Samstag, 17. November 2007

"BISEDA ME DR. STIPE SHUVARIN NUK DHA ASNJË REZULTAT"

Dr. Stipe Shuvar, duke iu përgjigjur disa pyetjeve që iu bënë, ndër të tjera, tha:
Ju nuk keni të drejtë t`i ndërroni udhëheqësit partiakë, sepse për këtë ka procedurë. E sa i përket basimit ndaj kuadrove në Kosovë, mund të ekzistojë vetëm ai kuadër që gëzon besimin e të gjithëve. Ne e kemi kritikuar kërkesën: një kushtetutë – një gjuhë! Po ashtu duhet të ndërpriten edhe kërkesat për ndërrimin e emrave të shkollave që mbajnë emrat e patriotëve dhe të njerëzve të shquar të histories dhe të kulturës shqiptare.
Minatori, Bajram Musliu, pa kërkuar leje, iu drejtua kryetarit të Kryesisë të KQ të LKJ.
Tash ju pyes, shoku kryetar, sa ditë a javë duhet ta presim dorëheqjen e këtyre tre vetave që kemi kërkuar? Nëse deri nesër (më 25 shkurt 1989 – Shënimi ynë), s`na vjen lajmi me shkrim dhe i vulosur se ata kanë dhënë dorëheqje, atëherë ne do ta bçjmë tonën.
Minatorët e tjerë ultimatumin e Bajram Musliut e miratuan me zë të lartë:
Ashtu mendojmë!
Atëherë Isuf Tahiri iu drejtua dr. Stipe Shuvarit:
-Po në Vojvodinë e në Mal të Zi kush i ndërroi udhëheqësit?!
-Po thonë se populli, -u përgjigj dr. Shuvari.
-E ne ç`dreq jemi, a s`jemi popull!

Keine Kommentare: