Samstag, 17. November 2007

NË THELLËSITË E TOKËS U INICUA IDEJA PËR PAJTIMIN E GJAQEVE

Ditën e katërt të grevës minatorët iniciuan kërkesën që në Kosovë të fillojë aksioni mbarëkombëtar për pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave. Në atë kohë në Kosovë ishin të mbyllura më se njëmijë familje për shkak të rrezikut nga hakmarrja. Në kohën kur minatorët luftonin me jetë për realizimin e kërkesave të shqiptarëve, patën fuqi që të mendojnë për eliminimin e hakmarrjes ndër shqiptarët, e cila ishte një prej plagëve më të rënda të trashëguara nga e kaluara e hidhur e robërisë, por edhe e frymëzuar dhe e nxitur nga pushtuesit që donin të krijonin përçarje që popullin tonë sipas kauzës ës njohur të çdo okupuesi ""ndaj e sundo!"
Halit Istrefi ishte ai i cili koordinoi këtë iniciativë të minatorëve, ndërsa Sefedin Istrefi ia komuniko këtë kërkesë opinionit përmes mjeteve të komunikimit. Zëri i minatorëve nga thellësitë e nëntokës hasi në mirëkuptim. Kërkesa e tyre u mbështet nga mbarë populli si e qëlluar dhe shumë shpejt u jetësua nga rinia në krye me plakun e Kosovës, profesor Anton Çetta, akademik Mark Krasniqi, doktor Zekeria Cana, avokat Bajram Kelmendi, prift Dom Lush Gjergji, imami Xhevat Kryeziu, shkrimtari Ramiz Kelmendi e shumë të tjerë.
Iniciativa e pajtimit të gjaqeve e të ngatërresave filloi menjëherë dhe shumë gjaqe u falën në kohën derisa minatorët ende qëndronin në zgafellet e minierës. Këto veprime e ngritën moralin, edhe ashtu të lartë, dhe qëndrimin minatorëve për realizimin e kërkesave të tyre. Ky ishte edhe një kontribut i mbarë popullit tonë nl rezistencën aktive gjithëshqiptare dhe homogjenizimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
(Edhe një shmangie: Në një rast, në kontaktet me minatorët e Shalës, pas grevës, Anton Çetta, i ndjerë pat thënë: "Historia nuk do ta harrojë atë shkëndijë që u ndaz në horizontin e tetë të minierës së "Trepça" në Stari-Tërg për pajtimin e gjaqeve e të ngatërresave ndër shqiptarët!").

Keine Kommentare: