin dhe "mandatin" e gjithë shqiptarëve të Kosovës. Kërkesa verbale "Kosova Republikë" tash për tash do të mund ta zvogëlonte dukshëm përkrahjen jashtë Kosovës dhe do ta rriste presionin në Kosovë. Supozojmë se kjo do të mund ta rrezikonte vazhdimin, qëndrimin dhe efektin e grevës, posaçërisht kur mendojmë se greva do të vazhdojë edhe jashtë, pas plotësimit të kushtit për dorëheqje.
Asllani u pajtua dhe këtë frymë Burhani dhe ai u dhanë shpjegime minatorëve grevistë dhe – kërkesa e njëmbëdhjetë nuk u publikua.
Samstag, 17. November 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen