Samstag, 17. November 2007

TUBIMET PROTESTUESE TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS

Shkrimtarët shqiptarë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, gjatë tërë kohës së grevës së minatorëve të " Trepçës " e të minierave të tjera të Kosovës, mbajtën tubime protestuese në lokalet e Shoqatës së tyre, në të cilat u jepnin përkrahje dhe solidarizoheshin me kërksat e tyre, në të cilat u jepnin përkrahje dhe solidarizoheshin me kërkesat e minatorëve. Në njërën nga mbrëmjet e tyre protestuese, shkrimtarët u dërguan minatorëve të " Trepçës " në Stari Tërg një telegram, në të cilin, përveç të tjerash, thuhej:
" Nga fjalimet e udhëheqësve partiakë të Kosovës, të Serbisë e të Jugosllavisë, që u dëgjuan në Prishtinë e në Mitrovicë, u pa se esencialisht janë kundër kërkesave të minatorëve të " Trepçës " dhe të klasës punëtore të Kosovës, që u artikuluan qartë javën e fundit. Këto fjalime menjëherë treguan qartazi se ndërrimet në Kushtetutën e Serbisë e ngushtojnë dukshëm Autonominë e Kosovës, e kjo është në kundërshtim me deklarimin e lire të popullit shqiptar të Kosovës.
Përsëri u bashkohemi kërkesave të minatorëve të " Trepçës dhe të klasës punëtore të Kosovës dhe kërkojmë që menjëherë të japin dorëheqje të parevokueshme Rrahman Morina, Ali Shukriu e Husamedin Azemi, si kusht i parë për shpëtimin e jetës së rrezikuar të minatorëve, në mënyrë që të krijohen kushtet që të bisedohet haptas për kërkesat e tjera.
Shkrimtarët do të mbajnë mbrëmje proteste në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për çdo natë duke filluar prej ores 17:00 ".
Në çdo mbrëmje protestuese të Shoqatës së Shkrimtar]ve të Kosovës, njëri nga shkrimtarët apo intelektualët e tjerë të pranishëm e lexonte nga një fjalë rasti e pastaj të tjerët lexonin ndonjë vjershë, tregim, ese apo shkrim tjetër. Në mbrëmjen protestuese të 26 shkurtit 1989, i ndjeri akademik Gazmend Zajmi, e lexoi prozën " Çaste e mote " kushtuar minatorëve të " Trepçës " dhe të mbarë Kosovës.

Keine Kommentare: