Samstag, 17. November 2007

MINATORËT E “TREPÇËS” NË MESIN E STUDENTËVE NË PRISGTINË

Studentët e Universitetit të Prishtinës ishin ndër të parët që u solidarizuan me kërkesat e minatorëve të "Trepçës" të Stari-Tërgut. Ata u mblodhën në Palestrën e Sporteve në Prishtinë dhe ata mbetën deri në fund të grevës.
Në Palsetrën e Sporteve ishin tubuar mbi 4000 studentë, të cilëve iu bashkoheshin edhe shkrimtarë, gazetarë dhe intelektualë të tjerë, dhe tetë ditë e tetë net e ngritën zërin e tyre të përkrahjes dhe të kërkesës që të realizohen kërkesat e minatorëve që ishin, siç theksonin ata njëzëri, edhe kërkesa të tyre dhe kërkesa gjithëpopullore e gjithëkombëtare.
Ndonëse në kushte të vështira dhe gjithnjë të përcjellë nga organet e sigurimit e të policisë, përfaqësuesit e minatorëve të "Trepçës" disa herë gjetën rastin dhe i vizituan studentët në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.
(Edhe një shmangie: Në Palestrën Sportive në Prishtinë, ku ishin tubuar studentët e Kosovës, arriti lajmi se një minatori grevist i kishte lindur djalë, dhe gazetarit të Televizionit të Prishtinës, Jusuf Ferizit, i cili raportonte për grevat e minatorëve, gjithashtu i kishte lindur djalë, madje pas tetë vajzave. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Pasi ata lindën në vrullin e grevave të minatorëve, të dy të porsalindurit morën emrat Minator. Ndërkaq, minatorët e Stari-Tërgut, porsa morën këtë lajm të gëzueshëm, premtuan se do të bëhen kumbarë të tyre).

Keine Kommentare: