Dr. Stipe Shuvar
Në vazhdim të kësaj letre të drejtuar minatorëve grevistë, dr. Shuvar i përsërit ato që i kishte thënë në restorantin e minatorëve lidhur me " vonesën " e tij për të ardhur këtu, dhe vazhdon:
Në letër kam shkruar: " Po refuzoni të më pranoni dhe nuk po më jepni rast që për të gjitha të bisedojmë sy më sy dhe të merremi vesh për atë çka mundem e çka nuk mundem të bëj nga funksioni në të cilin ndodhem, që para opinionit të gjerë të Jugosllavisë t`i shqyrtojmë kërkesat tuaja. Unë jam bir minatori dhe ndoshta e di se sa e rëndë është jeta e minatorit dhe ndoshta pikërisht për këtë shkak i dua dhe i çmoj minatorët. Ju betohem se në këtë moment tërë Jugosllavia është në ethe për ju dhe për jetën tuaj. Dhe mashtroheni nëse kujtoni, siç na thanë edhe udhëheqësit tuaj lart, se jeni të fyer që jemi indiferentë ndaj jush dhe që nuk e çajmë kokën për ju. Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë nuk është as nuk mund të jetë kundër asnjë pjese të klasës punëtore, as kundër barazisë së kombeve dhe kombësive të vendit tonë.
Nuk e vëmë në dyshim lojalitetin tuaj ndaj Jugosllavisë socialiste, ndaj Titos dhe ndaj Partisë. Në zemër e kemi pozitën dhe të drejtat e kombësisë shqiptare në Kosovë dhe në Serbi, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Shqiptarët janë tanët dhe të vendit tonë edhe si shumicë kompakte edhe si pakicë e përzier që jeton me kombet dhe kombësitë e tjera dhe kanë pozita dhe të drejta njësoj sikundër edhe çdo komb e kombësi tjetër. Ne jemi kundër çdo nacionalizmi e shovinizmi sikundër që jeni edhe ju.
Në pozitën tuaj të rëndë në të cilën gjendeni në zgafelle, ndoshta nuk është pa vend t`ju përshëndes me përshëndetjen tuaj të minatorëve " Me fat ".
Këtë letër e kisha shkruar për ju… Këtë situatë në Kosovë ju po e përjetoni, madje me dhembje. Por ju siguroj se edhe ne të tjerët në Jugosllavi po e përjetojmë me dhembje. Me siguri jo si ju. Unë edhe në Prishtinë fola dhe thashë se ndoshta tërë Jugosllavia, nga Trigllavi deri në Vardar, nuk ka qenë e vetëdijshme për situatën në Kosovë, por brenda këtyre dy-tre vjetëve të fundit, ajo definitivisht e ka kuptuar se sa është situata e Kosovës plagë për Jugosllavinë dhe sa na takon të gjithë neve.
Sa u përket kërkesave tuaja, po të ishin ato kërkesa sociale, do të ishte punë tjetër. Por, kur është fjala për kërkesa politike, atëherë s`mund të ketë kurrfarë ultimatumesh, në këtë rast – as të të tjerëve ndaj jush, por as tuajat ndaj të tjerëve.
Unë po flas përmendësh për disa nga kërkesat tuaja. E para, nuk preken parimet e Kushtetutës së vitit 1974. Sa e di unë, e unë i di amendamentet në Kushtetutën e RSFJ, që u shpallën në Kuvendin Federativ, në vigjilje të Ditës së Republikës, vjet, në bazë të pëlqimit të të gjitha republikave dhe krahinave socialiste. Ato janë nxjerrë e miratuar pa u prekur bazat e Kushtetutës së 1974-shit dhe asnjë fjalë nuk është ndryshuar deri më tash në parimet e Kushtetutës së vitit 1974. Nuk është ndryshuar as në kushtetutat e republikave dhe të krahinave sepse ato duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën e RSFJ.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen