Samstag, 17. November 2007

SALIH RIZAH MATOSHI (12.03.1976-25.O4.1999)













Familja e Salihut aty kah viti 1954 ishte shpërngulur nga Lagja e Matoshëve dhe ishte vendosur në Mutivodë, përkatësisht në Dabishec. Saihu shkollën fillore e kreu në Keçekollë me sukses shembullor, kurse tri vite të shkollës së mesme në Prishtinë, por për shkak të kushteve ekonomike i ndërpreu mësimet dhe u angazhua për ta siguruar egzistencën e familjes. Ishte pjesëmarrës i protestave studentore të vitit 1997, kurse me formimin e UÇK-së iu bashkua rradhëve të saj. I përkiste njësitit që komandohej nga Azem Babiqi dhe pjesëmarrës në akcionet në Llapcide të Gllogovicës, në akcionin Te Kodra e Madhe në trekëndshin Marec-Prapashticë-Dabishec si dhe në Flur më 7 prill 1999. Salih Matoshi bashkë me komandantin Azem Babiqi u vra më 25 prill të vitit 1999 në luftimet që u zhvilluan në pozicionet ndërmjet Dabishecit e Prapashticës.

Keine Kommentare: