Samstag, 17. November 2007

QËNDRIMI NËGREVË – DËSHIRË

Vizitat dhe bisedat e dr, Stipe Shuvarit dhe udhëheqësve të tjerë shtetërorë e partiakë me minatorët përfunduan pa dhënë ndonjë rezultat. Por, pas një vizite që drejtori i minierës, Burhan Kavaja, u bëri minatorëve të sëmurë, të shtruar në spitalin e Mitrovicës dhe në stacionarin e minierës, një numër i kujdestarëve të horizonteve kërkuan që të zhvillojnë një bisedë me të.
Vendi për bisedë u caktua në zyrën e parafundit të inxhinierëve të prodhimit në drejtorinë e minierës. Ishin orët e para të mëngjesit të gjashtë të grevës, kur arritën në zyrë: Avdi Uka, Veli Osmani, Jetish Bajrami dhe Asllan Salihu dhe menjëherë e mbyllën derën e zyrës me shpinën e tyre. U prezantua gjendja e shëndetit dhe e moralit të minatorëve në horizontet e minierës, si dhe disa kërkesa individuale të minatorëve. Pasi u konstatua se qëllimi dhe qëndrimi në grevë ishte dëshirë individuale dhe kolektive e minatorëve, se kjo ishte çështje e moralit dhe e patriotizmit individual, por i gërshetuar me interesa kolektive, u theksua që ata, të cilët shëndeti nuk i lejon ta vazhdojnë grevën, të luten që të dalin jashtë zgafelles.
Aty për aty, në këtë mbledhje pas dyerve të mbyllura, iu propozua edhe Avdi Ukës që të shtrihet në stacionar. Ai nuk pranoi kurrsesi, megjithatë më vonë u detyrua të shtrihet vetë në stacionar. Gjatë kësaj bisede, pati tentime që të hapej me dhunë dera e zyrës, por pa sukses. Megjithatë, gjatë hetuesisë dhe në gjyq, ish-kryetarja e Konferencës Aksionare të LK të " Trepçës ", Juliana Gashiq, e akuzoi drejtorin Kavaja për gjoja " marrëveshje të fshehtë me kujdestarët e horizonteve ", duke e paraqitur pikërisht këtë rast.
-vazhdon-

Keine Kommentare: