Burhan Kavaja
Së pari e mori fjalën Burhan Kavaja, drejtor i ndërmarrjes së minierës me flotacion " Trepça ". Midis të tjerash ai tha:
Kjo minierë është një nga më të thellat dhe punon tash më se 60 vjet. Në horizontet e saj tani ndodhen rreth 1.300 minatorë që nga 20 shkurti i vitit 1989 –herë duke marrë ushqim e herë duke bërë grevë urie. Situata politike dhe e sigurisë në ndërmarrje është shumë e ndërlikuar. Ajo është e rëndë që nga vera e kaluar, kur pat filluar fushata për ndërrimin e Kushtetutës së vitit 1974 dhe organizimi i mitingjeve nacional-shoviniste serbe të orientuara kundër shqiptarëve. Pakënaqësitë shpërthyen në nëntor të vitit 1988, ndërsa kulminacioni arriti më 20 shkurt 1989, kur filloi greva e minatorëve të " Trepçës ‘.
Në kraharorin e tokës, në thellësi mbi 600 metra, të ndarë në disa horizonte, qëndrojnë tani minatorët duke refuzuar çdo kontakt me sipërfaqe. Refuzuan, madje edhe takimin me mysafirin e nderuar, të cilin e pritën shumë gjatë që të takohen me të. Jo pse duan të bojkotojnë, por pse gjendja e tyre psikike dhe fizike është e atillë që nuk duan të shihen me askënd derisa të pranohen e të realizohen kërkesat e tyre.
Ekipe të tëra janë në gjendje gatishmërie për ndihmë, por minatorët e refuzojnë ndihmën e tyre. Ata janë të rraskapitur dhe gjenden në buzë të ekzistencës. Tash sapo u ktheva nga horizonti i tretë, ku minatorët më thanë se nuk e dinë a janë të gjithë gjallë në zgafelle. Thonë se tash e pesë muaj me radhë kemi kërkuar të vini dhe t`ju informojmë për situatën politike dhe fushatën antishqiptare. Mirëpo, askush nuk iu përgjigj ftesës së tyre.
Siç dihet, kjo minierë ka traditë, kurse marrëdhëniet ndërnacionale kanë qenë të mira. Brenda në minierë, në grevë janë: minatorët, ndihmësit e tyre, punëtorët e mirëmbajtjes dhe personeli tekniko-mbikëqyrës. Atyre iu bashkuan edhe nëpunësit e administratës. Minatorëve u kanë arritur deri tash mbi 100 telegrame përkrahëse nga Kosova dhe minierat e vendit.
Numri i grevistëve të sëmurë është i madh dhe deri tash mbi 110 veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kurse të tjerët, edhe pse janë të sëmurë, nuk po pranojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Pasojat mund të jenë tragjike. Është momenti i fundit kur mund të shpëtohet jeta e tyre.
Samstag, 17. November 2007
“ËSHTË MOMENTI I FUNDIT KUR MUND TË SHPËTOHET JETA E MINATORËVE“
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen