Samstag, 17. November 2007

KONTRIBUTI I LECAJVE NË LUFTËN E FUNDIT

Shkruan: Xhafer Leci

Edhe në luftën e fundit 1998-1999 nga Lecajt kanë marrë pjesë mbi 10 djemë të rinj. Po përmendi 3 prej tyre: Lulzim Abaz Leci, nuk ishte oficer
, por nga lufta ka dalë me gradën major. Grada këto të cilat Ramush Haradinaj në librat e tij „Gjenerali në luftë" dhe „Gjenerali në paqe" i quan grada niveli. Lulzimi në fillim ka punur në TMK në Gjilan, më vonë është anëtarësuar në AAK, ndërsa tash është zëvendësministër i ministrit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale të Kosovës. Milaim Xhemail Leci është dalluar për trimëri në luftë. Nënkolonel Xhevat Shefki Leci është oficer kariere. Ka të kryer Akademinë Ushtarake-altilerinë. Ka studiuar dy vite në Beograd e dy në Zarë të Kroacisë. Xhevati ishte oficer 8 vjet në Ptuj të Sllovenisë e vende tjera. Gjatë luftës disaditëshe në Slloveni Xhevati është pozicionuar dhe ka luftuar bashkë me forcat sllovene kundër atyre serbe. I është përgjigjur ftesës dhe një kohë ka ushtruar si ushtar të UÇK-së në Shqipëri. Xhevati menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë u kthye nga Sllovenia. Ka punuar tri vite në TMK në Gjilan. Tash është drejtor i Drejtorisë së Emergjencës në Kamenicë. Ky institucion edhe pse sot nuk e luan atë rol, është i ngjashmëm si dikur shefi i mbrojtjes popullore. Këtë institucion në Prishtnë e udhëheqin Hajzer Hajzeraj, gjeneral Ramadan Qehaja, kolonel Zajm Berisha etj. Shpresojmë se një ditë të afërme ky institucion do të luajë rolin e Mbrojtjes Popullore në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes. Këta 3 ushtarë të UÇK-së, Lulzimin, Xhevatin e Milaimin i kam shumë të afërm, babai i Xhevatit, Shefkiu është kushëri i parë imi. Lulzimi është kusheri i tretë imi dhe babai i Milaimit, Xhemaili është kushëri i dytë i imi. Në luftë kanë marrë pjesë edhe disa të rinj nga Matoshët, Korçajt, Shillovët . Është vrarë si ushtar i UÇK-së në fshatin Keqekollë Salih Rizah Imer Matoshit, kurse për tjerë të vrarë e të plagosur nga Gimca në luftën e fundit 1998-1999 nuk di të këtë pasur. Nuk munda mos të pëmendi me dy a tri fjalë kontributin e dhënë të qunave të rinj për çlirimin e vendit të atdheut tonë. Ndërsa më gjërësisht rreth lufte pres që ata një ditë do të flasin e shkruajnë vetë.
Pas vitit 1990, disa prej nesh jemi anëtasuar në LDK-ë, por edhe pas përfundimit të luftës, as kush prej nesh nuk është punësuar. Kam 4 vëllazër të mi janë të papunë. Atyre iu ndihmojmë ne tre vëllazërit, të cilët punojmë në perëndim. Kemi ndihmuar luftën materialisht dhe moralisht, me të gjitha mundësit tona. Desha të flas pak për të mos iu mbetur borxh prindërve të mi dhe, sidomos, nënës time, e cila ka vuajtur shumë për të na rritur, që ishim aq shumë fëmijë, por që jemi të gjithë të shëndoshë dhe sot jetojmë mirë. Falë zotit dhe prindërve tanë, të cilët ishin shumë punëtorë dhe na lanë shumë të mira materiale në jetë. Iu qoftë i lehtë dheu i tokës tonë martire të Kosovës.
Rrëfimi për fshatin tim është shumë më i gjatë se ky që solla këtu, për të cilin u mbetet historianëve tanë që të shkruajnë më gjërësisht. Unë këtu ceka vetëm një pjesë të vogël nga historia e kaluar e tij, sa për ta rikujtuar faktin se nuk guxojmë t’i harrojmë të parët tanë, të cilët me punën dhe vuajtjet e tyre shumë të mëdha, nën prangat e rënda të okupimit serbosllav, ia vunë në mënyrë të sigurt themelet të sotmes që kemi në Kosovë, por edhe të ardhmes sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë së plotë kombëtare. Pa luftën dhe rezistencën e tyre ndaj armikut, jam i sigurt se sot nuk do ishim këtu ku jemi.

Keine Kommentare: