Në fushatën antikosovare e posaçërisht antishqiptare, regjimi aktual serb, me pjesëmarrjen aktive të institucioneve, të organizatave shoqërore politike e sidomos të mjeteve të informimit, bënte presion të pandërprerë rreth natalitetit të shqiptarëve në domenin demografik të tyre në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi. Në shumë tubime të serbëve e të malazezëve u bënë shumë fyerje të neveritshme ndaj nënave shqiptare, të cilat i quanin "lavatriçe", "pjellin si macet" etj.
Kësaj fushate iu bashkuan edhe disa "politikanë" shqiptarë, ndër të cilët më i zëshmi në atë kohë ishte Ali Shukriu, dorëheqjen e të cilit tani e kërkonin me ngulm minatorët. E pikërisht Ali Shukriu, vite më parë, ishte i deleguari i presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, për kumari me familjet e nënave shqiptare që kishin lindur nëntë e më tepër fëmijë. Ai, me sjelljet e tij anticivilizuese ndaj shqiptarëve, i irritoi shumë dhe shkaktoi revoltë të madhe te minatorët e Kosovës e posaçërisht tek ata të minierës "Trepça" të Stari-Tërgut, në familjet e të cilëve vetë Ali Shukriu ishte strehuar shpeshherë në ditët e Luftë së Dytë Botërore.
Në diskutimet e zhvilluara në tubimet e minatorëve dhe gjatë ditëve të grevës shumë herë u përmenden sjelljet e Ali Shukriut dhe deklarata e tij të pakontrolluara. Atij i shihej për të madhe që, si udhëheqës shumëvjeçar në Kosovë, Serbi e Fedetarë, në vend që të angazhohej e të kontribuonte për zhvillimin ekonomiko-shoqror të Kosovës, merrej me çështje për të cilat nuk ishte kompetent as nuk kishte aftësi profesionale. Ndër minatorët u dëgjua, përveç tjerash, edhe një thënie e këtillë: "Me çfarë të drejte Ali Shukriu nga Beogradi do të përzihet edhe në shtratin e shqiptarëve në Kosovë!?"
Për hir të objektivitetit, duhet theksuar se pikërisht në periudhën kur Ali Shukriu eksponohej në këtë mënyrë, nataliteti në Kosovë ishte në rënie të konsiderueshme. Por ai thuaja se edhe në këtë mënyrë donte të eksponohej si shërbëtor besnik i hegjemonizmit serbomadh.
Samstag, 17. November 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen