Samstag, 17. November 2007

VIZITORËT NË ZGAFELLE IU BASHKUAN MINATORËVE GREVISTË

Një delegacion i përbërë nga delegacionet e Kishnicës, të Novobërdës, të Goleshit e të Muhaxhir-Babushit dhe nga minatorët e punëtorët e Elektroekonomisë së Kosovës, në ditët e grevës së minatorëve të "Trepçs" erdhën në Stari-Tërg për të për të shprehur brengosjen e tyre ë]për shëndetin dhe jetën e kolegëve të vet në horizontet e minierës "Trepça". Ata thanë se donin të bisedonin me shokët e vet në zgafelle.
Ky delegacion së pari u prit dhe u përshëndet nga strukturat punëdrejtuese të Kombinatit dhe të Minierës. Para se të zbrisnin në zgafelle, anëtarët e këtij delegacioni ishin optimistë dhe mendonin se ndoshta do t’i bindnin kolegët e vet që, për shkaqe humanitare, të dilnin nga zgafellja dhe të pranonin të bisedonin jashtë zgafelleje. Në një moment, Azizi, në cilësinë e mikpritësit dhe të Kryetarit të Këshillit Punëdrejtues të Kombinatit, iu drejtua anëtarëve të delegacionit:
-Nëse arrini t’i bindni minatorët që të dalin nga zgafellja, emrat tuaj do të shkruhen me germa të arta në historinë e Kombinatit tonë...
Pasi zbritën në zgafelle, anëtarët e delegacionit, pa prezencën tonë, zhvilluan një bisedë vëllazërore me minatorët e "Trepçës". Në këtë "kuvend burrash", në vend që minatorët e "Trepçës" të pranonin të dilnin nga zgafellja, anëtarët e delegacionit vendosën që edhe ata të rrinin në zgafelle deri në përfundim të grevës.
Kur ne të dy i vizituam minatorët në zgafelle, i pyetëm anëtarët e delegacionit se u bë që ata të mbesin në zgafelle, kur ata kishin ardhur që së bashku me minatorët e "Trepçës" të dilnin nga zgafellja? Morëm përgjigje të shkurtër e koncize, ashtu si dinë të përgjigjen vetëm minatorët:
-Argumentet e tyre ishin aq të fuqishme sa edhe ene vendosëm ta ndajmë fatin me ta.

Keine Kommentare: