Samstag, 17. November 2007

“SHQIPTARËVE NUK DO T`U NGUSHTOHEN TË DREJTAT!”

Tani e mori fjalën Radisha Gaçiq, përfaqësues i Serbisë në Kryesinë dhe në Komitetin Qendror të LK të Jugosllavisë:
Me të drejtë u tha se shqiptarëve nuk do t`u ngushtohen të drejtat, se nuk do të ngushtohet as Autonomia, e as që do të kufizohet barazia. Ndryshohen katër pesë gjëra, kurse Kushtetuta e RS të Serbisë tani lë hapësirë të mjaftueshme për manifestimin e autonomitetit. Edhe unë mendoj se duhet të luftohet kundër çdo nacionalizmi. Ju po e kërkoni respektimin e ligjeve, prandaj, lejoni që të krijohen kushtet normale për zgjidhjen e problemeve dhe bisedoni pastaj me njerëz sy më sy. Kini besim në njerëzit tuaj.
Diskutimi i Radisha Gaçiqit i revoltoi edhe më shumë minatorët ngase ai, edhe në këtë rast, e mbronte politikën shkatërruese të Serbisë.
Pastaj ndërhyri Remzi Kolgeci:
Ju keni dëshiruar që unë të vij ndër ju dhe unë kam ardhur. Ju kam lutur të dilni jashtë për të biseduar, ju nuk më keni dëgjuar. Unë nuk jam hidhëruar për këtë. Ju kam thënë atëherë e po ju them edhe tash se nuk jeni as nuk keni qenë nacionalistë.
Dilni jashtë dhe të bisedojmë në kushte normale për kërkesat tuaja.

Keine Kommentare: