Me rastin e bisedës së zhvilluar në Kryesinë e Kosovës në Prishtinë, kryetari i Kryesisë së ish-Jugosllavisë, Raif Dizdareviq, pat premtuar se kryetarit të Kryesisë së KQ të LKJ, dr. Stipe Shuvarit, do t`ia përcjellë këkesën e minatorëve grevistë të " Trepçës " për ardhjen e tij e të tjerëve në minierën e Stari-Tërgut.
Të premten, më 24 shkurt 1989, ditën e pestë të grevës, më në fund, arriti në minierë dr. Stipe Shuvar, atëbotë kryetar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, i shoqëruar nga Radisha Kaçiq, anëtarë i kësaj Kryesie, Remzi Kolgeci, kryetar e Bajram Selani dhe dr. Minir Dushi anëtarë të Kryesisë së Kosovës, pastaj dr. Jurij Bajec, anëtarë i Kryesisë së Komitetit Qendror të LK të Serbisë, Stojan Stojçevski, sekretar i Lidhjes së Sindikatave të Jugosllavisë, Tomislav Sekuliq, sekretar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, Idriz Idrizoviq, sekretar i Lidhjes së Sindikatave të Kosovës etj.
Biseda u zhvillua në restorantin e punëtorëve të minierës " Trepça " në Stari-Tërg, në praninë e strukturave shoqërore politike të Kombinatit, të Ndërmarrjes, të Komunës së Mitrovicës dhe të Kosovës si dhe të përfaqësuesve të mjeteve të informimit nga mbarë Jugosllavia dhe nga disa shtete të huaja. Biseda filloi në restorant, ngase minatorët refuzuan kontaktin dhe bisedën me dr. Stipe Shuvarin e të tjerët, meqenëse ishin zhgënjyer nga inferioriteti i tij dhe i të tjerëve ndaj udhëheqjes aktuale politike e shtetërore të Serbisë në rrjedhat politike në Kosovë dhe në fushatën e egër antishqiptare të forcave politike dhe të qarqeve nacional-shoviniste serbe. Minatorët ishin të mllefosur ndaj dr. Stipe Shuvarit edhe për shkak të ardhjes së tij me vonesë të madhe në mesin e tyre.
Bisedën e hapi Juliana Gashiq, atëherë kryetare e Konferencës Aksionare të LK të minierës " Trepça ", dhe informoi se minatorët nuk janë të gatshëm të pranojnë të bisedojnë me dr. Shuvarin e të tjerët në minierë dhe se kanë refuzuar edhe që përfaqësuesit e tyre të dalin nga miniera dhe të vijnë në bisedë këtu. Për situatën në minierë dhe rrjedhat e grevës informuan Burhan Kavaja, Aziz Abrashi, Ismail Nimani dhe Juliana Gashiq.
Samstag, 17. November 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen