Tash po bëhemi gati për një kushtetutë të re. Beteja për të, beteja politike demokratike do të zgjasë ndoshta tre vjet, jo për t`i ndryshuar parimet, por për shkak të vështirësive me të cilat është ballafaquar zhvillimi i vendit, sepse qerrja jonë e ka marrë teposhtën në ekonomi tash dhjetë vjet për shkak të burokratizmit, i cili i ka penguar proceset vetëqeverisëse. Burokratizmi u tregua më i fuqishëm se demokratizimi të hartojmë një kushtetutë të re. Ajo ishte e pakuptueshme. Vetëm në preambulën e saj kishte – 94 fjalë të huaja.
Ne na duhet një kushtetutë më e thjeshtë. Por nuk do t`i prekim parimet. As në parimet e Kushtetutës së KS të Serbisë, me sa di unë, nuk është prekur gjë. Ju keni frikë për Autonominë e Krahinës Socialiste të Kosovës Socialiste të Kosovës, e cila është juridikisht dhe do të jetë e barabartë me Autonominë e KSA të Vojvodinës, sepse nuk mund të kemi dy lloje autonomish, e dihet se më parë kishte dallime, kur autonomia këtu, më 1945, startonte si provincë, kurse Vojvodina si krahinë. Por, me Kushtetutën e vitit 1963 këto janë barazuar.
Në Kushtetutën e RSFJ të vitit 1974 është dispozita, sipas të cilës krahina socialiste autonome është element konstituiv i Federatës (nënvizimi ynë-AA, BK) në përbërje të RS të Serbisë, dhe këtë askush nuk do ta prekë (nënvizimi ynë –AA, BK). Është punë tjetër që në Kushtetutën e Serbisë janë bërë ndryshime në pesë fusha në drejtim të zgjerimit të kompetencave përkatëse të Republikës në tërë territorin, që do të thotë edhe në të dy krahinat socialiste autonome. Sepse edhe republikat në RSFJ duhet të jenë të barabarta. Beteja po zhvillohet në këtë drejtim. Pra, edhe ajo aty ka përfunduar. Ato ndryshime janë miratuar gati njëzëri, vetëm me dy vota kundër. Një kontest ka mbetur rreth amendamentit 47, kur është fjala për pëlqimin e krahinave për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës. Sipas Kushtetutës së vitit 1974 Republika nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën e vet pa pëlqimin e krahinave, kurse krahinat po….
Jugosllavia është bashkësi e kombeve dhe e kombësive, e vëllazërimit dhe e bashkimit dhe barazia është veçori e saj. Kombet i kanë shtetet e veta. Nuk mund të thuhet se kombësia shqiptare nuk ka fituar shumëçka. Populli shqiptar, që ishte shembull për padrejtësitë që i bëheshin në Jugosllavinë e vjetër, diku rreth vitit 1958 hapi shkollën e parë të lartë, në të cilën mund të përgatiteshin arsimtarët për shkolla të plota fillore. Sot rreth 80% të studentëve të Universitetit të Prishtinës janë shqiptarë dhe mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Me sa di unë, askund në botë, e në botë janë 6 mijë universitete, pakica kombëtare nuk ka universitet, e as të mos flas për Akademinë e Shkencave, pr televizionin. Ato nuk janë të ndara, janë të përziera, por dominojnë shqiptarët për nga gjuha, për nga përmbajtja, për nga homogjeniteti.
Samstag, 17. November 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen