Samstag, 17. November 2007

VI - APELI I 215 INTELEKTUALËVE DHE PROTSTAT E SHRIMTARËVE SHQIPTARË TË KOSOVËS

Më 21 shkurt 1989, ditën e dytë të grevës së minatorëve të minierës "Trepça" të Stari-Tërgut, për mbrojtjen e Autonomisë së Kosovës dhe pozitës së saj kushtetuese para opinionit të gjerë të vendit dhe të botës së jashtme u prezantua Apeli i 215 intelektualëve shqiptarë të Kosovës, i cili ishte edhe një përkrahje e madhe e kërkesave të minatorëve grevistë dhe e të gjithë atyre që iu bashkuan aktivisht kërkesave të tyre.
Në Apelin e punëtorëve shkencorë për mbrojtjen institucionale dhe afirmimin e pozitës kushtetuese të Kosovës mbi bazën e parimeve themelore të Kushtetutës së RSFJ-së, drejtuar Kuvendit të RS të Serbisë dhe opinionit të Jugosllavisë, thuhet:
Me vetëdije të plotë se përmbajtja dhe vlerat e pozitës kushtetuese të Kosovës përfaqëson në thelb përmbajtjen dhe vlerën kushtetuese të popullsisë së Kosovës; me vetëdije të plotë se Kosova nuk është dhe as që mund të jetë pronë politike njënacioanle e cilitdo nacionaliteti të saj dhe e çfarëdo nacionaliteti jashtë saj, e aq më tepër as Kosovë mesjetare, as Kosovë paramesjetare, as Kosovë e raportit të forcave luftarake ballkanike dhe as Kosovë e raportit të forcave gjatë Luftës së Dytë Botërore, por as Kosovë e Luftës Nacionalçlirimtare dhe e Revolucionit Socialist, pra, jo Jug i Serbisë ose serbi e Vjetër, sipas koncepteve të nacionalhegjemonistëve reaaksinarë të Nikolla Pashiçit dhe të ithtarëve të tij të sotëm, por Kosovë e të gjitha nacionaliteteve të saj, në çka edhe konsiston një nga komponentët më të rëndësishme të individualitetit të saj; me vetëdije se çdo ngushtim i të drejtave të realizuara kushtetuese të njënacionaliteti, të një popullate, të një territori të mëvetësishëm dhe autonom do të ishte jo vetëm akt anakronik, por edhe shkak permanent i pakënaqësisë dhe i ndjenjës së cenimit; ne, si punëtorë shkencorë dhe kulturorë të Kosovës dhe qytetarë të RSFJ-së, me të drejtë të pacenueshme demokratike kushtetuese për të shfaqur qëndrimet dhe vullnetin tonë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, aq më parë për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ne dhe për të cilat na takon fjala, me këtë

Keine Kommentare: