Samstag, 17. November 2007

“TË MOS MBETET ZËRI YNË - ZË I HUMBUR NË SHKRETËTIRË”

Mursel Haziri

Atëherë minatori Mursel Haziri iu drejtua dr. Stipe Shuvarit me këto fjalë:
Shoku kryetar, siç e dini, në flamurin e Lidhjes së Komunistëve shkruan: " Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni !", e jo: ndahuni në bazë të përkatësisë kombëtare. Nëse Lidhja e Komunistëve është avangardë e klasës punëtore, ajo duhet të dëgjoj klasën e vet, e jo t`ia kthej shpinën. Ne e kemi thirrur avangardën tonë që të na ndihmojë, por zëri ynë ka mbetur " zë i humbur në shkretëtirë ", madje që nga nëntori i vitit të kaluar. Pse, nuk e di.
Rënia e një njeriu të vogël, shoku kryetar, është rënie e një njeriu të vogël, kurse rënia juaj do të ishte rënie e tërë vendit. Është fakt se ka ndarje në baza nacionale. Mirëpo, fara e kësaj ndarjeje është mbjellë nga vetë Komiteti Qendror, nga anëtarët e tij. Pak më parë më thatë se dorëheqjet janë punë e vullnetit të individit, kurse shkarkimet jo. E unë, edhe po të isha sekretar i përgjithshëm i Organizatë së kombeve të Bashkuara, pra, vetë Peres de Kuelari, në rrethana të këtilla do të jepja dorëheqje – pa e vrarë mendjen shumë. Thatë, shoku kryetar, se shkarkimet nga tubimet janë akte antikushtetuese. E me sa di unë nga gazetat, deri tash në Jugosllavi janë shkarkuar rreth shtatë mijë funksionarë, janë hequr edhe ata që ishin dorë e djathtë e shokut Tito, si Zharkoviq, orlandiq e të mos përmend shumë emra të tjerë.
Për mua, ky është akt burokratik. E ju e dini çfarë dëmi vjen nga burokratizmi.
Shoku kryetar, juve dhe mbarë Jugosllavinë, ndërgjegjen tuaj dhe të të tjerëve, ju pyes çfarë do të bënit sikur këtu ta kishit babanë tuaj? Le të shohë atdheu ynë si silleni me ne!
Por, ju lutem të mos e turpëroni titullin që mbani. Shikoni masën këtu, gjysma e të cilëve po qan. Ndonjë nënë mund të mbesë pa djalë, ndonjë fëmijë pa prind, ndonjë grua pa bashkëshort ose pa vëlla. Si thoni ju, më të rëndësishëm janë kolltukët e tre vetave, apo fati i këtyre njerëzve? Ali Shukriu, këtu në Shalë, gjatë luftës, ka ngrënë nuke, është mjekuar kur është plagosur. Por, të gjitha këto i ka harruar dhe ia ka kthyer shpinën Shalës. A s`është edhe ky një fakt!
Këtu ka të sëmurë të ndryshëm. Disa tani vuajnë nga paranoja, nga skizofrenia e sëmundjet e tjera. Edhe ky është një moment që do të duhej ta shqetësonte dike.
Ju falem nderit që keni ardhur në mesin tone, -tha në fund Mursel Haziri –edhe pse ndonjëherë marrim prej jush kamxhik të pamerituar.
Pasi shprehu dyshimin në identitetin e Mursel Hazirit se është me të vërtetë minator-për shkak të informimit të gjithanshëm të tij dhe precizitetit të fjals së tij, dr. Shuvar tha se pajtohej me shumë gjëra që kishin paraqitur minatorët dhe premtoi se kërkesat e tyre do të shqyrtohen sa më pare, duke i lutur që të dalin nga zgafella " sepse 99% të populates së Jugosllavisë e dëshirojnë këtë gjë ".
Ju e përmendët këtu Orlandiqin, dorëheqja e të cilit u kërkua në një miting dhe ai veproi ashtu – tha pastaj dr. Shuvari – Edhe Orlandiqin edhe Zharkoviqin e kam falënderuar për këtë gjest të tyre, si bashkëpunëtorë të Titos. Kaq kam mundur unë…
Nga kjo duhet të rezultonte se dr. Shuvar do t`i falënderonte edhe Rrahman Morinën, Ali Shukriun e Husamedin Azemin, po të jepnin vetë dorëheqje…E pastaj e mori fjalën Isuf Tahiri…

Keine Kommentare: