Samstag, 17. November 2007

GREVAT E MINATORËVE TË MINIERAVE TË TJERA TË KOSOVËS

Solidariteti i minatorëve midis tyre është një fenomen i njohur në botë. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ata bëjnë punë të rrezikshme për shëndetin e jetën e tyre në kushte tejet të rënda në thellësitë e tokës, ku të vetmen ndihmë e kanë, ku të vetmen ndihmë e kanë njëritjetrin.
Edhe në këtë rast erdhi në shprehje solidariteti i minatorëve të minierave të tjera të Kosovës me grevën e minatorëve të minierës "Trepça" të Stari-Tërgut.
Me të dëgjuar se minatorët e minierës "Trepça" të Rtari-Tërgut ishin hedhur në grevë, më 21 e 22 shkurt 1989 u hodhën në grevë edhe minatorët e minierave të Kishnicës, të Ajvalisë, të Novobërdës, të Goleshit, të Muhaxhir-Babushit, të Vujakliut, të Devës, të Strezovcit, të Grebenikut, të Bellaqevdit dhe të Dobrosellës.
Minatorët e këtyre minierave u mbyllën në minierat e tyre në shenjë solidarizimi dhe unanimisht i përkrahën kërkesat e minatorëve të Stari-Tërgut si kërkesa edhe të tyre.
Po ashtu vlen të theksojmë se një numër i madh i minatorëve të minierave të tjera të Kosovës ishin në kushte të rënda – sidomos ata në minierat e Kishnicës, të Goleshit e të Muhaxhir-Babushit. Konsiderohet se mbi 90% të minatorëve të këtyre minierave u solidarizuan dhe e mbajtën grevën deri në fund. Madje, minatorët e Goleshit dlën nga zgafellja 24 orë më vonë, ngase ishin informuar me vonesë se minatorët tjerë e kishin ndërprerë grevën dhe kishin dalë nga zgafellet.

Keine Kommentare: