Samstag, 17. November 2007

“SOT KA SHUMË SHOVINIZËM NDAJ KOMBËSISË SHQIPTARE…”

Ju jeni zemra e klasës punëtore, Stari-Tërgu e " Trepça " kanë tradita revolucionare. Tito ka qenë tri herë këtu. Ju keni dhënë çetën e minatorëve. Keni bërë aksionin e parë kundër fashizmit më 1941. Prej këtu janë nxituar minatorët që të shkojnë partizanë në Kopaonik. Këtë e dimë. Nuk kanë mbështetje reale fjalët se mund të rrezikohet gjuha juaj, se nuk do të jetë e barabartë, se identiteti i shqiptarëve do të vihet në dyshim në këtë pjesë të Jugosllavisë. Nuk keni arsye të druani se mund të bëheni qytetarë të rendit të dytë. Ka kaluar ajo kohë kur ka qenë e mundur kjo pa marrë parasysh se sot ka shumë shovinizëm ndaj kombësisë shqiptare në këtë vend. Por, dorën në zemër, ka edhe mjaftë nacionalizëm e shovinizëm në radhët e kombësisë shqiptare ndaj disa kombeve të vendit tonë.
Këtu jemi në një thes.Nacionalizmi, njëfarë dore, është fati ynë, e socializmi nuk ka mundur t`i zgjidhë disa çështje brenda dyzet vjetëve. Shikoni, kur të jemi anëtarë të LK, do të duhej të ishim të pastër në këtë pikëpamje. Por, ja, shikoni situatën në Kosovë. Një anëtar shqiptar i LK mendon krejt ndryshe nga anëtarët serbë e malazez kur është fjala për çështjen kombëtare në Kosovë dhe në Jugosllavi. Kjo është tragjedia jonë. Për këtë shkak do të rrezikojmë vëllazërimin e bashkimin dhe vizionin e Titos. Forcat socialiste të vendit tonë do të jenë më të fuqishme kur të luftojnë për këtë.

Keine Kommentare: